Skip to main content

Edicioni i dytë i festivalit Femart

Festivali Ndërkombëtar i Grave Artiste dhe Aktiviste

Edicioni i dytë i festivalit Femart u organizua në institucionin më të lartë kulturor në Kosovë - përkatësisht në Teatrin Kombëtar të Kosovës gjatë 27-31 maj, 2014. Edicioni i këtij viti ishte shumë i veçantë për faktin se janë financuar produksione premierë si: (shfaqje, ekspozita, promovime librash dhe botime) të artistëve të rinj dhe të talentuar të Kosovës dhe rajonalë me temat e seksualitetit, ballafaqimit me të kaluarën, dhuna kundër grave si dhe për Komunitetin LGBTQI. Programi i festivalit Femart ka përfshirë por duke mos u kufizuar me tema si: Të drejtat e njeriut, shëndeti riprodhues dhe seksualiteti, dhuna në baza gjinore, drejtësia tranzicionale në Ballkan, fuqizimi i grave, dhuna seksuale gjatë luftës, bashkëpunimi rajonal etj.

Lexo më shumë

Festivali gjithashtu u bë pjesë e nismës kombëtare për fondin e Solidaritetit për përmbytjet në rajon (Serbi, BeH dhe Kroaci) duke shitur çanta dhe bluza me logon e festivalit dhe duke mbledhur të gjitha fondet për fondin e solidaritetit. Përmbajtja e programit FemArt 2014: 1 Performancë -premierë, 2 lexime në skenë -premierë, 2 ekspozita, 2 punëtori, 1 promovim libri, 2 shfaqje teatrore, 2 koncerte, 5 filma të shkurtër, 5 filma dokumentarë, promovimi i Uebfaqes, prezantime dhe diskutime mbi aktivizmin dhe artin në rajoni, 1 lansimi i  faqeve në internet, 1 natë poezie dhe 5 ndeja. Gjatë pesë ditëve të festivalit, ishin mbi 150 artistë dhe aktivistë (gra dhe burra) nga Kosova, Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kanada dhe  Franca që u përfshinë përmes aktiviteteve dhe projekteve të tyre. Në festival morën pjesë: 2,000 njerëz.

From Our last edition

Femart

Through the Years

Have a look!
Femart Festival 7th Edition

Freedom vs Shame Program

Have a look!

Latest News

Raport SQ
February 23, 2024

RAPORTI NARRATIV – FEMART 11

RAPORTI NARRATIV – FEMART 11
Raport SQ
February 23, 2024

RAPORTI NARRATIV – FEMART 10

RAPORTI NARRATIV – FEMART 10
Blog
July 20, 2023

NJË NGJARJE PËR KOSOVËN, FESTIVALI FEMART DHE FEMINIZMI PËR TË “KALLUR TUTËN”

Nga Johanna Mertinz Më 15-21 Maj, 2023 në Prishtinë dhe Mitrovicë, Republika e Kosovës ka zënë vend edicioni i 11-të i festivalit të parë feminist në Ballkanin Perëndimor – “FemArt…

Programi

Hapja e festivalit

Performancë teatrore ”Trëndafilit n’Elbasan” – premierë

Nga Arta Gashi dhe Fikrete Miftari

Prezantim ”Në kujtim të Nënës”

Nga Besa Neziri Rugova – Dizajnere e modës dhe Saranda Bogujevci – Kuratore, Kosovë/Britani e Madhe/SHBA

Ekspozitë ”Kështu nuk vritet një grua”

Nga Suzana Varvarica Kuka and artists: Suzana Varvarica Kuka, Greta Dhaskali Lami /Shqipëri, Marta Zadrima /Mali i Zi dhe Gai le Japoni /Kanadë

Koktej dhe ndejë me muzikë

Nga Oda Haliti

Punëtori për punimin e bizhuterive ”Eksploro – Ëndërro – Zbulo”

Nga Nataša Ljubinkovič /Serbi

Promovim i librit dhe panel diskutimi: ”Momentet” - autore Anisa Ismajli

Paneliste Ilire Zajmi Rugova. Interpretojnë: Shengyl Ismajli, Armend Ismajli, Dardana Mehmeti dhe Fitore Broqi

Performancë teatrore: ”COMME MOI, LE PLAF” (Si unë, Piaf) /Maqedonia Veriore

Regjia: Nataša Poplavska, aktorja Elena Moshe, muzika FOLTIN, Producent Art Media dhe National Theatre Bitola

Ndejë dhe muzikë

Me Aoude Le Pape / Francë

Punëtori për punimin e bizhuterive ”Eksploro – Ëndërro – Zbulo”

Nga Nataša Ljubinkovič /Serbi

Prezantim special i filmave të shkurtër të regjisoreve kosovare

”Balcony” nga Lendita Zeqiraj, ”Rrobaqepësja” nga Arlinda Morina, ”Amel” nga More Raça, ”Ajo vjen në Pranverë” nga Antoneta Kastrati dhe ”Ne të tre” nga Blerta Basholli

Performancë teatrore: ”Nënat dhe bijat”

Nga regjisorja Rozi Kostani, Drejtoreshë artistike Suela Konjari, autor Aleksander Mardan, aktoret: Valina Muçolli dhe Egzona Ademi, Prodhuar nga Teatri i Metropolit /Shqipëri.

Ndejë dhe muzikë

Nga Agnes Nokshiqi

Punëtori: “Teatri shërues/Shërimi i Teatrit”

Nga Nataša Poplavska / Maqedonia Veriore

Përtej historisë: Lansimi i Webfaqes të Iniciativës Kosovare për Historinë Gojore; Prezantimi i pesë filmave të shkurtë

Nga Igballe Rogova /RRGK dhe Dr. Anna Di Lellio/ The New School US; Diskutim: Dr. Anna Di Lellio, Kaltrina Krasniqi – Regjisore dhe Nicole Fransworth / RRGK

Prezantim i filmave dokumentarë

Prezantim i filmave dokumentarë: Balkan Femmes Docs ”SEX” nga Kaltrina Krasniqi / Kosovë, ”SkaNdal” nga Elton Baxhaku & Erjona Cami /Shqipëri, ”Stigma” nga Blerta Zeqiri / Kosovë dhe ”Kockat e forta” nga Gordana Simonovič Veljekovič /Serbi.

Lexim skenik – premierë, autore dhe regjisore Arjeta Ajeti ”Ëndërr Amerikane apo Ankth Ballkanas”

Me aktorët/et: Arjeta Ajeti, Arben Kastrati, Rebeka Qena, Lulzim Bucolli, Arbnesha Grabovci Nixha, Fiona Gllavica, Florist Bajgora dhe Alban Zogaj.

Ndejë dhe muzikë

Me Lura Elezi / Shqipëri

Prezantime dhe diskutime “Aktivizmi dhe Arti në Rajon”

Me aktivistet nga Kosova, Serbia, Shqipëria dhe Bosnia e Herzegovina: CURE, AKT WOMEN, IMPULS, Dera e Hapur, Centar Za Pravnu Pomoc Ženama, Eliza Hoxha, RRGK

Ekspozitë & koncert “Kufijtë” nga Ana Čurćin – Act Women / Serbi

”Poezi feministe”

Selektuar nga Shpetim Selmani dhe Interpretueset: Safete Rogova, Melihate Qena dhe Vlora Nikqi

Ndejë me performancë muzikore

Nga Edona Vatoci – Piano, Vokal dhe Kitarë

Lexim skenik “Monologët e vaginës”

Autore Eve Ensler, Regjia: Burbuqe Berisha

Prezantim i filmit dokumentar “Ekskluzive:Krimi i padënuar që flet”

Nga Valdete Osmani / Shqipëri dhe këngës “Heshtja e këngës” nga Eliza Hoxha / Kosovë.

Koktej rasti dhe muzikë

Me Oda Haliti

Donors & Partners