FEMART 7th Edition
Për herë të shtatë, Qendra për Art dhe Komunitet - Artpolis organizon Festivalin FemArt – Festivali ndërkombëtar i artisteve dhe aktivisteve, që do të mbahet në Prishtinë gjatë datave 10-16 Qershor, 2019.
Gjatë gjashtë edicioneve të kaluara, festivali i më i madh i kësaj natyre në rajon, i cili mbahet në Kosovë ka arritur të përmbushë qëllimin për të krijuar një atmosferë ku Artistet ndihen të mirëpritura për ta shfaqur artin e tyre, të frymëzuara për të adresuar të drejtat e njeriut si dhe të krijojë një platformë dinamike ku publiku mund të mësoj për problemet shoqërore me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat e Kosovës, si dhe aktivistet e artistet në rajon e më gjerë.
Read more
Moto e festivalit këtë vit është Me liri kundër marres duke i inkurajuar gratë të marrin pronësinë mbi jetët e tyre dhe në vendim-marrje, duke promovuar një jetë pa paragjykime e gjykime. Gratë vazhdimisht gjykohen dhe turpërohen nga shoqëria patriarkale, prandaj, përmes kësaj motoje ne kemi për qëllim të rrisim vetëdijen dhe të fuqizojmë gratë pa marrë parasysh përkatësinë etnike, sociale, raciale apo preferencave seksuale.
Edicioni i shtatë i Femart përkrahet nga Donatorët: Bashkimi Europian, Kvinna till Kvinna, Austrian Development Cooperation, UNFPA, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, Cfd, QKRMT, Unë e Du Kosovën, IPKO Foundation, UNWOMEN, Koalicioni K10, Hotel International Prishtina. Përkrahësit Institucional dhe medial: Glam Radio, Biblioteka Kombëtare e Kosovës- “Pjetër Bogdani”, Galeria Kombëtare e Kosovës, Muzeu i Kosovës, Teatri Oda, KultPlus, KTV, Menza Ramiz Sadiku.
Festivali Femart është pjesë e 20 aktiviteteve për përkujtimin e 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës, organizuar në bashkëpunim me komunën e Prishtinës.
Program
- Day 1 - Monday - 10.06.19
- Day 2 Tuesday - 11.06.19
- Day 3 - Wednesday - 12.06.19
- Day 4 - Thursday - 13.06.19
- Day 5 - Friday - 14.06.19
- Day 6 - Saturday - 15.06.19
- Day 7 - Sunday - 16.06.19