Skip to main content
FemArt 9
01-06 Tetor, 2021
Prishtinë, Republika e Kosovës
Hej, F… Seksizmit, edhe tung
Seksizmi dhe shtypja kanë qenë këtu për një kohë të gjatë tashmë, dhe padyshim që nuk ka qenë një kohë e këndshme. Ne jemi këtu për të qëndruar, kështu që “F… Seksizmit”. Ne besojmë në barazi në mes njerëzve.
Artistë/e dhe aktivistë/e nga komunitetet lokale dhe ndërkombëtare do të mblidhen për të provokuar, frymëzuar dhe sfiduar në çdo mënyrë të mundshme realitetet aktuale seksiste. Nga shfaqjet, poezitë dhe vallëzimet, diskutimet dhe konferencat, deri në neja dhe rebelime, ne do të trajtojmë të drejtat e grave si të drejta të njeriut.
Këtë vjeshtë, gjatë ditëve tona të FemArt 9 më 01-06 Tetor, 2021 me ndihmën e të gjithë aktivisteve dhe artisteve feministe, ne do të demonstrojmë fuqinë e veprimit kolektiv, mendimit kritik dhe rebelimit krijues. Përgatituni të shihni shfaqje, ekspozita, kërcime dhe këngë, panele diskutimi, podkaste përmes të cilave do të dekonstruktojmë seksizmin në të gjitha format e tij dhe do të mendojmë përmes veprimeve dhe mosveprimeve drejt një jete të barabartë për të gjithë, pavarësisht dallimeve tona si njerëz.
Hej, prapë F… Seksizmit, edhe kalofsh mirë!
FemArt 9 përkrahet nga:
Donatorët: Bashkimi Europian, Koalicioni i Kosovës për Pajtim, Ambasada e Suedisë në Kosovë/Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar – Sida, Humanrightivism, Fondi për Zhvillim Komunitar – CDF, Kvinna till Kvinna, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, UNFPA, Cfd, Agjencia për Barazi Gjinore, Ambasada Austriake, Ambasada Franceze, Koalicioni K10, KCSF, SDC
Përkrahësit Institucional dhe medial: Teatri Kombetar i Kosovës, Kuvendi i Kosovës, KultPlus, Pallati i Rinisë, Teatri Dodona, Teatri Oda, Fakulteti i Arteve – Universiteti i Prishtinës, Art Motion, Selman Networks, Dukagjini, mik-mik, Blue Taxi, Trosha.