Skip to main content

NJERIU I TEPËRT– NJË RE ASGJËJE

Blog nga Ivana Bilić

Mbërrijmë në Teatrin Oda, i vendosur rrëzë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve. Shumë njerëz presin përpara. Kjo është e çuditshme. Shfaqja duhet të kishte filluar tashmë. Është trupa e aktorëve Artpolis, të gjithë të veshur me kostume të përsosura zi e bardhë, me jelekë e shalle beli, së bashku burra dhe gra, me detaje të kuqe flakë në karficat, shallet dhe dorezat e tyre. Na bëjnë një hyrje në shqip. Krejt papritur, në anën e djathtë të arkitekturës brutaliste të Boros dhe Ramizit, përballë perëndimit të diellit, me fustane balloje të kuqe dhe kostume aktorët e trupës izraelite zbresin nga shkallët e Pallatit. Hyjmë të gjithë së bashku në Oda, përcjellë nga një ninullë nga trupa artistike e Artpolis. Sapo arrijmë në holl, është një grua në gjumë, duke gërhitur fort. Në të djathtë, një projeksion i një burri pa fytyrë që pi duhan. Më kujton surrealistin belg René Magritte.

 

“Njerëzit nuk e vlerësojnë mjaftueshëm monotoninë.”

Në skenë gjithçka është e kuqe. Një re e përjetshme mbi kokat e disa njerëzve, të ulur rehat në karriget e tyre, të gjithë shumë ngadalë duke bërë disa gjëra në dukje të mërzitshme. Ata marrin kohën e tyre. Një grua qëndis, një burrë lexon poezi, një tjetër mërzitet, duke marrë një sy gjumë. Na duhet pak kohë për të kuptuar se çfarë po ndodh këtu. Bëhet fjalë pikërisht për dembelizmin. Për të bërë diçka nesër që mund të bëjmë tani: “a mund ta vendosim ditën e sotit nesër poashtu?”. Gjatë gjithë shfaqjes dëgjojmë pyetje të ndryshme nga protagonistët: “Ti je pikërisht në të njëjtin pozicion që të lashë” ose “Nuk dua të zgjohem. Më pëlqen të shtrihem përreth dhe të sodis vendin. Sa herë që shtrihem për të pushuar kohët e fundit, më duhen ditë që të ngrihem përsëri.” Publiku në fillim qesh por na bën edhe të reflektojmë.

Drejtori artistik, Yehezkel Lazarov, ndau synimin e tij kryesor me këtë adaptim të shfaqjes: “Gjatë pandemisë, ishte e gjitha për agjënë dhe sa duhet, që të kemi leje për të mos lënë asgjë pas nesh. Qëllimi kryesor është që njerëzit të pyesin veten: ‘Sa shpejt duhet ta ndjek jetën?’ ose ‘Si mund të pushojmë pak dhe ta lëmë veten rehat, pa lënë diçka pas nesh, pa dashur të arrijmë gjithçka, të rrëmbejmë gjithçka, të bëjmë shumë para?’, sepse, në fund të fundit, nuk do të thotë asgjë.” Është i njëjti mesazh i dërguar nga një prej aktorëve të shfaqjes, duke thënë: “Askush nuk është i lumtur, të gjithë thjesht garojnë, kursejnë, shpenzojnë, kursejnë përsëri”. Përfundon me meloditë shumë të pikëlluara të pianos në sfond. Kjo është diçka që nuk mund ta bënim gjatë pandemisë. Gjithçka thjesht ndaloi. Kishte shumë ankth sepse nuk mundëm. Ne thjeshtë harruam të jemi . Ka kaq shumë informata që na tregojnë se si duhet të arrijmë më shumë, të vrapojmë për më shumë, të kërkojmë më shumë, të sfidojmë veten më shumë. A kemi harruar të pushojmë? Të bëjmë asgjë? Të jesh dembel?

Reja e bardhë, në fjalët e regjisorit, simbolizon diçka që duket shumë e madhe, shumë e rëndë, por mund ta kalosh sërish. Retë mund të ndryshojnë ngjyrën e tyre, ashtu si kjo u bë e kuqe në një moment të caktuar të shfaqjes, mund të bëhet e rëndë, gri, të prodhojë shi, e megjithatë, ato mund të jenë pushatake, “diçka që thjesht mund të ‘fryhet’, të zhduket. ” … E gjithë kjo ka përfunduar këtë javë shumë intensive me shfaqje, preformanca, ekspozita, projeksione filmash dhe koncerte. Diçka kaq e rëndë, e megjithatë kaq e lehtë, si lehtësia e padurueshme e qenies. Përtacia, asgjëja. E megjithëkëtë çfarë është ajo që mund të na lëvizë të gjithëve? Regjisori Lazarov i përmblodhi të gjitha: “E vetmja gjë që mund të lëvizë dikë është dashuria, është shumë naive, por shumë klasike”.

Dashuria na udhëhoqi gjatë gjithë Festivalit FemArt 11 këtë vit. Dhe çfarë mënyrë më të mirë për të shprehur dashurinë dhe emocionet sesa muzika? Dhe kështu u mbyll festivali i këtij viti – me një koncert madhështor të Trios Rina Kaçinari.

 

KALLE TUTËN!

Mbyllja e Festivalit FemArt 11. Çfarë mënyrë më të mirë për ta bërë këtë sesa të këndojmë së bashku dhe të shijojmë pastërtinë e muzikës, dridhjeve dhe performancave të vokaleve? Natën e fundit të festivalit na kënaqi e pakrahasueshmja Rina Kaçinari në violonçel e shoqëruar nga Carles Muñoz Camarero në nyckelharpa dhe violonçel dhe Jörg Mikula në bateri. Treshja na shoqëroi gjatë gjithë natës në amfiteatrin e Pallatit të Sportit, Teatri i përkohshëm Kombëtar. Ata erdhën me tingujt e xhazit, popit, muzikës botërore, muzikës tradicionale ballkanike dhe përtej zhanreve. Rina na befasoi me të ftuarit e saj nga Prishtina – kori Okarina, duke përgatitur së bashku diçka shumë të veçantë për ta mbyllur të gjithën.

 

Ajo na mahniti të gjithëve. Muzika jo vetëm që është ilaçi më i mirë për shpirtin, por është gjithashtu një mjet shumë i fuqishëm dhe jo i dhunshëm për ndryshim. Jo vetëm që Rina Kaçinari ishte shumë personale sonte, duke ndarë historitë e saj intime dhe duke inkurajuar muzikantët e saj të bënin të njëjtën gjë, por ishte shumë politike. Ajo iu adresa kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të Prishtinës me kërkesën që të punojnë më shumë kundër femicidit dhe padrejtësive drejt grave në shoqërinë kosovare. Ajo dhe bashkëpunëtorët e saj ndanë jo vetëm disa histori personale, dashuri, pasion, por edhe nostalgji.
Çiltërsia dhe afërsia e Rinës na bënë të ndiheshim si në shtëpinë tonë. Ajo ishte në shtëpi dhe ne ishim pjesë e rrethit të saj. Madje ajo luajti me kushërirën e saj nga Okarina, duke na treguar se sa e veçantë ishte kjo për të.

Në një moment, dikush nga të pranishmit bërtiti se prezent ishte kryetari i Prishtinës dhe kryeministri. Kjo nuk e pengoi Rina Kaçinari të patrembur që t’u jepte të gjithëve një mësim atë natë. Rina Kaçinari vendosi vetën në fron dhe u tha atyre të investojnë në kulturë, të veprojnë për vajzat dhe gratë që po vriten dhe se si i thyhet zemra duke lexuar për kaq shumë femicide atje. Nga ajo skenë, Rina Kaçinari avokoi për të gjitha gratë, për të gjithë njerëzit, për artin dhe kulturën. Ajo ishte mbretëresha e vërtetë dhe publiku e ndoqi me ovacione. Personaliteti i saj spontan, i ndritshëm dhe i gëzuar ishte kaq magjepsës. Rina qëndronte në këmbë, mbretëronte mbi skenë dhe mbretëronte mbi çdo zemër në atë sallë.

Koncerti përfundoi me një performancë krijuese, të fuqishme. Mund ta quajmë vërtet një performancë. Ajo ftoi Korin Okarina të kthehej në skenë dhe ata performuan Kalle Tutën – Burn Your Fear, krijuar posaçërisht për këtë natë. Gratë ngritën duart dhe grushtat në diçka që mund të kuptohej si shenjë proteste, por më e rëndësishmja, një shenjë force.

I gjithë publiku këndoi me ta dhe i duartrokiti në një ovacion të zjarrtë. FALEMNDERIT  Rinës, lavdërime për të gjithë artistët që morën guximin për të folur dhe për të kërkuar ndryshim. KALLE TUTËN!