https://kallxo.com/kulture/jepet-shfaqja-tales-of-scapes-performanca-futuriste-qe-paralajmeron-risite-ne-skenen-muzikore-kosovare/
Pamje nga performanca “Tales of Scapes”. Foto: KALLXO.com.
Jepet shfaqja ‘Tales of Scapes’, performanca futuriste që paralajmëron risitë në skenën muzikore kosovare
Ansambli “Liburn Jupolli Ensemble” ka prezantuat të martën mbrëma, më 17.06.2025, koncertin “Tales of Scapes” në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Krejt ndryshe nga koncertet e organizuara deri më tani në skenën kulturore kosovare, performanca “Tales of Scapes” u veçua për mënyrën e interpretimin, muzikën – kombinimin e zhanreve të ndryshme muzikore me Inteligjencën Artificiale (IA) e në veçanti kostumet dhe numri i madhe i instrumenteve të përdorura moderne e folklorike shqiptare.
Të 6 instrumentistët, përfshirë vet themeluesi i ansamblit e ansambli, u prezantuan me kostume arkaike të frymëzuar nga veshjet tradicionale kosovare e maska në fytyrë.
Për më shumë se një orë muzika e kombinuar mes zhanreve e instrumenteve të ndryshme, skenografisë e interpretimin e Shpëtim Selmanit për ‘vdekjen e artit’, që nga Gaza e deri në frontet e luftës në Izraelit, Iran e Ukrainë, paralajmëroi për fillimin e një fryme të re në skenën muzikore performative në Kosovë.
Liburn Jupolli, autori i performancës dhe themelues i “Liburn Jupolli Ensemble”, tha pas shfaqjes se është një kumbimin zhanresh duke përdorur e IA-në, me qëllim të krijimit të momenteve të ndryshme muzikore.
“IA përdoret për të krijuar atmosfera të ndryshme. Çka caktohet është shkrimi që u jepet në fletë secilit prej performuesve dhe jepet shenja se ka ata tani e ekzekutojnë atë promt (moment IA) dhe krijohet një muzikë që s’është krijuar kurrë më herët”- tha ai.
Sipas tij, jo vetëm muzika përfshirja e IA-së, por edhe kostumet janë pjesë e projektit të tij për të avancuar dhe prezantuar shpikjet e reja në muzikës, sidomos duke u bazuar edhe në traditën folklorike shqiptare. Ai tha se performanca e së martës “Tales of Scapes” prezanton një pjesë të albumit të partë të ansambli që prite të promovohet në gush-shtator gjatë këtij viti.
Granit Havolli, baterist gjatë performancës, është shprehur se interpretimi në të tilla performanca kërkon përkushtim maksimal. “Koncept qysh organizohet apo komponohet ky lloj i muzikës e bën pak sfiduese (performancë) edhe zhanret e muzikës që ngërthehen njëra me tjetrën” – tha ai.
Ndërkaq, Fisnik Behluli, një nga trumpetistët e shfaqjes, than se ansambli dha një energji të jashtëzakonshme gjë që u pa edhe nga reagimet e publikut. “Jam i gatshëm gjithmonë me iu ndryshme me u përshtat në situata të reja”- ka thënë Behluli.
Që nga themelimi në vitin 2023, ansambli “Liburn Jupolli Ensemble” është prezantuar me koncerte specifike, në varësi të veprës; disa muzikantë marrin pjesë vetëm në incizime studioje, të tjerë në performanca live, ose në të dyja.
Performanca “Tales of Scapes” është dhënë në kuadër të edicioni të 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Artistëve dhe Aktivistëve “FemArt”, që po mbahet në Prishtinë.