https://www.gazetaexpress.com/
Edicioni i 12-të i Festivalit FemArt këtë vit do të mbahet nga 25-30 Shtator 2024.
Tema e këtij viti, “MOTËRZIMI: N’Kohë Lufte dhe Paqe,” feston lidhjen e pathyeshme të motërzimit përmes një përzierjeje të gjallë të artit dhe aktivizmit.
Nga baleti flamenko tek arti feminist, pjesë e këtij edicioni do të jenë performancat, shfaqjet teatrore, koncertet, filmat dokumentarë dhe të shkurtër, punëtori, ekspozita, konferencë, ngjarje rrjetëzimi dhe diskutime që kapërcejnë kufijtë dhe na bashkojnë të gjithëve.