Edicioni 12-të i Festivalit FemArt do të mbahet nga 25-30 Shtator 2024.
Tema e këtij viti, “MOTËRZIMI: N’Kohë Lufte dhe Paqe,” feston lidhjen e pathyeshme të motërzimit përmes një përzierjeje të gjallë të artit dhe aktivizmit.
Nga baleti flamenko tek arti feminist, do të paraqiten performanca të fuqishme, shfaqje teatrore, koncerte, filma dokumentarë dhe të shkurtër, punëtori, ekspozita, konferencë, ngjarje rrjetëzimi dhe diskutime që kapërcejnë kufijtë dhe na bashkojnë të gjithëve. / KultPlus.com