
Puna e saj karakterizohet nga një kombinim i fizikalitetit të fuqishëm, humorit dhe rrëfimit personal, duke krijuar hapësira për reflektim dhe dialog mbi përvojat individuale dhe kolektive. Veprat e saj janë prezantuar në më shumë se 17 shtete në Evropë, Azi dhe Afrikë.
Evie është gjithashtu bashkëthemeluese e Dance House Lemesos dhe angazhohet në zhvillimin e komunitetit të kërcimit bashkëkohor përmes performancave, punëtorive dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare.

Poete, romanciere, autore novelash dhe esesh, ajo ka shkruar gjithashtu edhe skenarë filmi, mes të cilëve Yllka, një bashkëprodhim midis Shqipërisë dhe Zvicrës, ku Bessa ka interpretuar rolin kryesor. Ajo ka përkthyer nga shqipja në frengjisht romanin Shkrimtari të babait të saj, disidentit Mehmet Myftiu.
Ka botuar një libër me poezi në dy gjuhë, 11 libra në frëngjisht dhe 4 libra në shqip.
Libër në dy gjuhë: Des amis perdus / Miq të humbur libër poezish në dy gjuhë, Tiranë, Marin Barleti, 1994, ribotuar më 2009 dhe 2026.
Librat e botuar në shqip:
• Rrëfime nga vendet e harruara, roman, Tiranë, Marin Barleti, 2010.
• Drejt së pamundurës, tregime, Tiranë, Marin Barleti, 2012.
• Dashuri në kohën e komunizmit, ribotim roman, Tiranë, Botimet Barleti, 2026.
• Ditët e vetmisë, novelë, Tiranë, Botimet Dudaj, 2026.

Autore e trembëdhjetë librave. Poezitë e Zajmit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Fituese e çmimit Naji Naman Literary Merit Prize në Liban 2018, “Ventennale” në konkursin ndërkombëtar për poezi në Milano të Italisë, 2011, e çmimit të parë për poezi në manifestimin “Mitingu i Poezisë” edicioni i 49 në Gjakovë, 2013 etj.
Autore e gjashtë përmbledhjeve me poezi. Katër botuar në gjuhën shqipe, “Këmbanat e mëngjesit” 1991, “Baladë e bardhë” 2001, “Valsi i mesnatës” 2016, “Vjeshta është grua” 2020, “Amnesia ”2011, anglisht Portugali; “C’est a fin” 2014, në gjuhën frenge, Francë.
Autore e tre romaneve “Fashitja e ëndrrave rebele” 1996, “Era” 2014, ‘Një luftë e pakryer” 2019, dhe në gjuhën kroate “Saga o jednom nedovrsenom ratu”2023.
Autore e librit publicistik “Një tren për Bllacë” në bashkautorësi me gazetarin italian Filippo Landi, botuar në italisht në vitin 1999 në Itali.
Ky libër është përkthyer edhe në shqip dhe kroatisht.
Autore e librit nga fusha e gazetarisë “Pamjet televizive dhe realiteti”, 2014. Ka përkthyer nga italishtja, së bashku me Anton Nikë Berishën, "Pëshpëritjet e Hënës" të poetit Giuseppe Napolitano.
Pjesëmarrëse në festivale letrare ndërkombëtare dhe projekte të ndryshme kulturore. Zajmi është anëtare e Poetas del Mundo.

Gjatë viteve ka ndjekur formime të ndryshme në fushën juridike, menaxhimin e biznesit dhe gjuhët e huaja. Megjithatë, kërkimi i saj më i thellë ka qenë gjithmonë i lidhur me botën shpirtërore, psikologjike dhe kreative. Pikërisht aty shkrimi u bë për të një hapësirë lirie dhe një mënyrë për t’i dhënë zë asaj që ndien, përjeton dhe kupton nga jeta dhe njerëzit përreth saj.
Në librin e saj të dytë, “Eros i heshtur”, Aida Zherka mbledh copëza ndjenjash, kujtimesh dhe përjetimesh të shkruara në kohë të ndryshme.
Libri mban fjalë që fillimisht ia ka rrëfyer vetes e që tani zgjedh t’i ndajë me lexuesin.
Për të, ky libër është mbi të gjitha një dëshmi e dashurisë në shumë trajta të saj: dashurisë për veten, për tjetrin dhe për botën, një përpjekje për ta kuptuar jetën përmes ndjenjës dhe për ta kthyer atë në fjalë.

Të katërta e kanë shkruar së bashku shfaqjen “Motrat”. Temat e saj lidhen me çështje të rëndësishme nga jeta e tyre. Krijimi i kësaj shfaqjeje u hapi rrugë bisedave që ndoshta nuk do t’i kishin bërë kurrë ndryshe. Është një shfaqje e sinqertë, në të cilën ato shprehin dëshirat dhe pritshmëritë e tyre.


Së bashku me Sabina Kodrën formuan kompaninë ERAFILM PRODUCTION në vitin 2001. Roberti gjithashtu ka mbuluar role të shumta si producent, producent ekzekutiv dhe mbikëqyrës i prodhimit në bashkëprodhime të ndryshme ndërkombëtare.
Roberti bëri regjinë e filmit të tij të parë të shkurtër “LULEBORË“, duke marrë pjesë në 40 festivale filmi në të gjithë botën dhe duke marrë disa çmime si filmi më i mirë në Algarve, Portugali dhe aktori më i mirë mashkull në Tanger, Marok. “AGON” filmi i parë artistik i Robert Budinës, u shfaq në më shumë se 30 festivale në mbarë botën dhe u vlerësua si skenari më i mirë në SEE a PARIS.
Agon ishte përzgjedhja shqiptare për OSCARS në vitin 2014.
Filmi i dytë artistik i Robert Budinës, Streha Mes Reve pati premierën botërore në Festivalin e Filmit Tallinn Black Nights në Estoni, në Garën Zyrtare, Nëntor 2018. Ky film mori pjesë në shumë festivale të tjera në mbarë botën duke fituar çmime si, Çmimi Global Visual në Cinequest Film & Creativity Film Festival në San Jose, SHBA, Filmi më i mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit La Valletta, Maltë, Filmi më i mirë, Aktori më i Mirë, Aktorja më e Mirë në PriFilmFest, Kosovë, Muzika më e mirë dhe Miksi i zërit në Festivalin e Filmit Mediteranian Valencia, Spanjë. Streha Mes Reve është filmi i parë në gjuhën shqipe i shpërndarë në territoret gjermane për më shumë se gjashtë muaj, duke mbledhur rreth 20.000 spektatore, Shqipëri 5.000 spektatorë. Filmi u shfaq në Digitalb Albania, Tv Kombëtar Shqiptar RTSH dhe HBO.
Seriali KATORI I PUSHTETIT me skenar dhe regji nga Robert Budina në vitin 2022 u transmetua në televizionin më të madh kombëtar shqiptar KLAN, me një ndjekje mesatare të audiencës prej 35%.
Robert Budina është aktualisht në postproduksion të filmit të tij të tretë artistik Pikë Uji.

Formimi i saj akademik në Psikologji dhe Studime të Vetëdijes dhe Ëndrrave, së bashku me interesin për mitologjinë, natyrën dhe trupin, ka ndikuar në mënyrën se si ajo e zhvillon praktikën e saj artistike. Për më shumë se 20 vjet, ajo ka udhëhequr procese të shprehjes krijuese, nga festivalet dhe universitetet, deri te burgjet dhe kampet e refugjatëve.
Me prejardhje palestinezo-jordaneze dhe e lindur e rritur në Aman, Nasser ka jetuar për shumë vite në SHBA, përpara se të vendosej në jug të Holandës, ku kujdeset për bletët dhe kopshtin e saj. Ajo publikon rregullisht online në BintIbrahim.com.
Si artiste solo, Lana bën regji, koreografi, ndriçim dhe merret me kostumografinë e shfaqjeve të saj. Në “Bushtrën e Kananit” asaj i bashkohet kompozitori dhe muzikanti Antonio Alemanno (IT), multi-instrumentist që luan kontrabas, violonçel, oud, charango, daulle kornizë dhe sintetizatorë analogë. Ai është diplomuar në Akademinë Sibelius në programin Master për Muzikë Globale dhe ka performuar në më shumë se 20 vende, duke ndërthurur ngjyra dhe nuanca të ndryshme instrumentale.
Produksioni është bashkëprodhuar nga Fundamental Monodrama Festival, bashkëpunimi i të cilit me Lanën daton që nga viti 2011. Shfaqja u dha premierë në Fundamental në vitin 2025 dhe tani vjen në FemArt.
Më shumë për punën e tyre mund të gjeni këtu: LanaNasser.com | antonioalemanno.com

Pas publikimit të albumeve Memorie dal Futuro (2019) dhe Marocco Speed (2022), të dyja të publikuara nga Piccio Records, gjatë viteve 2023–2025 Leda kompozoi dhe interpretoi muzikën live për Don Chisciotte ad Ardere, një produksion bashkëkohor teatror nga Teatro delle Albe, i porositur nga Ravenna Festival.
Të dy albumet, si dhe kolona zanore e produksionit, u pritën mirë nga kritika muzikore dhe morën vëmendje të veçantë jashtë Italisë, veçanërisht në Francë.
Edhe pse Leda shpesh tërhiqet në studio ose në sallën e provave për të punuar në këngë të reja, forca e tyre e vërtetë qëndron në performancat live. Muzika e tyre është prezantuar në skena dhe festivale të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë SXSW në Austin, SIM São Paulo dhe Interrobang Film Festival në Iowa.
Sot, Leda qëndron në një hapësirë mes rrënjëve dhe transformimit, ndërsa punon për albumin e tretë. Projekti i ri bashkon kërkimin e vazhdueshëm të bendit mbi tingullin me përvojat e mbledhura gjatë viteve të fundit, duke hapur rrugën drejt mundësive dhe formave të reja muzikore.
Është një proces që i qaset së tashmes me vëmendje dhe vetëdije, duke eksploruar çështjet shoqërore dhe transformimet e kohës sonë përmes një muzike që kërkon, përmes dialogut dhe ndërthurjes së ndikimeve, mënyra të reja për ta interpretuar dhe portretizuar realitetin.



Zana Hoxha (e lindur në vitin 1981) është regjisore profesioniste teatri, themeluese dhe drejtore ekzekutive e Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, një organizatë që promovon artin dhe diversitetin përmes dialogut shoqëror dhe integrimit komunitar. Ajo ka krijuar mbi 30 shfaqje teatrale që janë prezantuar në teatrot më të mëdha në Kosovë, në rajonin e Ballkanit, Angli, Francw, Turqi dhe gjithashtu ka prezantuar punën e saj si artiste/aktiviste/trajnere në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e
Mesme dhe Afrikën e Veriut. Puna e saj është vlerësuar lartë dhe ka fituar disa çmime ndër vite: Shfaqja muzikore “Zgjimi i Pranverës” u shpërblye si shfaqja më e mirë për vitin 2020 nga Ministria e Kulturës së Kosovës, çmimi “Regjisorja më e Mirë” në festivalin “Teatri Shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, çmimi Grand Prix për shfaqjen më të mirë në edicionin e katërmbëdhjetë të ITF SkupiFestival 2020; Shfaqja “Gjuetaret e Artemidës” u shpërblye në Etno Fest 2020 me dy çmime, Shfaqja më e Mirë dhe Performanca më e Mirë, ndërsa shfaqja “Copë Copë” në Etno Fest 2019 fitoi dy çmime: Regjisorja më e Mirë dhe Aktorja më e Mirë. Zana ka qenë Drejtoreshë e Departamentit të Teatrit në festivalin SKENA UP gjatë viteve 2004-2011, Drejtore Artistike e Teatrit Profesionist gjatë viteve 2011-2014, si dhe themeluese dhe drejtore e organizatës ARTPOLIS dhe festivalit më të madh feminist në Ballkan për artiste dhe aktiviste, FEMART.
Ajo është përzgjedhur gjithashtu si pjesë e IVLP Alumna (Programi Ndërkombëtar për Vizitorë të Jashtëm në SHBA) dhe është fituese e shumë çmimeve për kontributin e saj si regjisore në Kosovë dhe rajon. Duke kombinuar artin dhe aktivizmin, ajo përdor teatrin si një mjet avokimi për të drejtat sociale, duke u fokusuar në ndërgjegjësimin për dhunën me bazë gjinore, të drejtat e njeriut dhe diversitetin.
Zana është Laureate e programit “Lideret e së Ardhmes” nga Ministria e Jashtme e Francës, për lidershipin e saj në barazinë gjinore, avokimin, përmirësimin social dhe të drejtat e grave.
Ajo është bursiste e Chevening dhe ka përfunduar masterin për Regji Teatri në LAMDA, Londër. Së fundmi, ajo ishte regjisore e shfaqjes teatrale “Revolt. She Said. Revolt Again” nga Alice Birch e cila u dha premiere dhe u prezentua në ORANGE TREE Theater në Richmond, Londër. Përveç kësaj, ajo drejtoi shfaqjen “Elektra”, një performancë e lindur nga bashkëpunimi mes Akademisë së Muzikës dhe Artit Dramatik në Londër (LAMDA) dhe Konservatorit të Athinës.
Gjatë vitit 2024 ajo ishte bashkëregjisore me Maja Mitic në shfaqjen teatrore “Gratë e Trojës”, teksa ka bërë dramaturgjinë e shfaqjes dans teatër “O Zot, O Zot, E Zoja Shpisë”.
Ajo është krenare që është pjesë e bordit të Rrjetit të Grave të Kosovës, ligjëruese dhe trajnere e specializuar në forum teatër, dhe mbështetëse e fuqizimit dhe emancipimit të aktivisteve gra.

• Anisa është një pianiste, mësuese e përkushtuar e pianos dhe një vokaliste e talentuar, e cila që nga fëmijëria ka ndërtuar një karrierë të konsoliduar në edukimin dhe performancën muzikore.
• Erhani, si një gitarist i pasionuar dhe me përvojë, sjell strukturën dhe ngrohtësinë ritmike që plotëson çdo interpretim të tyre.
Së bashku, ata performojnë në ngjarje të veçanta kulturore dhe festivale të rëndësishme duke sjellë një repertor të pasur që ndërthur zhanre të ndryshme me një stil elegant dhe autentik. Pasioni i tyre i përbashkët për muzikën shkëlqen në çdo paraqitje, duke i bërë një duo të pëlqyer dhe të kërkuar në skenën e muzikës live.

I biri i kompozitorit të njohur Enver Stafa dhe artistes Shahindere Berlajolli-Stafa, Astriti është marrë me muzikë që nga fëmijëria. Ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Fakultetin e Muzikës në Prishtinë dhe gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar me artistë, ansamble dhe institucione të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj.
Ai ka performuar në vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë, si dhe ka qenë pjesë e projekteve koncertale, teatrale, televizive dhe muzikore. Aktualisht është profesor në AAB dhe bashkëpunon me Filharmoninë e Kosovës, Ansamblin Nacional të Kosovës dhe projekte të ndryshme muzikore.

E lindur në Bruksel, nga prindër shqiptarë me origjinë nga Maqedonia, Ceylan është rritur e rrethuar nga kultura ballkanike. Nëna e saj i ka përcjellë pasionin për këngën dhe rrëfimin.
Përveç rrënjëve të saj muzikore shqiptare, ajo ka eksploruar ritmet afrikane, xhazin dhe muzikën botërore. Ka bashkëpunuar me muzikantë të skenës belge të xhazit dhe muzikës botërore.
Dashuria e saj për ritmin dhe groove-in pasqyrohet në kompozimet e saj. Tekstet e këngëve, kryesisht në shqip, por edhe në anglisht, frëngjisht dhe turqisht, zbulojnë një univers thellësisht personal.
“Zëri i Rrënjëve” - Një performancë intime që ndërthur koncertin dhe rrëfimin, e lindur nga përvoja ime personale, por që ka marrë një jehonë befasuese universale, duke kapërcyer kufijtë kulturorë. Shumë shpejt, ajo që nisi si një eksplorim personal u shndërrua në diçka universale, duke prekur njerëz me përvoja dhe prejardhje të ndryshme.
Këngët, të gjitha origjinale dhe kryesisht në shqip, ndërthurin ritmet ballkanike me tinguj bluzi dhe xhazi. Aranzhimet bashkëkohore janë krijuar në bashkëpunim me muzikantë nga Kosova. Janë muzikantë të zemrës, prania e të cilëve i jep më shumë thellësi dhe autenticitet rrëfimeve që ndaj në skenë.
Ceylan e fton publikun në një hapësirë intime, ku rrëfen për rrënjët, tabutë, frikën, kërkimin e lirisë dhe shumë më tepër për t’u zbuluar gjatë performancës.
“Kur rrëfimet e së kaluarës i bëjnë jehonë ndjenjave të së tashmes.”

Themeluar në shkurt të vitit 2026 në Prishtinë, Harmonius është një kor i pavarur i grave që bashkon gra të moshave dhe prejardhjeve të ndryshme përmes muzikës, harmonisë dhe shprehjes së përbashkët. Më shumë se një kor, Harmonius është një komunitet kreativ dhe fuqizues, i ndërtuar mbi miqësinë, mbështetjen dhe gëzimin e të kënduarit së bashku.
Me një repertor që ndërthur këngë shqipe, aranzhime bashkëkohore dhe muzikë botërore, kori promovon lidhjen, kulturën dhe fuqinë e zërit të grave. Nën drejtimin e dirigjentes dhe drejtoreshës artistike Adelinë Ndreca Kolaj, Harmonius vazhdon të rritet si një kolektiv artistik i ngrohtë dhe gjithëpërfshirës, i përkushtuar krijimit të përvojave muzikore me kuptim.
Si pjesë e aktivitetit të tij artistik në rritje, Harmonius mori pjesë edhe në festimin digjital të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, #kosovosingsfreedom250.
Përveç performancave dhe projekteve artistike, Harmonius synon të frymëzojë angazhimin në komunitet, fuqizimin e grave dhe dialogun ndërkulturor përmes muzikës. Kori beson se muzika ka fuqinë t’i bashkojë njerëzit, ta ruajë kulturën dhe të krijojë përvoja me kuptim.


Pjesëmarrëse në koncerte dhe projekte të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës, ndër të cilat është: “Himara International Festival”- në të cilin mbajti një recital së bashku me violisten Entela Qarkagjija dhe violinistin Endrit Mala. Po ashtu dhe angazhime si korepetitore në temë të diplomës në Fakultetin e Muzikës, në recitalin e duos harkore “EnenDuo”, në koncertin solistik të violistës Entela Qarkagjija dhe në koncerte korale me Korin e Fëmijëve dhe Korin e Grave “Okarina”.
Gjithashtu ka qenë pianiste në projekte teatrore, përfshirë “Три сестри и Наташа П.” e shfaqur në kuadër të festivalit FemArt dhe “Neurozat seksuale të prindërve tanë” e shfaqur në Teatrin kombëtar. Përpos skenës, Mjellma punon si mësimdhënëse e pianos në shkollën e artit dhe muzikës “Misbah and Friends. Që nga viti 2025, ajo është sekretare e jurisë në garën ndërkombëtare pianistike të Kosovës “Pianisti i Ri”.
Aktualisht, Mjellma është në përfundim të studimeve në Fakultetin e Arteve, në profilin Piano, nën udhëheqjen e pianistes dhe profesoreshës Lule Elezi.

Aktualisht, ajo është e angazhuar si aktore rezidente në Teatrin e Qytetit "Muharrem Qena" në Mitrovicë. Karriera e saj shtrihet brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës, duke bashkëpunuar me regjisorë dhe trupa të ndryshme teatrore.
Ka një përvojë të pasur në formate të ndryshme skenike, duke përfshirë shfaqjet për fëmijë, performancat fizike (dans teatër) dhe ato muzikore. Ndër projektet e saj më të rëndësishme vlen të përmenden shfaqjet e suksesshme si "Gratë Trojane" (e dhënë në teatrin e njohur La MaMa në New York), "Karnevalet e Korçës", (Teatri Kombëtar i Kosovës), "Totem dhe Tabu", (Artpolis), "Piknik", (Teatri Muharrem Qena).
Përtej aktrimit ,ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e edukimit të bazuar në teatër. Përmes trajnimeve dhe metodave të forum-teatrit, Qendresa punon rregullisht me grupmosha të ndryshme dhe komunitete të margjinalizuara, duke përdorur artin si mjet për ndryshim shoqëror. Ajo vlerësohet lart në komunitetin artistik për etikën e saj profesionale, aftësinë për t'u përshtatur në zhanre të ndryshme dhe përkushtimin total ndaj skenës.

Latifi është pjesë e Teatri Kombëtar i Kosovës, ku ka interpretuar role në produksione të ndryshme teatrore. Përvoja e saj artistike karakterizohet nga puna me regjisorë të ndryshëm, interpretimi i personazheve me karakteristika dhe psikologji të larmishme, si dhe angazhimi në projekte që ndërthurin teatrin, muzikën dhe performancën skenike.
Gjatë karrierës së saj ka interpretuar role të ndryshme në teatër dhe televizion, duke ndërtuar një profil artistik të dallueshëm për praninë skenike, ekspresivitetin dhe përkushtimin ndaj interpretimit.
Ndër angazhimet e saj të fundit teatrore është roli i Babete-s në dramën Biedermann dhe zjarrvënësit të Max Frisch-it.
Krahas aktrimit, Semira Latifi është aktive edhe në muzikë dhe në veprimtari të tjera artistike e kulturore.
Ngjarje

Mes kujtimeve, largësisë, trupit dhe shpirtit, vargjet rrëfejnë një grua që dashuron, rebelohet, thyhet dhe ngrihet përsëri. Një dialog me të shkuarën dhe me atë që mbetet e pathënë, deri te çasti kur dashuria për tjetrin i lë vend dashurisë për veten.
“Erosi i heshtur” nga Aida Zherka vjen në FemArt 14, më 27 Shtator në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, për të dëgjuar interpretime nga libri dhe për të ndjekur bashkëbisedimin e autores me moderatoren Ilire Zajmi.


Përmes akrobacisë, kërcimit ritmik me goditje të këmbëve, xhonglimit, manipulimit të sferës së kristaltë, “Can’t-Can’t” të famshëm francez dhe ndërveprimit të guximshëm me publikun, artistët ndërtojnë një rrëfim që e çon komedinë fizike, absurditetin dhe improvizimin deri në kufijtë e tyre.

Një i moshuar ju udhëheq nëpër një qytet të lashtë të rrënuar, drejt pemës së fundit që ende qëndron. Zaytoun - Ulliri është emri i saj.
Ajo mbart historitë e të parëve të saj dhe rrëfen historinë e llojit të vet. E rrënjosur në kujtimet e njerëzve dhe të vendit. E dëbuar, e shfrytëzuar dhe e përdhosur, por ende me farën e jetës brenda saj.

Për ta mbrojtur të birin, Aida hyn edhe më thellë në sistemin që e ka ndihmuar të ndërtojë. Por sa më shumë kërkon një rrugëdalje, aq më shumë përballet me pyetjen se ku mbaron mbrojtja e një nëne dhe ku fillon bashkëfajësia.
Një film për pushtetin, familjen, fajin dhe heshtjen që mban një sistem në këmbë.

“Në të vërtetë, nuk ndahemi kurrë nga asnjë dashuri, vetëm mësohemi të jetojmë pa të…”
Tre gra që jetojnë në mërgim kthehen në Shqipëri për të marrë pjesë në dasmën e një shoqeje të përbashkët. Një vonesë avioni i detyron të kalojnë gjithë natën në aeroport. Për ta kaluar kohën, secila rrëfen një histori dashurie nga Shqipëria e periudhës së komunizmit.
Dashuri të filluara, të ndërprera, të fshehura, të humbura. Histori njerëzish përballë një kohe kur edhe dashuria duhej të përballej me rregulla, frikë dhe kufizime.
“Dashuri në kohën e komunizmit”, i ribotuar këtë vit, vjen në FemArt 14 në një bisedë me shkrimtaren Bessa Myftiu, nën moderimin e Ilire Zajmit.

Në natën hapëse të Stacionit Kulturor, skena do të ndizet nga LEDA, bendi italian që sjell një mbrëmje plot energji, rock dhe tinguj alternative.
Nga rock-u te baladat pop/alternative, Leda na fton në një udhëtim muzikor mes së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes, me këngë nga albumet “Memorie dal Futuro” dhe “Marocco Speed”, si dhe me materiale të reja e të papublikuara.
Në skenë do të jenë Serena Abrami (vokal, sint, kitarë akustike), Enrico Vitali (kitarë, vokal), Fabrizio Baioni (bateri) dhe Giorgio Baioni (bas).
Ejani ta hapim bashkë një shtëpi të re për kulturën me muzikë, energji dhe momente që do të mbahen mend.
Leda live. Shihemi te Stacioni më 28 Shtator nga ora 22:30!

Çfarë ndodh kur katër motra vendosin ta sjellin familjen e tyre në skenë?
Të qeshura. Rrëfime. Kujtime. Dëshira. Kaos. Dhe ndoshta disa të vërteta që familjet zakonisht i mbajnë për vete.
Luna, Winter, Toulouse dhe Jules De Cock nga Belgjika guximshëm hapin derën e një bote intime dhe na ftojnë të hyjmë brenda historive të tyre përmes shfaqjes “Motrat”.
Ju mirëpresim më 27 shtator nga ora 18:00 në Teatrin Dodona.

“KURRË VETËM UNË” nga Evie Demetriou është një solo performancë intime, e fuqishme dhe plot energji, që sjell në skenë përvojat e një gruaje, në rolet e saj si grua, nënë dhe bijë. Përmes fizikalitetit, humorit dhe rrëfimit personal, Evie eksploron cenueshmërinë, forcën, fajin dhe gëzimin, duke e kthyer përvojën personale në një reflektim më të gjerë mbi jetën e grave.
Ejani ta përjetoni nga afër këtë performancë, më 28 Shtator, nga ora 17:00–17:45, në Teatrin Dodona në Prishtinë.

Më 29 Shtator nga ora 20:30 bëhuni gati për një përjetim unik teatror me “KARROCË N’AJR” në qendrën kulturore Serpentine në Fshatin Kukaj.
Me regji të Ilirjana Arifit dhe dramaturgji nga Arta Arifi “KARROCË N’AJR” sjell udhëtimin e një babai dhe të birit të tij drejt një rrugëtimi të gjatë. Rruga e tyre ndryshon rrënjësisht kur hasin trupin e një të vrari të panjohur.
Vendimi i babait për t’i dhënë identitet dhe dinjitet të vdekurit i çon të dy në një rrugëtim përmes kujtesës, humbjes, përgjegjësisë dhe marrëdhënies së tyre me njëri-tjetrin.

Më shumë se dy dekada më vonë, kur shikoj prapa, e kuptoj se shumë nga rrugët që kemi ndjekur kanë filluar pikërisht aty; me një pyetje, me një guxim të vogël për të provuar diçka të re dhe me besimin se ia vlen të ecësh edhe kur nuk e di me saktësi se çfarë të pret përpara.
Sivjet shënojmë edicionin e 14-të të FemArt-it. Përgjatë këtyre viteve, festivali është bërë një hapësirë ku qindra gra artiste, aktiviste dhe profesioniste të kulturës janë takuar, kanë krijuar, kanë ndarë përvojat e tyre dhe kanë gjetur solidaritet. Në ditë të lehta e të vështira, FemArt ka vazhduar të jetë një vend ku mund të imagjinojmë ndryshe dhe të besojmë se arti mund të hapë rrugë të reja.
Sot, sërish, jemi afër një rrugëtimi të ri. FemArt 14 na gjen duke hapur dyert e Stacionit Kulturor, shtëpisë së re të Artpolis-it. Ndoshta nuk mund të ketë vend më të përshtatshëm për ta nisur këtë kapitull sesa ky edicion që na fton të “Përqafojmë të Panjohurën.”
Ta përqafosh të panjohurën do të thotë të kesh kureshtjen për të pyetur, guximin për të provuar dhe besimin për të ecur përpara edhe kur rruga nuk është ende e qartë. Kjo ka qenë, në një mënyrë, edhe historia jonë.
Artpolis-i nisi nga një ëndërr që atëherë dukej e madhe. FemArt-i u rrit nga nevoja për të krijuar një hapësirë të përbashkët për gratë. E me Stacionin Kulturor, po ndërtojmë një shtëpi të re ku këto rrugë mund të takohen, por edhe mund të nisin shumë të tjera.
Shpresoj që Stacioni të jetë një hapësirë që do të mbushet me ide, art, miqësi dhe bashkëpunime. Një vend ku dikush do të hyjë për herë të parë në teatër, dikush tjetër do të krijojë veprën e parë, aty ku do të lindin biseda që nuk i kishim planifikuar dhe bashkëpunime që sot ende nuk i njohim.
Sepse kjo është bukuria e së panjohurës; nuk na premton një rrugë të gatshme, por na jep mundësinë ta ndërtojmë së bashku atë.
Prandaj, këtë vit, ju ftoj të vini me ne në këtë fillim të ri. Të takojmë të panjohurën me kureshtje, me guxim dhe me dëshirën për të imagjinuar atë që ende nuk ekziston.
Le ta bëjmë edhe këtë rrugëtim së bashku. Me guxim e me kureshtje për të panjohurën.
Zana Hoxha
Themeluese dhe Drejtore e Artpolis dhe Festivalit FemArt.

Ekspozita ndalon në katër momente kyçe;
• Marshimin e grave me qirinj “Thirrje për Paqe” në qendër të Prishtinës, me datën 1 mars, pas masakrave nga forcat serbe në Çirez dhe Likoshan.
• Më 8 mars, gratë me fleta të bardha marshojnë në mënyrë simbolike para zyrës informative amerikane, pas masakrës së Familjes Jashari në Prekaz.
• Marshimi “Bukë për Drenicën” më 16 mars, pas rrethimit ushtarak të Drenicës.
• Si dhe protestën e 23 marsit “Divorcimi Paqësor”.
Muaji mars dhe jo vetëm, sjell në fokus një moment të rëndësishëm në historinë e Kosovës së viteve të 90-ta, në dy perspektiva, nga ajo gjinore ku gratë luajnë një rol të rëndësishëm në lëvizjen shoqërore, dhe e dyta me protestat e grave si akt rezistence.
Ekspozita është me fotografi origjinale nga Eliza Hoxha, atë kohë fotoreportere në Zëri Javor, dhe vjen e koncpetuar dhe kuruar nga vet ajo.
Ekspozita është një moment reflektimi e falënderimi për aktivizmin e grave në vitet e 90-ta, dhe do të përcjellet me një panel diskutimi pikërisht në këtë temë me aktivistet Igo Rogova, Vjosa Dobruna dhe Eliza Hoxha, dhe do të moderohet nga Valdete Idrizi.
Ju mirëpresim më 29 Shtator nga ora 13:00 te Stacioni Kulturor.

Kosovë, 1990. Pas një sërë ngjarjesh, Era dhe familja e saj detyrohen të largohen nga Prishtina dhe të zhvendosen në fshatin e gjyshes së saj. Ajo lë pas miqtë, të dashurin dhe jetën që njeh, për t’u përballur me një realitet të ri dhe rregullat e një bote tjetër.
Gjithçka ndryshon kur Era takon Fatosin, i cili ndihmon njerëzit të largohen ilegalisht nga vendi. Për të, ai duket si një mundësi për t’u arratisur. Por, a është vërtet rruga që kërkon?
“ERA” është një film për një vajzë që kërkon të gjejë zërin e saj dhe të luftojë për të drejtën për të zgjedhur vetë të ardhmen e saj.
Regjia dhe skenari: Parta Kelmendi
Luajnë: Zana Berisha, Alban Ukaj, Irena Aliu, Armend Smajli, Maylinda Kosumoviq, Melihate Qena.
Ju mirëpresim më 29 Shtator nga ora 18:00 në Kino Armata.

Me këtë fjali hapet bota e “Kabare 1999”, një shfaqje muzikore që e zhvendos rrëfimin nga Berlini i viteve ’30 në Prishtinën e 1999-ës, një qytet i sapo dalë nga lufta dhe që po mëson të jetojë përsëri mes shpresës, lodhjes dhe dëshirës për jetë.
Regjisorja Zana Hoxha krijon një hapësirë ku realiteti dhe performanca ndërthuren, ku jeta luhet si spektakël, ndërsa traumën dhe mungesën e njerëzve nuk mund ta fshehësh pas dritave dhe muzikës.
“Klub Europa” është flluska e “lumturisë”, e jetës pa probleme, e lirisë “së plotë” në shndritjen e dritave dhe magjinë e muzikës së pafundme. Aty ku jeta është qejf e plot ngjyra.
Ju mirëpresim më 30 Shtator nga ora 20:00 te Stacioni Kulturor, se “jeta është Kabare”.

Çfarë po dështojmë të bëjmë për t’i mbrojtur gratë para se të jetë tepër vonë? Ku po dështojnë institucionet dhe çfarë duhet të ndryshojë për të parandaluar femicidin?
Në kuadër të FemArt 14, Artpolis sjell një diskutim mbi femicidin, përgjegjësinë institucionale dhe drejtësinë, me zëra nga fusha e drejtësisë, aktivizmit, gazetarisë dhe shoqërisë civile.
Paneliste: Gresa Caka, Adelina Berisha, Arrita Rezniqi dhe Adelina Ahmeti
Moderatore: Dr. Ariana Qosaj-Mustafa, e cila do të prezantojë edhe raportin “Thyerja e Ciklit të Pandëshkueshmërisë në Kosovë: Drejt një Përkufizimi Ligjor të Femicidit në Kosovë”.
Ejani më 30 shtator, nga ora 11:00, në Institutin Francez, për të folur, reflektuar dhe së bashku për t’i thënë jo femicidit.

Çfarë po dështojmë të bëjmë për t’i mbrojtur gratë para se të jetë tepër vonë? Ku po dështojnë institucionet dhe çfarë duhet të ndryshojë për të parandaluar femicidin?
Në kuadër të FemArt 14, Artpolis sjell një diskutim mbi femicidin, përgjegjësinë institucionale dhe drejtësinë, me zëra nga fusha e drejtësisë, aktivizmit, gazetarisë dhe shoqërisë civile.
Paneliste: Gresa Caka, Adelina Berisha, Arrita Rezniqi dhe Adelina Ahmeti
Moderatore: Dr. Ariana Qosaj-Mustafa, e cila do të prezantojë edhe raportin “Thyerja e Ciklit të Pandëshkueshmërisë në Kosovë: Drejt një Përkufizimi Ligjor të Femicidit në Kosovë”.
Ejani më 30 shtator, nga ora 11:00, në Institutin Francez, për të folur, reflektuar dhe së bashku për t’i thënë jo femicidit.
Programi
Dita 1 – 25.09.2026
HAPJA E FEMART 14 / KOKTEJ RASTI / SHFAQJE CIRKU “CABARET biZ’arT” / Francë
Krijuar nga: Cirk biZ’arT / Kasti: Jonah Katz, Laurie Roger, Remy Bombled / Ndriçimi dhe teknika: MagniFX / Producent / Menaxher: Jonah Katz / Produksioni: Cirk biZ’arT
20:00 – 21:00
Teatri Dodona, Prishtinë
Dita 2 – 26.09.2026
PUNËTORIA “LIDHJET QË NA MBAJNË” / Belgjikë
Trajnere: Luna De Cock, Winter De Cock, Toulouse De Cock, Jules De Cock
10:00 – 14:00
Qendra Barabar, Prishtinë
PUNËTORIA DHE DISKUTIMI “SIGURIA E GRAVE”
E ftuar speciale – folëse: Priscillia Routier-Trillard, themeluese e aplikacionit Sorority / Trajnere: Émeline Blandin, Zëvendësdrejtore e Institutit Francez në Kosovë
11:00 - 13:00
Instituti Francez, Prishtinë
PUNËTORIA “ZBULO KLOUNIN TËND TË BRENDSHËM” NGA CIRK biZ’arT / Francë
Trajnerë: Jonah Katz, Laurie Roger, Rémy Bombled
15:00–17:00
Qendra Barabar, Prishtinë
SHFAQJA TEATRORE “ARTI I TË JETUARIT: AKTI I VRASJES” / Slloveni
Krijuar dhe interpretuar nga: Barbara Kukovec, Katarina Stegnar, Urška Brodar / Video: Vid Hajnšek / Foto: Andrej Firm / Dizajni i kostumeve dhe hapësirës skenike: Meta Grgurevič, Olja Grubić / Muzika dhe zëri: Dead Tongues / Dizajni i ndriçimit: Borut Bučinel / Përgjegjëse për rekuizitat skenike: Tina Krajnc / Bashkëproduksioni: Mladinsko Theatre, Rizoma Institute dhe City of Women
20:00 – 21:15
Teatri Dodona, Prishtinë
Dita 3 – 27.09.2026
TAKIMI I AKTIVISTEVE “GRATË NDËRTOJNË PAQEN”
Paneliste: Dzeneta Agoviç, Iliriana Islami, Erblina Luma / Moderatore dhe prezantuese e raportit: Prof. Vjollca Krasniqi
11:00–13:00
Amfiteatri i Vogël, Biblioteka Kombëtare e Kosovës
PROMOVIM I LIBRIT “DASHURI NË KOHËN E KOMUNIZMIT” NGA BESSA MYFTIU / Shqipëri, Zvicër
Moderatore: Ilire Zajmi
13:00–14:00
Amfiteatri i Madh, Biblioteka Kombëtare e Kosovës
PROMOVIM I LIBRIT “EROS I HESHTUR” NGA AIDA ZHERKA / Kosovë
Moderatore: Ilire Zajmi
14:00 - 15:00
Amfiteatri i Madh, Biblioteka Kombëtare e Kosovës
SHFAQJA TEATRORE “MOTRAT” / Belgjikë
Performuese dhe krijuese: Luna De Cock, Winter De Cock, Toulouse De Cock, Jules De Cock / Dizajn i ndriçimit: Floris Xhenseval / Producentë: Timon Kouloumpis, Winter De Cock
18:00 – 19:00
Teatri Dodona, Prishtinë
FILMI “PIKË UJI” / Shqipëri
Regjisor: Robert Budina / Skenari: Robert Budina, Doruntina Basha, Ajola Daja / Aktorët: Gresa Pallaska, Arben Bajraktaraj, Adem Karaga / Prodhuar nga: Erafilm, Avanpost
20:00 – 21:30
Kino Armata, Prishtinë
Dita 4 – 28.09.2026
PUNËTORIA “FRYMËMARRJA DHE ZËRI: BAZAT E SHPREHJES VOKALE” / Luksemburg
Mentor: Steve Karier
10:00–12:00
Salla B, Teatri Dodona, Prishtinë
PERFORMANCË “KURRË VETËM UNË” / Qipro
Koreografia dhe performanca nga: Evie Demetriou / Dramaturgjia: Georgina Kakoudaki / Këshillimi artistik: Tabea Martin / Dizajni i ndriçimit: Aleksandar Jotovik / Bashkëpunëtor artistik: Mihalis Papamichael / Trajnere vokale: Cathryn Robson / Stilizimi: Kristia Michaelidou / Fotograf: Pavlos Vrionides
17:00 – 17:45
Teatri Dodona, Prishtinë
MBRËMJE E VEÇANTË Hapja e Stacionit Kulturor Koktej rasti
20:00 – 21:00
Stacioni Kulturor, Prishtinë
DANS TEATËR “BUSHTRA E KANAANIT” / Luksemburg
Krijuar dhe interpretuar nga: Lana Nasser / Kasti: Lana Nasser dhe Antonio Alemanno / Video: Bianca Blesching / Fotografitë promovuese: Cees Rullens / Produksioni: Aat Creations & Fundamental Monodrama Festival
21:00 – 21:50
Stacioni Kulturor, Prishtinë
LEDA – KONCERT ALT-ROCK / Itali
Serena Abrami: vokaliste, sint dhe kitarë akustike / Enrico Vitali: kitarë dhe vokalist shoqërues / Fabrizio Baioni: bateri / Giorgio Baioni: bas kitarë
22:30 – 23:45
Stacioni Kulturor, Prishtinë
Dita 5 – 29.09.2026
PUNËTORIA “NDRYSHIMI I FORMËS: TRUPI SI INSTRUMENT” / Luksemburg
Trajnere: Lana Nasser
10:00 – 12:00
Amfiteatri i Fakultetit të Arteve, Prishtinë
EKSPOZITA “FemMarch 1998” NGA ELIZA HOXHA DHE PANEL DISKUTIMI / Kosovë
Kuratore: Eliza Hoxha / Paneliste: Igo Rogova, Vjosa Dobruna, Eliza Hoxha / Moderatore: Valdete Idrizi / Instalues: Skender Xhukolli
13:00–15:00
Stacioni Kulturor, Prishtinë
FILMI “ERA” / Kosovë
Regjia dhe Skenari: Parta Kelmendi / Kasti: Zana Berisha, Alban Ukaj, Irena Aliu, Armend Smajli, Maylinda Kosumoviq, Melihate Qena / Drejtor i fotografisë: Naum Doksevski / Dizajni i skenografisë: Kiril Spaseski / Montazhi: Mihail Dimitrov / Dizajni i kostumeve: Enkeleda Shatri / Dizajni i zërit: Labinot Sponca / Producentë: Afërdita Saraçini Kelmendi, Marija Dimitrova, Belma Bajrami / Produksioni: RTV21 / Nam Creative / List Production
18:00 – 19:30
Kino Armata, Prishtinë
SHFAQJA TEATRORE “KARROCË N’AJR” / Kosovë
Autore: Arta Arifi / Regjia: Ilirjana Arifi / Aktorët: Mensur Safqiu, Andi Bajgora, Shpëtim Selmani, Qëndresa Loki, Igballe Qena, Albana Gashi / Muzika & Kompozimi: Memli Kelmendi / Soprano: Kaltrina Miftari / Bas: Dior Morina / Balerinat: Jeta Musolli, Aulone Nuhiu, Luljeta Ademi / Kostumet: Njomza Luci / Skenografia: Serpentine / Mjeshtër i dritave: Skënder Latifi, Albert Gashi
20:30 - 21:45
Serpentine Cultural Space, Fshati Kukaj, Prishtinë
Dita 6 – 30.06.2026
PANEL DISKUTIMI “GRATË NUK VDESIN, ATO VRITEN: FEMICIDI DHE DREJTËSIA” / Kosovë
Paneliste: Gresa Caka / Avokate dhe ish-Kryetare e Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës, Adelina Berisha / Drejtore e Programit për Adresimin e Dhunës me Bazë Gjinore, Arrita Rezniqi / Udhëheqëse e Qendrës për Ndihmë Juridike Falas në IKD Adelina Ahmeti, gazetare / Moderatore dhe prezantuese e raportit: Dr. Ariana Qosaj-Mustafa, Ligjëruese e jashtme në RIT Kosova
11:00 – 13:00
Instituti Francez, Prishtinë
SHFAQJA TEATRORE “KABARE 1999” / Kosovë
Sipas: Joe Masteroff / Dramatizimi dhe Regjia: Zana Hoxha / Aktorë: Kushtrim Qerimi, Semira Latifi, Edon Shileku, Aurita Agushi, Ali Demi, Safete Mustafa Baftiu, Gëzim Bucolli, Gani Rrahmani, Mejreme Berisha, Blend Arifi / Muzika origjinale dhe këngët: John Kander, Fred Ebb / Orkestrues: Liburn Jupolli / Muzikantë: Roland Masurica, Premtim Selimi, Ndriqim Bajrami / Kërcimtare: Aulonë Nuhiu, Jeta Musolli / Drejtor artistik: Erson Zymberi / Skenograf: Bekim Korça / Koreograf: Sead Vuniqi / Kostumografe: Yllka Brada / Dizajni i ndriçimit: Burim Baftiu / Asistente e kostumografisë: Qendresa Isufi / Asistent i regjisurës: Flamur Ahmeti / Organizator: Dhurim Ismaili – Dajki / Përkthimi: Erzë Uka / Tonist: Alban Limoni / Rrobaqepëse: Kledia Kurtalani / Teknikë skene: Mejdi Hoti, Fehmi Hoti, Haki Aliu, Selami Hoti / Rekuiziterë: Suad Berisha, Artan Limoni / Teknik i ndriçimit: Xhabir Bilalli / Grimi: Minka Fejzullahu / Fotograf: Rilind Beqa / Bashkëproduksioni: Teatri i Gjilanit dhe Artpolis
20:00 - 21:40
Stacioni Kulturor, Prishtinë
MBYLLJA E FEMART 14 KONCERT NGA “MIQTË DHE MIKESHAT E FEMART-it”
Performojnë: Anisa Suhodolli, Astrit Stafai, Ceylan Taçi, Erhan Mujka, Ilir Bajri, Kori i Grave “Harmonius”, Mjellma Ibrahimi, Qendresa Kajtazi, Semira Latifi.
22:30 – 23:30
Stacioni Kulturor, Prishtinë
Nga edicioni ynë i kaluar
Lajmet e fundit

Zana Hoxha

Donarta Limanaj

Venera Ismaili

Elira Lluka

Berat Bajrami

Arbnora Kajtazi

Drilona Hamiti

Albana Gashi

Rukie Gashi

Blerza Krasniqi

Anda Fejza

Adelina Berisha

Lina Rexhepi

Arkena Rusinovci

Amant Rusinovci

Andi Haziri

Klea Kuqi

Ana Agushi

Suela Hamiti

Glorioza Shala
Organizuar nga:
Donatorë, Sponsorë dhe Partnerë



































