Welcome To Multia

Test



FEMART 5 / Patrembur

Festivali i Artisteve dhe Aktivisteve

25-31 Maj 2017, Prishtinë dhe Mitrovicë Veriore, Kosovë


Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, organizon për herë të 5-të Festivalin FEMART duke filluar nga data 25-31 Maj 2017 (7 ditë).

FEMART çdo vit angazhon mbi qindra artiste dhe aktiviste nga mbarë bota të cilat shfaqin punën e tyre kreative përmes: Shfaqjeve Teatrale, Filmave (Dokumentar, Filma të Shkurtër dhe të metrazhit të gjatë), Ekspozitave, Performancave, Koncerteve, Ligjëratave, Punëtorive, Paneleve të Diskutimeve dhe Prezantime të ndryshme në formë të artit.

Festivali është një platformë për fillimin dhe paraqitjen e ideve dhe krijimeve që sjellin përpara konceptet feministe dhe zhvillimet e tyre në Kosovë duke u angazhuar për të drejtat e barabarta të grave si dhe për të shërbyer si urë lidhëse për ndërtimin e paqes dhe dialogut në rajon.

Këtë vit do të mbahen mbi 40 aktivitete në Prishtinë dhe në Mitrovicën e Veriut.,

Për më të rejat nga festivali, na ndiqni në ditët në vazhdim në faqen tone në Facebook FemArt dhe Instagram “FemArt05”.

Ky edicion përkrahet nga Donatorët: Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, Kvinna till Kvinna, UNFPA, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ambasada Amerikane në Prishtinë, UNWOMEN, Komuna e Prishtinës, Koalicioni K10, Unë e du Kosovën, Ipko Foundation.

Sponzorët Medial: Kultplus, Klan Kosova, RTK, Telegrafi, Kosovalive.

Partnerët Institucional: Teatri Oda, Qendra Informative dhe kulturore e BE (EUICC), Teatri Dodona, PEN, Galeria Monet dhe JCoders Academy.

Ju mirëpresim me një javë e mbushur me art, aktivizëm dhe miqësi.

7

Ditë

11

Vende

100+

Artiste dhe Aktiviste

Programi


25 Maj 2017
20:00 - 20:15
Hapja e Festivalit
Vendi: Teatri ODA
Venue:

20:15 - 20:30
Performancë Stand Up, PREMIERË,
Agnesa Qerimi, Kosovë
Vendi: Teatri ODA
Venue:

20:30 - 20:45
Dans Teatër - PLAS
Rreze Qerreti, Kosovë
Vendi: Teatri ODA
Venue:

20:45 - 21:00
Film - HESHTJA
Farnoosh Samadi dhe Ali Asgari, Iran
Vendi: Teatri ODA
Venue:

21:00 - 22:00
DJ Jehonë, Kosovë
- Vendi: Teatri ODA
Venue:

26 Maj 2017
9:30 - 12:30
PUNËTORI: Shendeti Riprodhues dhe Seksual i vajzave dhe grave
Ana Rizescu, YOUACT
Vendi: Teatri ODA
Venue:

13:00 – 14:30
Takim me Poete - Qibrije Demiri - Frangu
Moderatore: Naime Beqiraj, Interpretuese: Melihate Qena dhe Anisa Ismaili
Vendi: Monet Arts & Books Gallery
Venue:

16:00 – 17:00
DOKU:TECH - Arti si inspirim për Teknologjinë
Abetare Gojani dhe Leart Zogjani
Venue:

17:30 – 19:30
FERDONIJE - Film Dokumentar dhe Panel
Paneliste: Ferdonie Qerkezi, Eli Krasniqi, Gazmend Bajri dhe Shkurta Dauti
Moderatore: Besa Luci
Vendi: Teatri DODONA
Venue:

20:00 – 20:40
Performancë Teatrore - ZARET
Aktore dhe Regjisore: Camilla Sandri, Samuel Nicola Fuscà, Itali
Vendi: Teatri ODA
Venue:

21:30 – 22:30
Koncert, The Lovers, Kosovë
Vendi: Teatri ODA
Venue:


Venue:

27 Maj 2017
9:30 – 12:30
PUNËTORI - DIY - Programim dhe elektronikë
JCODERS ACADEMY
Vendi: Zyret e JCODERS Academy rr.Enver Maloku nr.28, Prishtinë
Venue:

13:00 – 14:30
Panel Diskutimi - FEMINISTE FANTASTIKE - Vajzat promotore të paqes
Paneliste: Jelena Memet, Jetbardha Selmani, Anita Dragosavac, Liridona Osmanaj, Minja Marđonović, Fjolla Vukshinaj, Kosovë/Serbi
Moderatore: Sara Šaljič, Bosne dhe Hercegovinë
EKSPOZITË FOTOGRAFIKE - FEMËRZIM - Ivana Dervishi, Shqipëri
Vendi: EUICC (Qendra kulturore dhe Informative e BE)
Venue:

18:00 – 19:00
Ekspozitë PREMIERË TERMOKISS - DETAJET EKZISTOJNË; KUJTIMET, NDRIÇIMI I KUJTIMEVE; MUZGU EKZISTON; PAPAVER SOMNIFERUM EKZISTON; NJEJTËSIMI, VETMIA EKZISTON; DHE E ARDHMJA, E ARDHMJA?
Artiste: Sihana Shalaj Kuratore: Njomza Dragusha
Vendi: Bunkeri te Fontana, Soliterat e vjetër, Prishtinë
Venue:

19:00 – 19:45
Koncert - TRIODESOPRANO
Alberta Troni, Erëmira Çitaku, Jeta Çitaku
Vendi: Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë
Venue:

20:00 – 21:15
Shfaqja teatrore
Regjia: Ksenija Krnajski Aktore: Branka Stojković, Olivera Viktorović Đurašković, Maja Mitić, Tijana Janković, Bojana Đurašković
Vendi: Teatri ODA
Venue:

21:30 - 22:30
Koncert: Unë jam Dritë
Elsa Rraqi, Kosovë
Venue:

28 Maj 2017
9:30 - 12:30
PUNËTORI: Shkrimi Kreativ
Ervina Halili dhe Shpetim Selmani, Kosovë.
Vendi: Hotel Sirius
Venue:

13:00 – 15:00
Panel diskutimi dhe Ekspozitë - Storie nga Ballkani- Sfidat e komunitetit LGBTQI në rajon
Panelistë: Bekim Asani, Maqedoni, Blert Morina, Kosovë, Xheni Karaj, Vasilika Laci, Shqipëri, Stefan Bugdanov, Bullgari Moderatore: Zana Hoxha Krasniqi
FILM - Transindia – Regjia: Meera Darji – Indi - 30 min
Venue:

16:00 – 17:00
JOGA, DASHNI DHE MEDITIM
Instruktore: Suada Pajaziti
Vendi: Parku i gërmisë
Venue:

18:00 – 18:40
Teatër në rrugë - E PA TREMBUR
Koncepti dhe performues: Camilla Sandri, Samuel Nicola Fuscà, Itali
Vendi: Sheshi Nënë Tereza (para MKRS)
Venue:

9:30 - 12:30
Shfaqja
Regjisore: Valbona Xibri, Itali
Aktore: Maryna Ivashchenko, Ukrainë
Vendi: Teatri ODA
Venue:

21:30 - 21:45
PREMIERË Slam Poezi - NUK TUTNA MA!
Adelina Tërshani, Kosovë
Vendi: Teatri ODA
Venue:

29 Maj 2017
9:30 - 12:30
PUNËTORI: Forum Teatri si mjet për ndryshim social
Driada Matoshi dhe Lulzim Bucolli, Kosovë
Vendi: Teatri ODA
Venue:

13:00 - 14:30
Panel Diskutimi - Roli i Avokatit të popullit në avancimin e të drejtave të Gravë në Kosovë
Paneliste: Hilmi Jashari, Ariana Qosaj - Mustafa , Donjeta Kelmendi, Leonora Selmani
Moderatore: Adelina Berisha
Vendi: Teatri ODA
Venue:

17:00
Panel - MODELET E FEMINIZMIT
Paneliste: Delina Fico dhe Shukrije Gashi
Moderatore: Igballe Rogova
Vendi: Teatri ODA
Venue:

18:00 - 20:30
Filma artistik
Pse kërcej - Regjisore: Melanie Zoey Weinstein, SH.B.A - 7’min.
Vëzhguesi – Regjisore: Noa Gusakov, Jerusalem – 18’ min.
Hux – Regjisore: Mageina Tova, Angli - 12’ min.
Nëna e mirë – Regjisore: Sarah Clift, Angli – 5 min.
Oh, ji e gëzuar – Regjisore: Susan Jacobson, Angli – 14 min.
Duke humbur bregun nga sytë, Regjisore: Sara Moshman, SH.B.A
Vendi: Teatri DODONA
Venue:

22:00 - 22:45
Performancë Teatrore PREMIERË
Aktore: Rita Thaqi, Margarita Ukaj, Elmedina Jashari, dhe Vjosa Fusha
Koncepti: Klementina Jashari, Kosovë
Vendi: Teatri ODA
Venue:

30 Maj 2017
9:30 - 12:40
PUNËTORI: Integrimi i perspektives gjinore në Kulturë dhe Art
Mimoza Paçuku dhe Erblin Ajdini, PEN, Kosovë
Vendi: EUICC (Qendra Informative dhe kulturore e BE)
Venue:

13:00 - 14:30
Panel Diskutimi - Gratë që e bëjnë dallimin në sport
Geta Beqa, Daulina Osmani, Vlona Maloku, Zërina Shatri, Shehrije Gërbeshi
Moderatore: Alisa Hasani
Vendi: EUICC (Qendra kulturore dhe Informative e BE)
Venue:

17:00 - 18:00
Tribunë për POLITIKAT GJINORE NË UP
Paneliste: Vjollca Krasniqi
Besa Shahini, Nita Luci, Jeta Berisha
Moderatore: Venera Čočaj
Vendi: Teatri ODA
Venue:

18:00 - 20:00
Filma artistik
Vajza Evans - Regjisore: Val Jashari, Amerikë - 13 min
Mëngë këmishe – Regjisore: Suela Bako, Shqipëri - 14 min
ANA- Regjisore: Ajola Daja – Shqipëri - 26 min
Fijet – Regjisore: Donjeta Hyseni – Kosovë: 6 min
Një, dy, monologje – Regjisore: Blerina Goce/ Shqipëri- 6 min
Evropa, sa afer, sa larg – Regjisore: Gerta Kapllani - Shqipëri - 2 min
Lulja e ngjyrave të mia – Regjisore: Karen Vazquez Guadarrama, Belgjikë - 23 min
Seide – Regjisore: Elnura Osmonalieva – Kyrgyzstan/New York - 13 min.
BellaDonna – Regjisore: Dubravka Turić, Kroaci - 15 min
Vendi: Teatri DODONA
Venue:

20:00 - 20:40
Vjollca Robelli - Mripa - Koncert Live
Producent: Aram Zarikian, Pianist: Danny Rico, Britani e madhe
Vendi: Teatri ODA
Venue:

21:00 - 22:00
Performancë teatrore: Gypsy Wheels
Regjia: Kalin Angelov, Performues: Nataliya Tzekova, Martin Lubenov, Bullgari
Vendi: Teatri ODA
Venue:

31 Maj 2017
9:30 - 12:40
PUNËTORI: Adresimi i dhunës në baza gjinore
Valdete Idrizi
Vendi: Teatri ODA
Venue:

13:00 - 14:30
Panel diskutimi - Çfarë sjellë marrëveshja e stabilizim asociimit për gratë në Kosovë?
Paneliste: Anila Statovci - Demaj MEI, Flora Macula - UNWOMEN, Jeta Krasniqi - KDI, Nora Latifi Jashari - GAP, Donika Emini - KCSS
Moderatore: Iliriana Banjska - RRGGK
Vendi: EUICC (Qendra kulturore dhe Informative e BE)
Venue:

20:00 - 21:00
Mysafire Speciale Koncert -Farah Siraj - JAZZ Spiritual me motive Flamenko dhe Arabe
- Instrumentist: Agron Peni dhe Xhemil Gjini
Vendi: Teatri ODA
Venue:

21:00 - 21:30
MBYLLJA E FESTIVALIT
Venue:

Pjesëmarrësit


  • Farah Siraj

    Suada Pajaziti

    Ana Rizescu

  • Ariana Qosaj – Mustafa

    Stefan Bogdanov

    Rreze Qerreti

  • Alberta Troni

    Eli Krasniqi

    Driada Matoshi

  • Erëmira Çitaku

    Jeta Çitaku

    Blerina Goce

  • Vjollca Robelli – Mripa

    Agnesa Qerimi

    Ardiana Shala

  • Valdete Idrizi

    Venera Çoçaj

    Mirishahe Syla

  • Leart Zogjani

    Gazmend Bajri

    Flora Macula

  • Anila Statovci – Demaj

    Adelina Berisha

    Abetare Gojani

  • Ksenija Krnajski

    Sara Šaljić

    Karen Vázquez Guadarrama

  • Mageina Tovah

    Delina Fico

    Sarah Clift

  • Melihate Qena

    DJ Jehonë

    Dubravka Turić

  • Minja Mardjonovic

    Sarah Moshman

    Noa Gusakov

  • Susan Jacobson

    Elnura Osmonalieva

    Donjeta Hyseni

  • Meera Darji

    Ali Asgari

    Farnoosh Samadi

  • Lulzim Bucolli

    Donika Emini

    Samuel Nicola Fuscà

  • Elsa Rraqi

    Camilla Sandri

    Jeta Krasniqi

  • Anita Dragosavac

    Daniel Rico

    Stefana Stanenković

  • Vlona Maloku

    Margarita Ukaj

    Nora Latifi-Jashari

  • Erblin Ajdini

    Alisa Hasani

    Bekim Asani

  • Shpëtim Selmani

    Sihana Shalaj

    Njomza Dragusha

  • Jelena Memet

    Anisa Ismaili

    The Lovers

  • Ivana Dervishi

    Adelina Tërshani

Farah Siraj
E ftuara speciale e festivalit është e emëruar si ambasadorja muzikore e Jordanit, virtuozja Farah Siraj, balancon një karrierë që përfshinë Shtetet e bashkuara, Evropën, dhe Lindjen e Mesme. Farah ka performuar në disa nga skenat më prestigjioze të botës, duke përfshirë Kombet e Bashkuara, sallën e cmimit Nobel, Forumin Botëror Ekonomik, Qendrën John F. Kennedy në Ëashington DC, qendrën Lincoln në Neë York, Studion MTV Coke, emisionin televiziv Good Morning Live në SH.B.A, MBC TV në lindjen e mesme dhe në cmimet Antena de Oro në Spanjë. Farah gjithashtu ka performuar për mbretin Abdullah II dhe mbretëreshën Rania të Jordanit, mbretin Juan Carlos të Spanjës, lartësinë e ti Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, dhe sekretar-gjeneralin e Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon. Për më tepër, Farah përfaqëson Jordanin çdo vit në ditën botërore të paqës të Kombeve të Bashkuara. Deri më tani, Farah ka përhapur mesazhin e saj të paqës përmes muzikës në Lindjen e Mesme, Evropë, Indi, Amerikën Jugore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2011, ajo shfaqi albumin e saj të quajtur NOMAD. Në NOMAD, Farah performon kompozime origjinale, duke bashkuar ndikimet e muzikës së Lindjes së Mesme, flamenkos, muzikës xhaz, bossa dhe pop. Tekstet janë në gjuhët Arabe, Spanjolle dhe Angleze. Inçizimet u kryen në Lindjen e Mesme, Spanjë dhe SH.B.A, së bashku me më shumë se 30 artistë dhe artiste me famë internacionale, nga 5 kontinente të ndryshme. Në vitin 2012, pas suksesit të NOMAD, Farah paraqiti albumin e saj të ri, me emër The Arabian Jazz Project, me kompozime origjinale dhe tradicionale të Lindjes së Mesme, me një kontekst xhazi. Për shkak të sukesit të Arabian Jazz Project, Farah u zgjodh si një nga “Summer Stars of Jazz” dhe u emërua “Norah Jones of the Middle East” nga New York Time Out.
Suada Pajaziti

​​

Suada Pajaziti është kshilltare e pasionuar e Nutricizmit Holistic. Ajo ka studiuar Nutricizmin Holistik në New York ne "Institute for Integrative Nutrition" . Nutricizmi holistik perfshin shendetin mendor,fizik dhe ate shpirteror. "Menyra e shendetshme te te ushqyerit nuk mjafton  te jetojme nje jete te lumtur dhe te shendetshme.Aktivieti fizik,mardheniet sociale,spiritualiteti dhe kariera, jane 4 elemente  te cilat jane lende djegese per te ndezur dhe mirmbajt nje jete te shendoshe dhe te lumtur" thot Suada. Ajo gjithashtu eshte mesuese Internacionale e regjistruar e Yoga-s. Gjatë 10 viteve të fundit ajo ka studiuar mënyra te ndryshme per mirqenien e njeriut. Kjo edhe  e  ka sjellë ate  në Indonezi dhe më vonë Indi për të studiuar Yoga. Atje, në vendbanimin e Dalai Lamës, ajo përfundoi suksesshem Trajnimin 200-orësh ne multi-style Yoga ku edhe e ka kuptuar me thellesisht  filozofine mbi Yoga. Ajo me pastaj u specializua ne stilin  Ashtanga 200 orësh, ne Goa nga Master Namito nxenes i B.S Iyengar. Seancat e saj interaktive janë kombinim i metodes moderne te fituar nga USA dhe asaj tradicionale te fituar ne Indi,te cilat ajo aktualisht i praktikon ne studion e saj SuadaYoga ne Prishtine. Ajo dizajnon ndergjegjshem seancat e saj, për t'i rilidhur klientët me deshirat e tyre autentike. Duke ju ndihmuar atyre te marrin masa te cilat jane ne perputhshmeri me qellimin  jetsor,dhe duke qene inspirimi vet!

Ana Rizescu
Ana Rizescu është koordinatorja e YouACT, Rrjeti i të Rinjëve Europian për të drejtat Seksuale dhe Riprodhuese. Ajo në bagazhin e saj mban më shumë se 10 vjet vullnetarizëm dhe punë të fokusuar në pjesëmarrjen e të rinjëve, shëndetin dhe të drejtat. Ana fitoi eksperiencë të konsiderueshme në fushën rinore gjersa punoi si Këshilltare e të Rinjëve për UNFPA-në, Zyrja Regjionale e Europës Lindore dhe Azisë Qëndrore, si Koordinatore Ndërkombëtare e Y-PEER, YPEN, si Partnere Ndërkombëtare në Institutin e Edukimit dhe Hulumtimit Bashkëkohorë në Bullgari, Pika Fokale e të Rinjëve për Y-PEER dhe Edukatore Bashkëkohore në Fondacionin “Youth for Youth” në Rumani. Ana ka një bachelor në Komunikime dhe Marrëdhënie Publike në Universitetin e Shkencave Politike dhe Menaxhmentit në Bukuresht dhe një Master në Zhvillim, Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ndihma Humanitare.
Ariana Qosaj – Mustafa
Ariana Qosaj-Mustafa është drejtore e programit dhe hulumtuese e lartë  në Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave – KIPRED. Ajo ka fituar titullin MSc në Studimet Gjinore, Zhvillimin dhe Globalizimin nga universiteti London School of Economics and Political Science-UK, si dhe studimet Bachelor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht, ajo është kandidate për doktoratë në Fakultetin Juridik "Iustinianus Primus", në Universitetin Shtetëror të Shkupit, Maqedoni.
Stefan Bogdanov
Stefan Bogdanov from Bulgaria is a 23-years-old activist and coordinator of the Y-PEER Network, which functions in 50 countries around the world. He has been active in the field of HIV prevention and youth involvement since 2009 and has implemented and led different projects in Bulgaria. LGBTQI+ rights are his dearest personal cause, as he himself is a member of the community. During his work trips he has seen first-hand the effects of discriminative policies, which inspires him even more to speak openly and encourage others to do so as well.
Rreze Qerreti
Rreze Qerreti vjen nga Kosova, ndërsa ka mbaruar studimet bachelor dhe master në universitetin e Arteve, dega e Koreografisë në Tiranë. Për më shumë se 10 vite ajo ka performuar si balerinë në qindra performanca artistike në Kosovë dhe jashtë saj duke e bërë atë mjaftë profesionale në krijimtarinë e saj
Alberta Troni
Që nga mosha gjashtë vjeçare filloi tëmerr mësimet e para në piano. Përfundoi studimet e rregullta dhe Pas-Diplomike pranëFakultetit të Arteve – Dega e Muzikës nëPrishtinë, në klasën e Prof.Lejla Pula. Që nga viti 1998 ligjeron në Fakultetin e Arteve -Dega e Muzikësnë UP, duke filluar me thirrjen Asistent dhe duke u avansuar në thirrjen Profesor i Asocuar në lëndën Piano.
Eli Krasniqi
Eli Krasniqi është antropologe, shkrimtare dhe aktiviste feministe. Krasniqi mbaroj studimet master në degën e sociologjisë në New York. Ajo është kandidate për doktoraturë në Historinë Juglindore dhe antropologji në universitetin Graz, Austri. Për më shumë se 15 vite ka punuar në sektorin e OJQ-ve në Kosovë, ku ka konceptuar, zhvilluar dhe drejtuar projekte më shumë to fokusuara në çështje gjinore. Është themeluese dhe drejtoreshë e Alter Habitus - një institucion për studime shoqërore dhe kulturore në Prishtinë.
Driada Matoshi
Ka mbaruar fakultetin e gazetarise dhe te arteve, dega e aktrimit.  Luan ne teater, film dhe TV.  Ka natyre shume kerkuese dhe ne vazhdimesi sfidon dhe ekploron fusha te ndryshme tee nderlidhura me gazetarine, shkrimin dhe artin dramatik.  Ka luajtur dhe ka realizuar nje mori projektesh teatrore e filmike, TV seriale, TV reklama dhe emisione radio televizive.  Se fundmi ka botuar edhe opinione/editoriale per dukuri, fenomene dhe inovacione sociale. Driada gjithashtu i dedikohet shume edhe punes  se saj vullnetare ne realizimin e fushatave dhe organizimin e ngjarjeve sensibilizuese per mbrojtjen e te drejtave te kafsheve.
Erëmira Çitaku
Erëmira Çitaku është flautiste klasike, improvizuse, konceptuese & organizatore e ngjarjeve, gjithmonë e hapur për ide të reja, eksperimente dhe bashkëpunime me artistë të të gjitha zhanreve. Diplomoi në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, ku ajo tani edhe punon. Ajo përfundoi studimet e doktoraturës në Universitetin NewBulgaria në vitin 2014. Ajo po ashtu punoi në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në kompozimin e muzikës së shfaqjes teatrale “Fausti”, ku ajo performoi muzikë kreative-interaktive duke krijuar dialogje me aktorët. Në mars të vitit 2002 ajo fitoi një bursë për studime kërkimore në “Conservatoire de Musique de Genève” ku ajo performoi në një numër të konsiderueshëm koncertesh me Orkestrën e Konsvervatoriumit.. Ajo vazhdoi studimet në Francë në “Ecole Normale de Musique de Paris Alfred Cortot” dhe u rendit në vendin e tretë në garën ndërkombëtare të flautit “Concours de flûte Roger Bourdin”. Për studimet e saja më të larta ajo fitoi bursën e plotë nga Qeveria Franceze dhe Ministria e Edukimit në Prishtinë. Gjatë vitit 2006 ajo gjithashtu u shpërblye me çmimin special për performim të muzikës francize në garën ndërkombëtare të flutes “Muzika dhe Bota” në Sofi. Erëmira Erëmira performoj në shumë koncerte dhe festival në Kosovë, Shqipëri, SHBA, Francë, Angli, Norvegji, Itali, Zvicër, Bullgari, Turqi, etj. Ajo është organizatore e festivaleve të flutes në Kosovë që nga viti 2002She is organizer of international flute festivals from 2002, in Kosova. www.new-spirit.org. Me librin e saj i cili u publikua në multimedia “Shoshë” ajo ka mbajtur shumë video performanca live prej vitit 2010 e deri tani.
Jeta Çitaku
Jeta Citaku diplomoj në Fakultetin e Muzikës, në Universitetin e Prishtinës, dega solo këndim, nën mbikqyrjen e Prof. Merita Juniku, me të cilën ka bashkpunuar që nga mosha 16 vjeçare. Ajo gjithashtu mbaroj studimet Master nën mbikqyrjen e Prof. Merita Juniku, në rolin e Violeta nga La Traviata. Ajo ndoqi studimet master së bashku me emra të famshëm të Operës, si: Nina Mula, Josif Gjipali, Vito Brunetti, Ivan Konzulov, dhe Barbara Wittelsberger. Në garën ndërkombëtare ARS Kosova të vitit 2005, ajo ishte fituese e vendit të parë. Në vitin 2006 ajo kishte një concert Opera me dirigjentin e famshëm Simon Deshpali, ku performoj shumë nga operat më të famshme. Në vitin 2008, në natën e Verdit, ajo mbajti një performance solo ku performoj Aria nga operat: Un Ballo in Maschera, Nabucco, La Traviata, Rigoletto. Si interpretuese solo ajo ka mbajtur performance me Orkestrën Filharmonike të Kosovës dhe kishte paraqitje të ndryshme në festivale lokale të famshme si Fryma e re dhe DAM. Ajo doli solo me orkestrën Rexho Mulliqi në vitet 2011 dhe 2012 në Paris në teatrin e famshëm La Palace, dhe në Prishtinë. Në vitin 2014 ajo u ftua si mysafire në koncertin e klasës për master të Ivan Konzullov, me të cilin kishte bashkpunuar për 1 vit në Zyrih. Tani për tani ajo bashkpunon në Strasbourg, Francë, me pianistën e Strasbourg Opera znj. Irene Cordelia Huberti. Gjithashtu punon me mezzo soprano Judith Gauthier. Ajo është anëtare e grupit të sapo krijuar TRIO, ku ajo është Soprano së bashku me Ermira Çitaku – Flautë dhe Alberta Troni - Piano
Blerina Goce
Born and raised in Albania, Blerina Goce studied journalism and holds a Master’s Degree in Literary Studies from Center of Albanological Studies in Tirana. For past 10 years Blerina have been working as a journalist in most major dailies and magazines, covering arts and culture and writing reviews in film books as well as other cultural events. Blerina attended a series Film workshops on writing and directing. Blerina shot several documentary films that received multiple awards The short documentary “One, Two, Monologues…” is produced as part of Soros Foundation project on housing conditions where is awarded the first price. The film has awarded “The Most Original Story” in International Mobile Film Festival in Skopje, Macedonia.
Vjollca Robelli – Mripa
Vjollca Robelli Mripa është një këngëtare/tekstshkruese nga Kosovo që jeton dhe punon në Londër. Muzika e saj inspirohet nga trashëgimia Shqiptare, duke e përzier atë me jazz inovativ. Robelli – Mripa në vitin 2002 lansoj këngën e saj “Ajo” e cila i ndihmoj të rritet në famë duke u bërë kënga më e ndëgjuar në radio dhe televizion në Kosovë dhe Shqipëri. Kënga “Ajo” u bë hit në Top Albania Radio dhe fitoj çmimin e Videofest video rock më e mire e vitit 2002; fitoj vendin e dytë në koncertin BBC top of the Pops, Prishtina. Në po atë vit Robelli – Mripa u bë ambasadorja e muzikës rinore në Prishtinë. Në të njejtën kohë, kariera e saj si prezentuese televizive nga vitet 2002/2004 I ndihmoj në vetbesim për sa I përket skenës muzikore. Ajo punoj në disa shfaqje live të ndryshme në KTV (Koha Vision Television) për disa vjet derisa u zhvendos në Londër ku i kreu studimet vokale dhe më vonë kreu Menaxhimin Muzikor dhe Medial. Në bashkpunimin e saj më të vonë me dy muzikantë nga Londra, zëri I saj inspiron kurajo dhe emocion me një nxehetësi dhe vokale që përzihen me melodi tradicionale, gjë që bën gjakun e ndegjuesit të trazohet. Kjo përzierje e melodive na mbanë në ajër, por në mes të shtresave së shumëfishta, ekziston një in familjaritet I lindur nga pasioni dhe dashuria. Ajo pret me shumë dëshirë premierën e saj botërore në festivalin Femart, pasi që po kthehet nga një pushim që zgjati 1 dekadë.  Në mes të këngëve që ajo do performoj do jenë edhe dy këngë të reja, “Burrnesha” dhe “Zare.”
Agnesa Qerimi
Agnesa Qerimi është menaxhere e programit në Kosovar Youth Council-KYC tash e 5 vite. Ajo në këtë organizatë ka udhëhequr projekte të mëdha me qëllim ngritjen e cilësisë së arsimit në vend dhe aktivizimin e nxënësve karshi ngritjes së kërkesës për plotësim të nevojave dhe interesave të tyre. Agnesa, gjithashtu është anëtare e grupit punues për shkolla profesionale në OBESSU- Organizing Bureau of European School Student Unions. Ndër të tjera, ajo është studente në vitin e fundit në fakultetin Juridik- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina. Agnesa shquhet për aktivizëm filluar qysh në moshë të hershme duke besuar në barazi dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Ajo mendon që edukimi i gjeneratave të reja është forma më e mirë avokuese dhe zhvilluese për vendin.
Ardiana Shala
Ardiana Shala është psikologe, publiciste/shkrimtare dhe aktiviste feministe. Në vitin 2012 ka diplomuar në psikologji pranë „Freie Universität“ të Berlinit (FU Berlin). Pas diplomimit ajo u kthye në Kosovë ku gjatë viteve ka punuar kryesisht për organizata jo-qeveritare si këshilltare për edukim bazik dhe parashkollor dhe si koordinatore për ndërtimin e paqes përmes edukimit në fëmijëri të hershme dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ajo ka mbaruar trajnimin avancues tre vjeçar në psikoterapi kognitive-biheviorale në kuadër të “Kosova Health Foundation” dhe “Shoqatës Izraelite të Terapisë Kognitive Behaviorale”. Aktivizmi i saj civil përfshinë edhe publikimet e disa shkrime rreth temave të ndryshme shoqërore kryesisht në bllogun „S’bunker“. Shkrimet e saj letrare janë botuar në disa antologji të ndryshme në rajon dhe Evropë. Së fundmi është botuar në antologjinë e poezisë bashkëkohore shqiptare “A dangerous method”, (shtëpia botuese Albas, Tiranë, 2015). Tani punon si psikologe/psikoterapiste me të rinjë dhe persona me aftësi të kufizuara dhe është e angazhume në sektorin e organizatave jo-qeveritare me fokus në barazinë gjinore; cilësinë e edukimit shkollor dhe të drejtave të njeriut.
Valdete Idrizi
Valdete Idrizi, është një aktiviste e paqes, e lindur dhe e rritur në Mitrovicë, Kosovë. Valdetja ka filluar si aktiviste në moshë të re, fillimisht me teatër alternativ në Mitrovicë, në vitet '90-ta, dhe pas luftës në Kosovë në vitin 1999. Valdetja është një nga themelueset e organizatës lokale multietnike, Community Building Mitrovica (CBM), e njohur jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkan. Valdetja, si aktiviste dhe feministe e devotshme, arrin që krahas punës së saj, të kontribuoj në mënyrë vullnetare në shumë nisma e organizata. Që nga viti 2009, ajo vazhdon të jetë koordinatore e Forumit të Mitrovicës, një platformë për dialog dhe bashkëpunim mes dy anëve të qytetit të ndarë etnikisht. Idrizi ka një të kaluar shumë të pasur profesionale, duke përfshirë edhe studimet në Gjeologji, studime master në menaxhimin e konflikteve dhe një angazhim shumë aktiv në teatër alternativ në qytetin e saj për gati 20 vjet.
Venera Çoçaj
Venera Çoçaj aktualisht është Udhëheqësja e Kërkimeve në ORCA, një organizatë e cila për parim ka integritetin akademik përbrenda Universitetit të Prishtinës. Viteve të kaluara ajo punoi si Koordinatore e Programit për të Drejtat e Njeriut në YIHR-KS. Fokuset kryesore të interesave të saj janë: Studimet gjinore dhe feministe, lëvizjet e të Drejtave të Njeriut & Shoqërore dhe Studimet e kujtesës.
Mirishahe Syla
Mirishahe Syla lindi ne vitin 1993, perfundoi studimet bachelor ne Prishtine ne Shkencen Politike. Ajo eshte pjese aktive e shoqerise civile ne forma te ndryshme prej shume vitesh tashme.  Duke perfshire aktivitete te si organizim protestash, aktivitete me te rinje, pune vullnetare ne shume organizata si dhe organizim te eventeve edukative per te rinje. Nga Shkenca Politike i lindi interesimi per studimet gjinore, te cilat i vijon tani ne University of Northern Iowa ne Shtetet e Bashkuara. Ajo eshte e perkushtuar ne parandalimin dhe eliminimin e dhunes ne baza gjinore ne vendin tone, si dhe perhapjen e idologjise feministe ne mesin e te gjitha gjinive dhe grupmoshave. Ne kete edicion te FemArt ajo do te percjelle aktivitetet e festivalit duke reflektuar nga nje perspective gjinore.
Leart Zogjani
Themelues dhe Drejtor Artistik në Kokrra dhe assistent-profesor në Universitetin e Prishtinës, ai ka përfunduar magjistraturën në dizajn grafik në Universitetin e Prishtinës, poashtu duke vazhduar studimet në Ecole Nationale Superieure des Beaux Arts – Paris and Animation Mentor – California.
Gazmend Bajri
Kameraman dhe editor me eksperiencë të konsiderueshme të cilën e ka fituar nga puna dhe angazhimi në një numër te konsiderueshëm projektesh të Virtual Studio, në të cilën ishte poashtu bashkëthemelues! Gazmendi tregoi poashtu origjinalitet, kreativitet dhe aftësi për gjetjen e zgjedhjeve praktike në kombinimin e grafikës kompjutorike dhe imazheve filmike të cilat i aplikoi në shumë projekte dhe fushata multimediale  Në vitin 2007, bashkë me Arben Myftarin, multimedia dizajner që vepron në Vienë, e themelon kompaninë e re të titulluar 3VStudio, ku përpos punës së tij si kameraman e editor u shqua edhe për talentin e tij menaxherial dhe si producent i përpiktë e produktiv. Aktiviteti dhe bahkëpunimi i tij përfshin artistë dhe krijues si: Alan Adelsson, regjisor nga New Yorku (“two villages” dokumentar prodhuar nga ARTE), asistent i parë kamere per kameramanin e njohur botëror Marek Septimus Wieser (“Ønskebørn”, dokumentar i regjisores së njohur daneze: Birgitte Stærmose), kameraman e editor në projektin filmik të regjisores së re kosovare - Shota Bukoshi (“two love stories” dokumentar, i shpërblyer në Vienna Documentary Festival dhe i nominuar në Zagreb film festival, Melbourne film festival, etj); kamerën e editimin për regjisorin shqiptar që jeton e vepron në SHBA - Ramazan Ajdini, (“child labour in Kosovo” dokumentar), dhe shumë video artistë për të cilët realizoi, asistoi dhe video instalacionet dhe punimet e tyre.
Flora Macula
Flora Macula punon si Oficere në Krye, në zyret të UN Ëomen Kosovë dhe si një UNSCR 1325 Këshilltare e Programit Regjional të Paqes dhe Qeverisjes. Ajo ka punuar për zyren e projekteve të UNIFEM/ UN Ëomen Kosova që nga viti 2000. Znj. Macula ka mbështetur përpjekjet e grave në institucionalizimin e mekanizmave Gjinorë përbrenda institucioneve qeveritare, dhe zhvillimin e Planeve Zhvillimor Kombëtar për Barazi Gjinore dhe Ligjet për Barazi Gjinore në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi.
Anila Statovci – Demaj
Ajo lindi në Prishtinë, ku edhe vazhdoi edukimin e saj deri në përfundim të studimeve në Fakultetin Ekonomik të Universiteti të Prishtinës. Pas diplomimit, ajo punoi për një periudhë kohore si profesor-asistente në po atë fakultet, deri kur shkoj në Vienë për të vazhduar studimet e doktorraturës në Universitetin e Ekonomise dhe Biznes-Menaxhment. Në vitin 2003 ajo u çertifikua si auditore e brendshme në Institutin Amerikan të Auditimit të Brendshëm.
Adelina Berisha
Adelina Berisha është aktiviste feministe. Që nga viti 2007 është pjesë e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK). Deri më tani, është angazhuar në qështjet që trajtojnë barazinë gjinore, me fokus në dhunën me baza gjinore.  Gjatë punës së saj, ajo ka kontribuar si ndihmës hulumtuese, hulumtuese, autore dhe koordinatore e disa hulumtimeve të rëndësishme. Në vitin 2007 dhe 2008, ajo asistoi në hulumtimet: 1. Hulumtim kërkimor mbi nivelin e Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë dhe ndikimin e tij në Shëndetin Riprodhues të Grave; si dhe 2. Siguria fillon në Shtëpi - Hulumtim për hartimin e strategjisë së parë nacionale dhe të planit të veprimit kundër dhunës në familje. Në vitin 2008, me kërkesë të NDI ajo realizoi hulumtimin “Gratë kandidate në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2007”. Ajo është bashkë-autore e raporteve hulumtuese: 1. Mjaft më me arsyetime - Një analizë e qëndrimeve, incidencës dhe përgjigjes institucionale ndaj dhunës në familje në Kosovë; 2. Ngacmimi Seksual në Kosovë; 3. Kush kujdeset? Kërkesat, ofertat dhe opsionet për rritjen e mundësive të kujdesit të fëmijëve në Kosovë. Momentalisht ajo është koordinatore për avokim në RrGGK.
Abetare Gojani
Abetare-ja është përgjegjëse në mbështetjen e suksesit të përgjithshëm të programeve të Fondacionit në bashkëpunim me stafin. Ajo menaxhon programet e përgjithshme të Fondacionit që përfshijnë strategjitë dhe aktivitete e programit, operacionet mbikqyrëse ditore, menaxhimi i buxhetit, zgjidhja e problemeve, monitorimi dhe vlerësimi, raportimi dhe kontribimi në vizionin e organizatës. Ajo i’u bashkua Fondacionit të IPKO-s në nëntor të vitit 2010 dhe ishte pjesë e storieve të suksesit të të gjitha aktiviteteve të Fondacionit që nga ajo kohë. Ajo diplomoi në A.U.K që është në partneritet me Institutin e Teknologjisë së Rochesterit në fushën e Biznes & Menaxhment dhe Politika Publike dhe ka përfunduar me sukses trajnimin TOP Manager organizuar nga CEED.
Ksenija Krnajski
Drejtoresha e Teatrit nga Novi Sad, jeton në Beograd. Për shumë vite ajo ka qenë bashkëpunëtore e Projektit NADA që ka të bëjë me avancimin dhe promovimin e dramaturgjisë bashkëkohore. Ajo vazhdon atë punë, krahas drejtimit të autorëve bashkëkohorë, si anëtare e redaksisë së revistës më të madhe teatrore serbe, Scena (2004-2008), si dhe duke zbuluar talente të reja si anëtare e jurisë për çmimin BorislavMihailovicMihiz për shkrim dramatikë (dramaturg) . Çmimet e Ksenija-s: Drejtori më i mirë në FESTIC, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit për Fëmijët, për Peach Leaf Remedy (Beograd, 2007 dhe çmimin e publikut për Omnibus Opera në Festivalin Armel (Budapest, Hungari, 2016.)
Sara Šaljić
Sara Šaljić fillimisht vjen nga një qytet i shumë i vogël - Tutin, i cili ndodhet në pjesën jug perëndimore të Serbisë. Ajo u transferua në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku mori diplomë në Bachelor dhe Master në Psikologji. Përveç kësaj, Sara është e përfshirë në lëvizjen feministe që nga mosha 14 vjeçare dhe kjo është ende drejtimi kryesor në rritjen dhe zhvillimin e saj personal dhe profesional. Sara aktualisht punon me Kvinna till Kvinna, si Zyrtare e Projektit Ndër-rajonal të Akademisë së Paqes për Vajzat
Karen Vázquez Guadarrama
Karen Vázquez Guadarrama (22 qershor 1988) ka lindur në qytetin e Meksikos dhe ka studiuar filmin në Akademinë Mbretërore të Arteve të Bukura në Gent, Belgjikë, pasi kaloi një vit në Francë. Filmat e saj janë një kërkim për një formë rudimentare narrative ku ajo eksploron ngjarje të vogla të jetës së përditshme me vëmendje të madhe ndaj emocioneve dhe detajeve të vogla. Ajo bën filma dhe filma dokumentarë të shkurtër. Filmi i saj i parë narativ i shkurtër "Mont d'Or" u përzgjodh në disa festivale ndërkombëtare të filmit dhe fitoi Çmimin e Madh në Festivalin e Filmit KratkofilPlus, Bosnje dhe Herzegovinë.  
Mageina Tovah
Mageina Tovah është një aktore, regjisore, shkrimtare dhe artiste vizuale. Ajo është e njohur për punën e saj në televizion dhe film, duke përfshirë filmat "Spider-Man" të Sam Raimi, "The Magicians", "You're the worst", "American Horror Story", "Scandal", si dhe për vitet e saj të punës me autorin e mirënjohur Ray Bradbury dhe kompaninë e tij të Teatrit Pandemonium. Mageina shkruajti, drejtoi, prodhoi, redaktoi dhe luajti në filmin fitues, "Hux", i cili u shfaq në festivale në mbarë botën si Raindance Film Festival në Londër dhe Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Edinburgut.
Delina Fico

Delina Fico është drejtuese dhe menaxhere me përvojë në fushën e zhvillimit të shoqërisë civile, barazisë gjinore, avokimit, zhvillimit individual dhe institucional, zhvillimit strategjik, edukimit publik dhe sigurimit të fondeve. Në 29 vitet e fundit Delina ka punuar si drejtuese, menaxhere dhe specialiste për organizata jofitimprurëse, kompani, institucione publike, institucione akademike dhe organizma ndërqeveritarë shqiptarë dhe të huaj në Shqipëri, Kosovë, SHBA, Kaukaz dhe Azinë Qendrore, duke përfshirë East West Management Institute, Chemonics International, World Learning for International Development, IREX, New School for Social Research (në SHBA dhe në programet e tyre në Kosovë, Serbi, Gjeorgji, Azerbajxhan dhe Kirgizstan); si dhe Universiteti i Tiranës, Ministria e Jashtme dhe Qendra e Gruas (Shqipëri).

 

Delina ka shërbyer dhe shërben si anëtare apo kryetare bordi në një numër organizatash dhe rrjetesh jofitimprurëse në Shqipëri, Kosovë, SHBA dhe Poloni, duke përfshirë Rrjetin e Grave Lindje – Perëndim dhe Shoqatën e Grave Shqiptaro-Amerikane (SHBA), Fondacionin për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri, shoqatën e grave “Refleksione” (Shqipëri), Strehën për Personat LGBT (Shqipëri), Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës, etj.

 

Delina ka nje master në Shkenca Politike dhe një master për Menaxhim në Sektorin Jofitimprurës, të dyja nga New School for Social Research (Nju Jork), dhe një Çertifikatë për Studime Doktorature nga Clemson University (Karolina e Jugut, SHBA). Delina ka dhënë mësim në Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin e Nju Jorkut në Nju Jork, SHBA, si dhe ka botuar artikuj në revista e gazeta në Shqipëri e jashtë saj lidhur me çështjet gjinore dhe shoqërinë civile. Delina punon aktualisht si Drejtore për Programet e Shoqërisë Civile për organizatën amerikane East West Management Institute dhe banon në Tiranë.

Sarah Clift
Sarah ka punuar në mediat komerciale si Drejtor Kreativ për 18 vjet, në Londër dhe Paris. Kohët e fundit ka filluar të shkruajë dhe të bëjë regji filmi dhe La Madre Buena (The Good Mother) është debutimi i saj i shkurtër. Filmi aktual ka fituar tashmë 5 çmime të artë në Festivalin e Filmit të Metrazhit të Shkurtër Kinsale, duke përfshirë Skenarin më të Mirë dhe Drejtorin e Ri Ndërkombëtar më të mirë, është fituese e çmimit të filmit me metrazh të shkurtër të televizionit Lifetime në partneritet me Gratë në Film & TV UK dhe çmimit në Çmimet Afrodite të Filmit të metrazhit të shkurtër në Itali. Ajo ka është shfaqur në festivale anembanë botës dhe ka marrë vëmendje të profilit më të lartë nga preferencat e The New York Times, Buzzfeed, Huffington Post, The Monocle dhe BBC.
Melihate Qena
Melihate Qena u lind me 15 dhjetor, 1949 në Mitrovicë, Kosovë. Ajo është aktore dhe asistent regjisore.
DJ Jehonë
Disa e thërrasin koincidencë, e tjerët fat.. ne e thërrasim magji. Jehonë është e vecantë në çdo kuptim të shprehjës, aq sa edhe prindërit e saj kishin idenë që një ditë ajo do të përshkonte botën e muzikës. Ballkani ka qenë skena e saj performuese në vitet e fundit. Ambicja dhe vendosmëria e saj nuk i kanë lënë shumë kohë për të humbur. Ajo në 1 vit ka arritur të performoj në më shumë vende se sa shumica e performuesve nuk performojnë as në 5.
Dubravka Turić
DubravkaTurić (lindur më 1973) ka përfunduar studimet master në redaktimin e filmit dhe TV në Universitetin e Zagrebit, Akademia e Arteve Dramatike, në vitin 1998. Ajo është redaktore, drejtuese dhe skenariste. Dubravka ka redaktuar mbi njëzet filma artistikë, eksperimentalë dhe të animuar, dhe mbi dyqind reklama. Ndërrmjet vitit 2000 dhe 2009, ajo gjithashtu punoi si skenariste në disa seriale dokumentare televizive ("Svlačionica", "Mjenjaćnica", "Koleđikomposvijetu", klientët RTL dhe Radiotelevizion kroat). Dubravka jeton dhe punon në Zagreb, Kroaci.
Minja Mardjonovic
Aktiviste feministe Kolumniste Shkrimtare Aktiviste
Sarah Moshman
Sarah Moshman është një fituese e çmimit Emmy, prodhuese e filmave dokumentar dhe drejtuese e TEDx, puna e të cilës është paraqitur në Upworthy, Marie Claire, CNN dhe Good Morning America. Pas drejtimit të dy dokumentarëve të shkurtër për fuqizimin e femrave në vajzat e reja (Girls Rock, Chicago (2010) dhe Growing up Strong: Girls on the Run (2012), ajo filloi të drejtojë dokumentarin e saj të parë Projekti i Fuqizimit: Gratë e zakonshme që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme (2014), i cili është shfaqur rreth 400 herë në SHBA dhe në mbarë botën në shkolla, grupe, organizata dhe korporata duke filluar bisedat rreth barazisë gjinore.
Noa Gusakov
NoaGusakov u rrit në Izrael. Ajo është diplomuar në Sam Spiegel Shkollën e Filmit dhe Televizionit, Jeruzalem. Aftësitë e saj të shkrimit dhe të drejtimit përfshirë 4 filmat e metrazhit të shkurtër: Walking Up, Lookout, Soldier Sabbatical dhe Large, të cilët janë shfaqur kolektivisht në më shumë se 30 filma. Filmi i saj Lookout ka fituar 10 çmime në festivalet ndërkombëtare. Skenari për filmin e saj më të ri "Large Solider" u zhvillua në Festivalin e Filmit të Shkurtër - Berlinale për skenare të shkurtra. Punon si skenariste & redaktore për prodhime televizive.
Susan Jacobson
Hipnotizuar nga natyra njerëzore dhe ekstremet emocionale të individit, filmat Susan-ës reflektojnë pasionin e saj. Puna e saj është përshkruar si 'Elegante' (Time Out) dhe 'E ndryshme në stil dhe subjekt' (The Independent). Filmat e Susan kanë fituar çmime anembanë globit. Filmi i saj, THE HOLDING (i shpërndarë nga Lionsgate) fitoi çmimin e regjisë më të mirë në Fantasporto &  Regjisorit më të mirë në Festivalin e Filmit në Estapoona Fantasy në mesin e çmimeve tjera dhe ka gëzuar një plasim të suksesshëm në internet dhe DVD në mbarë botën.
Elnura Osmonalieva
ElnuraOsmonalieva ka lindur në Kirgistan, zemrën e Azisë Qendrore, më 1981. Ajo ndoqi shkollën sovjetike dhe më pas studioi në SHBA vetëm disa vjet pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Ajo është një avokate për artin dhe edukimin. Veprat e saj shqyrtojnë përvojat njerëzore në rrethanat e varfërisë dhe presionet e forta shoqërore. Aktualisht ajo është e vendosur në Nju Jork ku është një studente e diplomuar në Shkollën Tisch të Arteve në Universitetin e Nju Jorkut.
Donjeta Hyseni
Donjeta Hyseni është skenariste dhe regjisore shqiptare. Ajo është një Regjisore Filmi që nga viti 2013. Ajo u përqendrua në tregime të shkurtra: drama, sociale, eksperimentale.
Meera Darji
MeeraDarji është një filmiste fituese e çmimeve. Si një regjisore pasionante e filmave dokumentar ajo përqendrohet në kapjen e tregimeve të vërteta të komuniteteve të shtypura dhe njerëzve që jetojnë në margjinat e shoqërisë. Meera gjithmonë ka qenë e interesuar në kapjen e rrugëtimeve dhe në dokumentimin e tregimeve frymëzuese, duke shpresuar që jo vetëm të krijojë një ndikim për të adresuar çështjet sociale dhe të drejtat e njeriut. Ajo beson se media e filmave ka fuqinë për të kapur moralin, mesazhet dhe ikjen nga realitetit, të cilin ajo e arrin përmes projekteve të saj. Meera ka krijuar shumë filma që janë vlerësuar në Festivalet Ndërkombëtare të Filmit, duke përfshirë edhe çmimin e Shoqatës Mbretërore të Televizionit si Best Factual dhe disa Zgjedhje Zyrtare.
Ali Asgari
Ali Asgari ka lindur në Teheran, Iran. Ai është diplomuar në kinemanë në Itali. Ai filloi karrierën e tij si asistent regjie. Ai është një ish-nxënës i Berlinale Talent Campus 2013. Filmi i tij i shkurtër "More Than Two Hours" ishte në konkurrencë në Festivalin e Kanës 2013 dhe Festivalin e Filmit Sundance 2014. Filmi i tij i metrazhit të shkurtër "The Baby" u shfaq premierë në garën e Festivalit të Filmit të Venecias 2014. Filma e tij të metrazhit të shkurtër u shfaqën në më shumë se 500 festivale në mbarë botën dhe fituan më shumë se 100 çmime ndërkombëtare. Skenari i tij i parë i filmi i tij është pranuar në Rezidencën Cinefondation të Festivalit të Filmit në Kanë. "The Silence" është filmi i tij i parë i metrazhit të shkurtër i cili është bërë nga Irani dhe do të ketë premierën e tij botërore në garën e Festivalit të Filmit në Kanë 2016
Farnoosh Samadi
Farnoosh Samadi ka lindur në Iran dhe ka diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Ajo filloi karrierën e saj si regjisore në Shoqërinë Rinore Iraniane të Kinemasë dhe pas kësaj bëri disa video instalime. Ajo është skenariste për filma të shkurtër "More Than Two Hours" drejtuar nga Ali Asgari i cili u propozua për një Palme d'Or në Kanë 2013, "The Baby", i cili u shfaq premierë në konkursin e filmit të shkurtër në Festivalin e Filmit të Venecias 2014 dhe disa Filma të tjera të metrazhit të shkurtër. Aktualisht është duke bashkë-shkruar një film me Ali Asgari, i cili është pranuar në Rezidencën Cinefondation të Festivalit të Filmit në Kanë. “The Silence” është filmi i saj i parë i shkurtër i cili do të ketë premierën botërore në garën e Festivalit të Filmit në Kanë 2016.
Lulzim Bucolli
Bucolli përdor teatrin si një modalitet mësimor për nxënësit e të gjitha moshave. Ai beson se teatri duhet të përdoret nga të gjithë si një medium i shprehjes, shërimit dhe zhvillimit të shëndoshë njerëzor. Tani ai po punon në zhvillimin e një programi arsimor për studentët e shkollave publike dhe private në Prishtinë. Ai po synon gjithashtu të përdorë teatrin në spitale, qendra për të mitur dhe objekte të tjera ku dramat mund të bëjnë ndryshime. Disa nga klasat që Lulzimi ka ndjekur në NYU janë; Drama krijuese, teatri fizik, teatri i aplikuar, stilet e veprimit dhe drejtimit. Shumica e klasave u përqendruan në zhvillimin e shkathtësive teorike, njohurive dhe mënyrave për të lehtësuar grupet e njerëzve drejt krijimtarisë dhe rritjes.
Donika Emini
Donika Emini është bursiste e Fondacionit Konrad Adenauer (KAS). Më parë ajo ka punuar si hulumtuesedhe Menaxhere e Projekteve në Institutin Ballkanik për Politika (IPOL), Asistente e Hulumtimit në Sekretariatin e Transparency International në Berlin. Prej 1 Nëntor 2013 Donika është duke punuar si hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë si pjesë e Programit të Fondacionit për Shoqëri të Hapur për Zhvillim Profesional. Donika menaxhon programin për Integritet në sektorin e sigurisë, dhe programin për Bashkëpunim Rajonal dhe Ndërkombëtarë në Sektorin e Sigurisë. Fushat e saj të ekspertizës përfshijnë paqe dhe siguri ndërkombëtare, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, Dialogu Politik – me BE, dhe dialogu Kosovë – Serbi, privatizimi i sektorit të sigurisë në Kosovë. Donika ka diplomuar në nivelin Master për Politika Publike në Shkollën Willy Brandt për Politika Publike pranë Universitetit të Erfurtit në Gjermani. Ajo gjithashtu ka përfunduar studimet në Shkenca Politike pranë Universitetit të Prishtinës.
Samuel Nicola Fuscà
Samuel Nicola Fuscà është kërcimtar dhe koreograf, ai është bashkë-themelues i arteve perfomuese-statolente - që lindi si kolektiv në hapësirën e pushtuar të CavallerizzaReale në Torino të Italisë. Ai u diplomua në Teatrin Fizik dhe Artet Performuese nga Atelier di Philip Radice (2014); Ai kombinon studimet teatrale me vallëzim dhe artet marciale - BharataNatyam e Kalaripayattu dhe studime induksionesh afrikane / indiane . Ai është i diplomuar në Antropologji Kulturore në Universitetin e Sienës. Sot punon në teatër dhe si drejtues radio. Ai studion vallëzim dhe koreografi me ndihmëë të bursave.
Elsa Rraqi
Une jom Elsa Rraqi. Kom linde me 8 korrik 1997 ne Zvicer, jom rrite ne Prizren, ku e kom perfundu shkollimin e ulet dhe te mesem, njekohesisht edhe shkollen e ulet te muzikes per piano. Aktualisht studioj pedagogji muzikore ne Fakultetin e Arteve ne Prishtine. Qysh e vogel e kom dashte muziken dhe familja me ka ndihmu me e kultivu kete dashni. Kom marre pjese ne organizime te ndryshme muzikore, qofte ne shkollore apo festivale per femije. Gjithashtu qysh heret e kom pase dashnine per krijim artistik muzikor, e kom tentu qe me ate pak dijeni, e me ate shume dashni me kriju “magji ne ajer”, qysh thote profesoresha jem’ ma e dashtun. Fati e ka dashte qe une me ra ne kontakt me disa prej muzikanteve ma te mire te vendit tone, Fatjon Miftari, Shpat Deda, Genc Salihu etj., te cilet me kane ndihmu me e shfaqe nji pjese te shpirtit tem’, e me e nda me tjeret. Por pervec aftesimit profesional ne muzike, mu me preokupojne edhe cashtje tjera, nder to edhe barazia gjinore, e cila pabesueshmerisht, eshte hala cashtje e cila vihet ne diskutim, pavaresisht se ndikon ne cdo aspekt te jetes se femrave kudo ne bote. Hala ballafaqohemi me diskriminim gjinor ne perditshmerine tone, e ka edhe prej atyre qe as qe e njohin te jete relevant kete lloj diskriminimi. Une besoj plotesisht ne domosdoshmerine e barazise gjinore. Ne njerezit e kemi tendencen me vendose kufinj inekzistent mes te arritshmes dhe te paarritshmes, madje edhe kufinj te tille si konstruktin natyror seksual si mates te aftesise per me funksionu ma mire ne kete sistem shoqnor, e une e them me plot bindje se cka mundet me arrite nje mashkull, mundet me arrite edhe nje femer. Na jemi dy anet e te njejtes medale, pavaresisht se shoqnia jone krijon simulime te tilla qe na bejne me mendu ndryshe prej asaj qe vecse eshte e dukshme. Vlera e nji njeriu nuk varet nga fakti se a eshte femer ose mashkull, por nga ajo se cka zgjedhe me bo ai njeri me ate qe eshte, cfare ndryshimi per te mire vendose me sjelle ne bote. Femarti eshte nji organizim qe ka zgjedhe me e shfaqe per te gjithe aftesine e femres per me kriju gjana t’bukura, e une e kom kenaqesine ma t’madhe me qene pjese e nji dickaje kaq fuqizuese.
Camilla Sandri
Camilla Sandri është aktore dhe regjisore në teatër, ajo është bashkë-themeluese e arteve perfomuese- statolente - që ka lindur si kolektiv në hapësirën e pushtuar të CavallerizzaReale në Torino të Italisë. Nga viti 2011 deri në vitin 2015 bashkëpunon me Arkivat e Projektit Magdalena, gratë në teatrin bashkëkohor në Teatrin Odin, DK. Ajo studioi aktrimin në Teatrin Stabile në Torino dhe u diplomua në Letters and Theater në Universitetin e Bolonjës. Sot ajo punon në teatër si aktore dhe regjisore në Itali dhe zgjeron studimet e saj me vallëzim, koreografi dhe forma të reja të teatrit bashkëkohor.
Jeta Krasniqi
Jeta Krasniqi është menaxhere e projektit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) ku udhëheq projektin për fuqizimin e rolit mbikqyrës të Kuvendit ndaj Qeverisë si dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi (financuar nga Ambasada e Zvicrës). Znj. Krasniqi është nënkryetare e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës si dhe anëtare e bordit e Rrjetit të Grave të Kosovës. Znj. Krasniqi nga shkurti 2012 deri në prill 2016 ka shërbyer si Këshilltare Politike e Presidentes së Kosovës znj. Atifete Jahjaga, ku ishte e angazhuar në fushën e politikës së jashtme, të zhvillimit ekonomik, të promovimit të të drejtave të njeriut si dhe barazisë gjinore. Znj. Krasniqi ishte përgjegjëse dhe shkruese e fjalimeve për portofolion e barazisë gjinore në Presidencë, ku veçanërisht ishte e angazhuar në ngritjen e vetëdijes dhe avokimin për mbështetjen institucionale dhe shoqërore për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, ku ishte koordinatore e Këshillit Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës të themeluar nga Presidentja e atëhershme e Kosovës znj. Atifete Jahjaga. Znj. Krasniqi ka një angazhim të gjatë në organizatat e shoqërisë civile në avancimin e rolit të gruas në shoqëri në Kosovë dhe Shqipëri. Jeta Krasniqi ka mbaruar studimet master në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Johns Hopkins University, School of Advanced International Studies (SAIS), ndërsa studimet universitare në marrëdhënie ndërkombëtare në Eastern Mediterranean University në Republikën Turke të Qipros Veriore.
Anita Dragosavac
Unë jam profesoreshë e historisë, veçanërisht e preokupuar me historinë e grave. Teza ime në master merret me bashkëpunimin ndërkombëtar të organizimit të grave, pjesë e dytë të shekullit njëzet. Kam ndjekur studimet e grave dhe që nga viti 2015 jam anëtare e Qendrës Alternative për vajzat, në të cilën punoj në punëtorinë me të rinjtë në shumë projekte si: "Tolerancë zero për dhunën me bazë gjinore" në partneritet me Qendrën Autonome të Grave, punëtori me vajza nga Kosova në kuadër të projektit "Gratë e reja për paqe nga Kosova dhe Serbia", etj ... Kam botuar tekste që trajtojnë problemet e grave në ish-Jugosllavi, në botim që nga viti 2014, që është emërtuar "Gender and Left", i cili e ka publikuar qendra e informacionit dhe dokumentacionit të grave. Unë jam angazhuar në mënyrë aktive në feminizëm dhe aktivizëm.
Daniel Rico
2017 - Touring with Stroy and Steaming Satellites, Drums, Europe - Working on Solo Project DRiP in collaboration with Astrid Steiner (Luma Launisch), London UK - Composing for the dance piece Vozes que Movem by Rosana Ribeiro, Lisbon PT 2014 – 2016 Andreya Triana Keyboards/Piano/Percussion (Soul), London UK Performing on TV, Radio Shows (Jamie Cullum, Jools Holland et.al.) and Festivals (Glastonbury, Royal Albert Hall et.al.) 2013 – 2015 Army of One, Drums (Hard Rock), London UK 2011 – 2014 Derek Trotson Drums/Piano/Percussion (Prog-Rock), London UK 2004 – 2012 Maze of Mind Drums (Rock), Salzburg AUT Con-Fusión Piano (Jazz), Salzburg AUT The Black White Gray Drums (Rock), Salzburg AUT Tunnagan Drums (Celtic Folk), Vienna AUT Parametrix Keyboards (Funk/Fusion), Salzburg AUT Lori Watson Keyboards (Folk), Glasgow SCT
Stefana Stanenković
Stefana Stanenković lindi më 12 qershor 1992 në Vranjë të Serbisë. Ka diplomuar në Menaxhmentin Mjedisor dhe Bujqësor në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë në Kosovë. Që nga viti 2011, gjatë ditëve studentore ajo u bë vullnetare e shumë OJQ-ve në Kosovën Veriore dhe aktiviste e re për të drejtat e njeriut me fokus të veçantë në të drejtat e grave. Karriera e saj në Artpolis filloi në shtator 2015 duke organizuar aktivitetin "Trajnime për të Drejtat e Njeriut" për grupin multietnik të të rinjve, pas së cilit vijuan shumë trajnime dhe punëtori tjera. Ajo formoi grupin amator të aktorëve të rinj me të cilët janë krijuar 3 shfaqje në Forum Teatër dhe shfaqje në komunat serbe në Kosovë.
Vlona Maloku
Lindur ne Kranj me 08.11.1990 - Me arsim te larte sportiv - mbaruar Fakultetin e Shkencave Sportive, aktualisht studente e shkalles Master ne Shkencat Sportive pran FSHS te Universitetit te Prishtinës. Karrierën si pingpongistes e filloj ne moshën 6 vjeçare nën ndikimin e vëllait Shkodranit. Luajti për shumë vite për Ekipin Kombëtar të Sllovenisë. Në vitin 2012 u zhvendos ne Prishtinë ku filloj me studime dhe si anëtare e klubit të pingpongut Prishtina. Është kampionja absolute e Kosovës ne pingpong dhe pingponistja me rezultatet me të mira edhe ne arenën ndërkombëtare të pingpongut. Fituese e te gjitha turnirëve ne Kosovë dhe shumë të tjerave ne nivel regjioni si dhe fituese e çmimit Fair Play / çmimi më i lartë ndërkombëtar që ndahet nga Federata Ndërkombëtare e Pingpongut (ITTF). Për këtë çmim u nominua gjate kampionatit botëror të pingpongut të mbajtur në Kinë, sepse tregoj gjest spektakular duke ndihmuar ekipin kundërshtar që të mos eliminohet nga gara pa luftë. Është instruktorja e parë e certifikuar për Zumba aerobisë në Kosovë. Ambiciet e saj janë të orientuara në dy drejtime: - puna me te rinj - kontributi në fushën e sportit përmes angazhimit në institucionet e Federatës së Pingpongut të Kosovës dhe më gjerë.
Margarita Ukaj
Une quhet Margarita Ukaj dhe kam lindur me 7 tetor te vitit 1998 ne Prishtine, Kosove.  Shkollen fillore e kam perfunduar ne Shkollen fillore ‘’ Elena Gjika’’ dhe gjimnazin ne ‘’Sami Frasher’’. Gjate gjithe viteve shkollore kam pasur sukses te shkelqyeshem. Kam qene tre vite ne shkollen e muzikes ‘’Amadeus’’ per solo kendim dhe piano, ku poashtu kam pasur sukses te shkelqyeshem. Gjate ketyre viteve kam marre pjese ne koncertet e organizuara nga ‘’Amadeus’’ ne sallen e kuqe. Fatkeqsisht, per shkak te rrethanave te renda familjare dhe problemeve te tjera me eshte  dashur qe t’a le shkollen e muzikes. Ndoshta nga deshira qe te jem sadopak ne kontakt me muziken dhe fushen e artit ne pergjithsi , tre vitet e fundit jam marre me aktrim. Kam marre pjese ne shfaqjet e organizuara nga shkolla. Poashtu kam shkruar edhe drama te cilat shkolla ‘’Sami Frasheri’’ ka vendosur qe t’I realizoj em nxenesit e shkolles. Ne vitin 2015 kam marre pjese ne shfaqjen ‘’If you go down the woods…’’, e paraqitur ne kuader te festivalit DokuFest, ne Prizren, e cila ka qene nje shfaqje mjaft e suksesshme. Po kete vit kemi paraqitur nje shfaqje per femije, duke bere pantomime, te krijuar nga organizata TOKA. Ne vitin 2016 kam marre pjese ne shfaqjen ‘’Dashni a?’’ e organizuar nga organizata Artpolis dhe kemi dhene 4 repriza te shfaqjes. Ne vitin 2016 kam punuar si animatore ne organizaten DreamKid, ku I kemi argetuar femijet gjate festive si ditelindje, viti I ri etj. Perndryshe ende jam e interesuar ne fushen e aktrimit dhe jam e fokusuar qe te vazhdoj karrieren profesionale aty.
Nora Latifi-Jashari
Nga 1 dhjetori 2016, Nora është Drejtoreshë Ekzekutive në Institutin GAP. Ajo iu bashkua Institutit GAP në dhjetor 2007 dhe para se të marrë pozitën e Drejtoreshës Ekzekutive, ajo ka shërbyer si Drejtoreshë e Financave dhe pastaj si Menaxhere e Programeve. Përmes programit Fulbright, ajo ka përfunduar studimet Master në Ekonomi nga Northern Illinois University në SHBA. Ajo gjithashtu mban titullin Baçelor në Menaxhment & Ndërmarrësi dhe Politika Publike nga Instituti për Teknologji i Roçesterit dhe Universiteti Amerikan në Kosovë. Përveç përvojës së saj akademike, Nora ishte gjithashtu një praktikante në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave dhe ka punuar si zyrtare për kredi të biznesit në ProCredit Bank në Kosovë. Nora ka marrë pjesë edhe në shumë seminare që trajtojnë çështje të ndryshmë ekonomike dhe sociale si dhe ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme profesionale.
Erblin Ajdini
Erblini kreu studimet për Ekonomi në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar ne projekte për fuqizimin e rinisë ne procese politike dhe zgjedhore, hulumtues për filantropi si dhe për 2 vjet në sektorin bankar. Erblin Ajdini momentalisht punon si Zyrtar për integrimin e perspektivës gjinore në Rrjetin e edukatorëve bashkëmoshatar (PEN). Qëllimi kryesor i projektit PRO WO+MAN të cilin ai prezanton, eshtë integrimi i perspektivës gjinore në organizata dhe sindikata në vend. Erblini beson fuqimisht që perspektiva gjinore duhet të merret seriozisht dhe të aplikohet në çdo institucion publik e privat në Kosovë. Duke përdorë qasjen dhe metodologjinë e perspektivës gjinore arrihet barazia gjinore dhe theksohet roli i demokracisë ne vendin tonë.
Alisa Hasani
Alisa Hasani është hulumtuese dhe aktiviste. Studimet e Master i ka përfunduar në Iowa State University, SHBA, në Politika Publike dhe Politika Krahasuese. Në SHBA ka punuar në zyrën e ISU për politika të veteranëve. Aktualisht punon në shoqëri civile në Kosovë, respektivisht ne PIPS. Fushat e interesit të saj përfshijnë analizat statistikore, bigdata dhe drejtesi sociale. Ajo merret aktivisht me sport: hiking dhe vrapim.
Bekim Asani
Bekim Asani eshte njeri nder themeluesit dhe kryetare i shoqates LGBT United Tetovo nga Maqedonia.Bekimi eshte nder aktivistet LGBT me aktiv ne Ballkan dhe ne Evrope,por edhe ne te njejten kohe personi lgbt me i kercenuar ne ballkan per shkak qe ai fol haptas per orientimin e tij seksual dhe besimin e tij. Bekimi eshte jo vetem LGBT aktivist por edhe feminist dhe luftetare per te drejtat e komunitetit rom.
Shpëtim Selmani
Shpëtim Selmani ka mbaruar studimet Master në Fakultetin e Arteve – Aktrim.  Luan në teatër. Shkruan poezi, prozë dhe dramë
Sihana Shalaj
Sihana Shalaj është një artiste dhe eksploruese nga Prishtina, Kosovë.
Sihana ëshë studente e dizajnit grafik dhe ka ca kohë që eksploron dimensione të reja, të cilat i referohen universeve paralale ose alternative ose fusha tjera të imagjinuara të ekzistencës.
Sihana do të jetë artistja e parë të përfaqsoj Termokiss-in dhe ajo dëshion të ndihmoj stratetgjinë e ti. Strategji që kërkon të promovoj artistë/e nga Kosova dhe forma të reja të shprehjës.
Njomza Dragusha
Njomza Dragusha është një organizatore e komunitetit, artiste dhe kuratore nga Prishtina, Kosovë
Njomza është studente e inxhinierisë mjedisore dhe ka qenë pjesë e shumë projekteve në hapësira të njohura.
Me punën e saj, Njomza tenton të promovoj rëndësinë e mbështetjes publike për çështje të veçanta ose politikave të ndryshme që do të ndihmojnë qytetarët e Kosovës në gjetjën e hapësirave të reja për të shprehur intereset e tyra të përbashkëta.
Njomza është pjesë e Termokiss, që është një qendër e udhëhequr nga komuniteti me mision shkëmbimin urban dhe civil, reflektim, dhe ndryshm-bërjen.
Jelena Memet
Jelena Memet është një aktiviste feministe dhe e paqës nga Serbia, bashkë-themeluese dhe kryetare e Qendrës Alternative të Vajzave, një organizatë që punon me vajzat dhe gratë, dhe të drejtat e grave të reja, si dhe minoriteteve. Ajo punon për fuqizimin dhe edukimin e vajzave dhe grave të reja në lidhje me të drejtat e grave, barazisë gjinore, drejtësisë tranzicionale dhe ndërtimit të paqes. Ajo është një aktiviste për Gratë në të Zezë dhe Grave Kundër Dhunës në Serbi. Ajo kreu studimet e Alternative të Grave në Qendrën për Studime të Grave në Beograd. Ajo ka punuar në Shoqatën e Grave Sandglass si koordinatore e një projekti 2-vjeçar, "vajzat active për të formuar shoqëri të barabartë", përkrahur nga Kvinna till Kvinna. Në punën e mëparshme ajo ishte angazhuar me kohë të pjesshme si një administratore interneti për pesë vjet, dhe si asistente dhe konsulente e projektit SOS për gratë që mbijetuan dhunën. Ajo ka marrë pjesë në shumë protesta për drejtësi tranzicionale dhe për të drejtat e grave, dhe ishte e përfshirë në shumë projekte në lidhje me fuqizimin e grave. Për gjashtë vitet e fundit ajo ka lehtësuar punëtori për vajzat në shkollat ​​e mesme dhe trajnimeve për edukim moshatar, me tema në lidhje me të drejtat e grave, dhuna ndaj grave dhe barazisë gjinore në Serbi, Bosnjë dhe Kosovë. Që nga viti 2013 ajo u bë një trajner të integruara të sigurisë dhe të lehtësuar disa punëtori në Maqedoni, Bosnje dhe Kroaci gjatë vitit 2014 dhe 2015.
Anisa Ismaili
Anisa Ismaili u lind me 7 gusht 1973 në Prishtinë. E ka të përfunduar Fakultetin e Arteve -Dega Aktrim. Si aktore mori pjesë në shumë filma të gjatë dhe të shkurtë artistik. Me shfaqje luajti në pothuajse të gjitha qendrat e Kosovës. Por, edhe u prezantua me disa shfaqje premiere në Vienë dhe Dover. Tash e disa vjet punon në RTK si producente në emision dhe në dokumentar të prodhuar nga po i njejti televizion. Është koordinatore e festivalit FemArt. Ajo e ka të botuar një libër me proza 'Momente" dhe së shpejti do e botojë librin e dytë. Jeton dhe punon në Prishtinë.
The Lovers
Një bend nga Prishtina, Kosovë. Zëri i tyre mund të përshkruhet si Indie Rock i ri ose rock alternativ i ri. Ata bashkojnë shpirtin e popit britanez të viteve 2000 me melankolinë e new wave të viteve 80, por gjithashtu shtojnë vokale dhe harmoni femërore. The Lovers u formuan në maj të vitit 2013, me 5 anëtar të ri dhe ambicioz. Gjatë kësaj kohe, pjesa kryesore e grupit me Suada Abazi në kitare dhe vokale, Vigan Luzha gjithashtu në kitare dhe vokale, dhe Yll Krasniqi në bas dhe vokal gjetën zërin e tyre dhe e promovuan në tërë Kosovën duke përdour perkusionistë të ndryshëm. I gjithë promovimi që bënë i solli tek një performancë në "Bulza Live Session" në vitin 2015 ku shumica e këngëve të tyre u inçizuan për herë të parë. Në vitin 2016, bendit iu bashkangjit perkusionisti Gjerman nga Houston, Texas Philipp Smaller, dhe ai po pnuon në albumin e tyre të parë dhe planet e tyre për të bërë tours në Evropë.
Ivana Dervishi
Ivana Dervishi (lindur më 1 nëntor 1993) është një aktiviste e të drejtave të njeriut në Shqipëri, e cila punon si gazetare dhe fotoreportere për Rrjetin Ballkanik për Gazetari Investigative, BIRN Albania që nga viti 2014. Dervishi ka përfunduar studimet në fakultetin juridik në vitin 2015. E trajnuar nga Reuters për teknikat e fotolajmit, Dervishi vazhdon punën e saj si e vetmja fotoreportere në Shqipëri me fokus të veçantë në çështjet e nxehta sociale, barazia gjinore, mbrojtja e mjedisit dhe sensibilizimi i publikut për tolerancë dhe harmoni.
Adelina Tërshani
Adelina Tershani u lind me 1 Prill 1997, në Prishtinë. Shkollën fillore e kreu në fshatin Dobrajë e Madhe të komunës së Lipjanit, të mesmen në Gjimnazin “Ulpiana” në këtë komunë, kurse tani vijon studimet në Fakultetin Filologjik, Departamenti i Gazetarisë, viti i dytë, në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Adelina njihet për frymën kritike e feministe në shkrimet e saj, duke ulur poshtë konstruktet e moralizmat shoqëror. Kritika ndaj mendësisë patriarkale është tematika e përgjithshme e shkrimeve të saj. Ajo veten e ka gjetur më shumë në poezi më saktësist në “Slam poetry”, duke e konsideruar si mënyrën më të mire për të shprehur këtë fokus ndaj shoqërisë. “Logjikë Patriarkati” e interpretuar nga ajo me rastin e marshit “Marshojmë sfestojmë”, është poezia që e solli atë më afër publikut. Kjo poezi hidhte poshtë e perqeshte rregullat shoqërore ndaj grave, të krijuara në bazë të mendësisë patriarkale. Adelina ka qenë pjesë edhe në edicionin e dytë të “Kosovo Slam Poetry”, në të cilën ka interpretuar poezinë e saj “Enough”, që dënonte ngacmimet seksuale ndaj grave. “Bab besom” është një tjetër shkrim i saj që i jep zë vajzave të zonave rurale për ta kërkuar të drejtën e tyre për të jetuar me zgjedhjet e veta, përkundër pengesave që ua krijon shoqëria. Ajo ka qenë bashkëpunëtore në shkrimin dhe interpretimin e tekstit të videos “Qe nje storie” e përgatitur nga “Kosovo 2.0”. Përveç kësaj Adelina merret edhe me aktrim. Ajo ka luajtur në më shumë se tetë shfaqje të punuara nga grupi “Teatri i të rinjëve të Lipjanit” , në të cilat zakonisht ka pasur rolet kryesore. Shfaqja më e suksesshme e këtij grupi, pjesë e së cilës ka qenë edhe Adelina në rolin e ambasadores, e cila ka mbledhur më shumë se 500 shikues në Lipjan, ka qenë “Viza” me regji të Mërgim Oruqit dhe Blerim Krasniqit. “Viza” është shpërblyer me vendin e parë në disa festivale në Kosovë duke e nxjerrë poashtu Adelinën si aktoren më të mirë në festivalin e komedisë në Kamenicë. Adelina ka qenë pjesë e disa filmave të metrazhit të shkurtër si “The misterious old man” skenarin e së cilit e ka shkruajtur vet ajo, “Vesa”, “Rrugetimi” e të tjerë të realizuar nga studentë të regjisë së filmit. Sa ishte në shkollë të mesme,Adelina kishte punuar edhe një dokumentar temë e të cilit ishte migrimi në masë i të rinjëve nga Kosova. Edhe pse fati më shumë i ka buzëqeshur në teatër, Adelina ushqen dashuri të madhe edhe për filmin e serialin, të cilat sipas saj janë mjetet më të mira për ta transmetuar emocionin e minimizuar,për dallim nga teatri,por gjithmonë duke ndikuar publikun.

Team


Zana Hoxha Krasniqi – Drejtoreshë Artistike dhe Ekzekutive e Festivalit

Agnesa Xheladini – Koordinatore e Festivalit

Jeta Berisha – Koordinatore e Festivalit

Jetbardha Selmani – Koordinatore e Festivalit

Dren Buza – Koordinator i Vullnetarëve/Asistent i Festivalit

Art Kaçamaku – Asistent i Festivalit

Blerina Rexhaj Dreshaj – Menaxhere e Financave dhe Administratës

CONTACT


Address

Agim Ramadani nr. 16/6-1, Prishtinë 10000 (just behind the National Theater of Kosovo)

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com


Adelina e patrembur në FemArt

Read More
Modele feminizmi në FemArt

Read More
Burrë në tre minuta

Read More