Skip to main content

FemArt – International Festival of Artists and Activists

“SISTERHOOD: In Times of War and Peace”
25 – 30 September, 2024

 

In an era marked by relentless global suffering, advocating for SISTERHOOD in times of war becomes imperative for the pursuit of lasting PEACE.

The foundation of feminism is sisterhood. In times of war sisterhood leads us to triumph, and in times of peace paves the way for progress. It transcends boundaries of race, nationality, religion, and ideology. It is a bond forged in empathy, nurtured by compassion, and strengthened through collective action. Sisterhood compels us to see ourselves reflected in the struggles of others, to recognize their humanity as our own, and to stand in solidarity with them in their quest for justice and dignity.

The message of sisterhood resonates deeply with the mission of FemArt Festival. For more than a decade, FemArt has served as a platform for amplifying the voices of women and everyone regardless of identities, celebrating resilience and advocating for our rights. Art, activism, and dialogue embody our freedom, courage, and resistance against systematic oppression and violence.

Only through collective action, solidarity and shared struggle, we can rise freely from the ravages of war and oppression towards peace and love.

[ “We do not need guns and bombs to bring peace, we need love and compassion”, Mother Theresa ]

 

The time for action is now. Let’s rise through FemArt Festival to these challenges with courage and determination, knowing that united in our humanity, we have the power to transform the world and build a future of peace for generations to come. By nurturing sisterhood—empathy, compassion, and understanding—we can hope to heal the wounds of the past and forge a path towards a more just and peaceful future.

FemArt invites us to its 12th edition through “SISTERHOOD: In Times of War and Peace” to join together in solidarity with open minds and hearts.

 

Social networks:

Facebook page: https://www.facebook.com/FemartPrishtina/

Instagram: https://www.instagram.com/femartkosovo/

Youtube channel: https://www.youtube.com/channel/UC697mF5tzivxëJzYJQnE_Gg

FemArt – Festivali Ndërkombëtar i Artisteve dhe Aktivisteve

“MOTËRZIMI: n’Kohë Lufte dhe Paqe”

25 – 30 Shtator, 2024

 

Në kohën kur bota shënon vuajtje të njëpasnjëshme, thirrja MOTËRZIM në kohë lufte është domosdoshmëri për të siguruar PAQE.

Baza e feminizmit është motërzimi. Motërzimi në kohë lufte na bën fitimtarë, kurse në kohë paqe na siguron progres. Ajo i shpërbën kufijtë e racës, kombësisë, fesë dhe ideologjisë. Është një lidhje e krijuar në ndjeshmëri, e ushqyer nga empatia dhe e forcuar përmes veprimit kolektiv. Motërzimi na mundëson ta shohim veten të reflektuar në betejat e të tjerëve, të njohim humanizmin e tyre si tonin dhe të solidarizohemi në kërkim të drejtësisë dhe dinjitetit.

Mesazhi i motërzimit rezonon thellë me misionin e Festivalit FemArt. Për më shumë se një dekadë, FemArt ka shërbyer si një platformë për t’u dhënë zë grave dhe gjithësecilit/ës pavarësisht identiteve, duke festuar qëndrueshmërinë dhe duke avokuar për të drejtat tona. Arti, aktivizmi e dialogu janë liria, guximi e resiztenca jonë ndaj shtypjes, e dhunës sistematike. 

Vetëm përmes përpjekjes tonë kolektive, solidaritetit e luftës së përbashkët mund të ngritemi të lirë nga rrënojat e luftës dhe shtypjes, drejt paqes e dashurisë.

[ “Nuk na duhen armët dhe bombat që ta sjellim paqen, por dashuria e dhembshuria”, Nënë Tereza]

Koha për veprim është tani. Le të përballemi me përkushtim e vendosmëri përmes Festivalit FemArt, duke e ditur se të bashkuar në njerëzoren tonë, kemi fuqinë për të transformuar botën dhe për të ndërtuar një të ardhme në paqe për brezat që do të vijnë. Duke përqafuar motërzimin – empatinë, dhembshurinë dhe mirëkuptimin – mund të shpresojmë të shërojmë plagët e së kaluarës dhe të trasojmë rrugën drejt një të ardhmeje më të drejtë dhe paqësore.

FemArt na fton në edicionin e 12-të përmes “MOTËRZIMI: n’Kohë Lufte dhe Paqe” për t’u bashkuar në solidaritet me mendje e zemra të hapura.

Rrjetet sociale:

Facebook page:https://www.facebook.com/FemartPrishtina/

Instagram:https://www.instagram.com/femartkosovo/

Youtube channel: https://www.youtube.com/channel/UC697mF5tzivxëJzYJQnE_Gg