Premierë: Kujtime për gazetaren e pavdekshme Dada Vujasinović

Në orët e mesditës teatri Dodona ishte mbushur nga kujtimet. Një album fotografik dhe një bagazh biografik u shpalosë nga artistja serbe Sanja Krsmanović Tasić, Hleb Teatar dhe Bitef.

element1

Në kujtim të gazetares së njohur serbe Dada Vujasinović e cila u vra barbarisht në banësen e saj familjare në vitin 1994, pasi që kishte qenë në përfundim të një zbulimi të madhë politikë, gjë që e bënte prezencën e saj të rrezikshme.

Sanja ishte performuesja që diktoi dhembjen për miken e saj të fëmijërisë dhe të të gjitha kohërave.

Historia e gazetares serbe përfundoi tragjikisht dhe  për këtë atentat ende nuk u zbulua fajtori, madje politika e ashpër manipuloi vdekjen e saj si vetëvrasje.

“DADA- Një ese në lëvizje për gazetaren”, mbajti emrin premiera që la të habitur audiencën.

Të gjitha skenat i janë rreferuar poetikës, modeleve teatrale dhe imagjinatës, duke i bërë jashtëzakonisht sugjestive.

Veprimtaria e të gjithë bashkëpunëtorëve të shfaqjes ka sjellë në pah butësinë dhe ngrohtësinë njerëzore që i japin një ton të veçantë performancës, duke treguar një rrugë të vërtetë të rebelimit të thellë kundër dhunës dhe vdekjes.

02-sign-with-words-dsc_1467-dada-in-bergen-june-1-2015-photo-by-dag-ove-vareberg

Autori ka demonstruar aftësi në zgjedhjen e mjeteve shprehëse , por ajo çfarë është më e rëndësishme është se gazetarja e ndjerë, me punën e saj fisnike dhe karakterin prej trimreshe, ka krijuar për audiencën një dëshmi të pashlyeshme që të gjitha gratë kanë paguar çmimin e një kohe.

“Të lindësh, të jetosh, të besosh”, qenë fjalët e fundit të artistes që zhyten mendimin kritik në referenca të reja.

 

Duke klikuar linkun do të gjeni informacione për artisten që përformoi Sanja Krsmanović Tasić:

https://hlebteatar.wordpress.com/about-us/sanja-krsmanovic-tasic/

 

add a new comment

CONTACT


Address

Agim Ramadani nr. 16/6-1, Prishtinë 10000 (just behind the National Theater of Kosovo)

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com