E Patrembur
Edicioni i 5-të i festivalit FemArt
Edicioni i 5-të i festivalit FemArt u mbajt gjatë periudhës 25-31 Maj, 2017 (7 ditë) në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut. Motoja e festivalit për këtë vit ishte I/E PATREMBUR, duke inkurajuar qëndrueshmëri dhe solidaritet me gratë dhe burrat të cilëve iu shkelen të drejtat në bazë të etnitetit, qëndrimit shoqëror, racës dhe preferencave seksuale. Programi i festivalit përfshinte, por jo i kufizuar, me temat: të drejtat e njeriut, të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues, paqja dhe drejtësia tranzicionale, të drejtat LGBTQI, fuqizimi i grave dhe vajzave, shkëmbimi i përvojave të suksesshme në rajon dhe në botë, dhuna në baza gjinore e shumë të tjera. Festivali paraqiti krijime origjinale artistike të krijuara nga gratë nga Kosova, rajoni dhe mbarë bota duke shfaqur 5 shfaqje teatrore, 1 shfaqje e vallëzimit, 15 filma artistik, 2 filma dokumentar, 1 performancë e rrugës, 1 takim me poeten, 1 përballje poetike, 1 komedi Stand-Up, 7 koncerte muzikore, 1 Yoga dhe sesion meditues, 3 ekspozita, 1 instalacion artistik, 2 prezantime, 7 panele dikutimi, 1 Forum dhe 7 punëtori.
Lexo më shumë
Programi i festivalit përfshinte, por jo i kufizuar, me temat: të drejtat e njeriut, të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues, paqja dhe drejtësia tranzicionale, të drejtat LGBTQI, fuqizimi i grave dhe vajzave, shkëmbimi i përvojave të suksesshme në rajon dhe në botë, dhuna në baza gjinore e shumë të tjera. Të gjitha këto ngjarje të fuqishme dhe frymëzuese u zhvilluan në më shumë se 12 lokacione dhe 2 qytete të Kosovës, në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut: Teatri Oda, Teatri Dodona, EUICC, JCoders Academy, Monet Arts & Books Gallery, Bunkeri i Ulpianës, Amfiteatri i Universitetit të Prishtinës, Parku Germia, Sheshi Nënë Tereza, Termokiss, EUICC – Mitrovica e Veriut, Qendra e Mësimeve në kuartin Rom – Mitrovica e Veriut dhe Prestige Caffe. Gjatë këtyre shtatë ditëve festivalin e përshkuan mbi 100 artiste/artistë dhe aktiviste/aktivistë (gra dhe burra) nga Kosova, Shqipëria, Italia, Franca, Rumania, Bullgaria, Belgjika, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosna e Hercegovina, Kroacia, Ukraina, SHBA, Izraeli, Anglia, Jordania, të cilët u përfshinë përmes aktiviteteve dhe projekteve të tyre. Si çdo vit rreth 20 vullnetarë/e nga gruper dhe komunitetet e ndryshme u bënë pjesë e festivalit të cilët me punën dhe përvojën e fituar ngritën kapacitetet e tyre për menaxhimin kulturor.
Programi
- Dita 1 E enjte - 25.05.17
- Dita 2 E Premte - 26.05.17
- Dita 3 E Shtunë - 27.05.17
- Dita 4 E Diell - 28.05.17
- Dita 5 E Hënë - 29.05.17
- Dita 6 E Martë - 30.05.17
- Dita 7 E Mërkur