FemArt 8th Edition – International Women Artist and Activist festival

What would happen if Women had more power?!

Every year we engage over two hundred women artists and activists from around the world that showcase their creative work through theater performances, films, documentaries, stage readings, visual arts, exhibitions, street performances, concerts, book promotions, lectures, poetry, workshops, panel discussions, conferences and presentations, murals and many other art forms.

FemArt festival is used as a platform for initiating and presenting ideas and creations that bring forward feminist concepts and its developments in Kosovo, by being committed to equal rights for women as well as building a bridge for peace and reconciliation in the region. The program will be selected by a group of artists and activists whose experience in arts and human rights is well recognized.

The truth is that for centuries women have struggled to be heard, writing books, making art and challenging the many restrictions on women’s lives. But their achievements have been repeatedly written out of history. Therefore this year we would like to challenge our audience with the question “What would happen if women had more power?!” aiming to promote and address the need of women in the decision-making processes either in personal or professional life.

The program of the festival will include but not limit to topics, such as human rights, women rights and feminism, sexual and reproductive health rights, transitional justice, peace-building, and reconciliation, LGBTQI rights, women empowerment, violence against women, gender-based violence, global and regional exchange success stories and many more.

To be part of the festival with your artistic work in any of the aforementioned disciplines we will inform you in time for the call for applications.

We hope that this situation caused by Covid-19 will pass as soon as possible and that normalcy will take place again in our daily lives. This cessation of all activities around the world and this emptiness that is increasingly taking place in our everyday life, let it serve as an opportunity to reflect and turn our body and mind to positive things that give meaning to our lives.

Let us love life, respect nature, help people in need, embrace human diversity, and be thankful to the universe for all the good things it offers us.

With respect,
FemArt Festival Team

FemArt 8 – Festivali Ndërkombëtar i Artisteve dhe Aktivisteve

Çka nëse gratë do të kishin më shumë fuqi?!

Festivali është një platformë për inicimin dhe prezantimin e ideve dhe krijimeve që sjellin përpara konceptet feministe dhe zhvillimet e tyre në Kosovë duke u angazhuar për të drejtat e barabarta të grave si dhe urë lidhëse për ndërtimin e paqes në rajon. Programi do të përzgjidhet nga një grup i artisteve dhe aktivisteve të cilat kanë përvojë në fusha të ndryshme të artit dhe të drejtave të njeriut.

Për çdo vit ne angazhojmë mbi dyqind gra artiste dhe aktiviste nga e gjithë bota që shfaqin punën e tyre kreative përmes shfaqjeve teatrale, filmave, dokumentarëve, leximeve skenike, arteve vizuale, ekspozitave, performancave në rrugë, koncerteve, promovime librash, ligjëratave, poezive, punëtorive, panele diskutimesh, konferenca dhe prezantime, murale dhe shumë forma të tjera arti.

E vërteta është se gratë kanë luftuar me shekuj të dëgjohen, shkruajnë libra, krijojnë art dhe të sfidojnë kufizimet e shumta në jetën e grave. Por arritjet e tyre në mënyrë të përsëritur janë përjashtuar nga historia. Prandaj këtë vit dëshirojmë ta sfidojmë audiencën tonë me pyetjen “Çka nëse gratë do të kishin më shumë fuqi?!” duke synuar promovimin dhe adresimin e nevojës së grave në proceset e vendimmarrjes qoftë në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale.

Programi i festivalit do të përfshijë tema të tilla si të drejtat e njeriut, të drejtat e grave dhe feminizmin, të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues, drejtësinë tranzicionale, ndërtimin e paqes dhe pajtimin, të drejtat e LGBTQI, fuqizimin e grave, dhunën ndaj grave, dhuna në baza gjinore, tregimet e suksesshme në shkëmbimet globale dhe rajonale e shumë të tjera.

Për të qenë pjesë e festivalit me punën tuaj artistike në ndonjërën nga disiplinat e lartpërmendura ne do t’ju informojmë me kohë për thirrjen për aplikim.

Urojmë që kjo situatë e shkaktuar nga Covid-19 të kalojë sa më parë dhe normaliteti të zë vend sërish në përditshmërinë tonë. Kjo ndalesë e të gjitha aktiviteteve në mbarë botën dhe kjo zbrazëtirë që po zen vend gjithnjë e më shumë në përditshmërinë tonë, le të na shërbejë si një mundësi për të reflektuar dhe për të kthyer trupin e mendjen tonë tek gjërat pozitive e që i japin kuptim jetës sonë. Ta duam jetën, ta respektojmë natyrën, ti ndihmojmë njerëzit në nevojë, ta përqafojmë diversitetin njerëzor dhe të jemi falënderues ndaj universin për të gjitha të mirat që na ofron.

Me respekt,
Ekipi i FemArt Festivalit