Skip to main content

Nga Ivana Bilić dhe Romain Taunais

“Ka me kalu” dhe “Vera Andrron detin” – dy filma të cilët edhe nëse janë vendosur në kontekste të ndryshme dhe tregojnë histori të ndryshme, kanë shumë të përbashkëta. Dy filmat, me regji dhe skenar të grave, vendosin gratë në krye si personazhe kryesore. Duke përshkruar fatin e të dy grave nëpërmjet gjeneratave, ato hapen me varrimin e një anëtari të familjes. Është shumë më tepër se pikëllimi i humbjes së të dashurit; përkundrazi, të dy filmat po vënë në dyshim fatin e grave nëpër breza, të drejtat e tyre, traumat e tyre dhe transmetimin e tyre.

“KA ME KALU” / DO KALOJË/ DO TË BËHET MIRË

Flonja Khondeli, regjisorja, vetë shqiptare dhe belge, merr rolin e Stelës, protagonistes kryesore dhe sjell portretizimin e një familjeje me origjinë shqiptare në Bruksel. Stela kthehet në shtëpinë e nënës së saj Maria për të marrë pjesë në funeralin e gjyshes së saj. Asgjë nuk ka ndryshuar në banesën e familjes. Larg nga të qenurit e dërmuar, nënë Maria është e frikësuar, duke menduar se gjyshja ishte helmuar. Trauma e ndjekjes nën regjimin e Enver Hoxhës në Shqipëri ringjallet te Maria në këto kohë të vështira. Ajo e tërheq ngadalë në paranojë vajzën e saj, Stelën, duke na tërhequr edhe neve si spektatorë. A është ajo paranojake apo është realitet? Filmi mbyllet me këtë pyetje të hapur. Fjalët e fundit “Ka me kalu” Do të kalojë / Do të bëhet më mirë janë një jehonë shkrimesh nga poetët sufistë persianë mesjetarë “Edhe kjo do të kalojë”, duke na kujtuar natyrën e përkohshme të gjendjes sonë njerëzore dhe se si asgjë nuk zgjat përgjithmonë.

Filmi vë në pikëpyetje edhe marrëdhënien nënë/bijë dhe trashëgiminë e traumave ndër breza, veçanërisht në kontekstin e mërgimit. Traumat duhen ekspozuar, kapërcyer, shëruar. “Është pjesë e historisë sonë, nuk është më realiteti im”, tha Flonja Khondeli. Puna e kujtesës duhet të përmbushet. Duhet të thyejmë ciklin dhe të shmangim rikthimin e përjetshëm të traumave, na thërret të djegim frikën, ta shprehim, ta themi hapur, të shërojmë plagët tona.

“VERA ANRRDON DETIN”

Tre breza grash nën të njëjtën çati: Vera, nëna e saj dhe gjyshja. Vera, një përkthyese e gjuhës së shenjave dhe gruaja e një gjyqtari të njohur, e gjen rutinën e saj të shkatërruar plotësisht nga vetëvrasja e të shoqit. Jeta e saj kaq e strukturuar në dukje është thyer. Ajo kthehet në fshatin e lindjes së të shoqit për të kërkuar shtëpinë modeste të familjes që ai kishte. Në vend që të gjejë mbështetje apo pikëllim nga familja që jeton atje, ajo ndihet në siklet: gjithçka duket se është aranzhuar. Gjithçka është zbrazur, pastruar dhe dokumentet janë gati për t’u nënshkruar. Të gjithë duan që ajo t’ia kalojë pronën një kushëriri, por ajo dëshiron që vajza e saj ta trashëgojë, ashtu siç duhet. Është një nga e vetmja “pasuri” që i ka lënë i shoqi, ndaj kërkon të sigurojë vajzën dhe mbesën. Megjithatë, një anëtar i moshuar i familjes thotë diçka që jehon në të gjithë filmin: “Në rajonin tonë, vajza nuk ka trashëguar kurrë një shtëpi”.

Ky film ka të bëjë me shumë gjëra dhe ka disa shtresa dhe aspekte përmes të cilave regjisorja, Kaltrina Krasniqi, ka dashur të shfaqë një imazh më të madh të shoqërisë kosovare, ende në kërkim të identitetit të tyre. Në intervistën e vitit 2021 që ajo dha në Venecia gjatë La Biennale di Venezia, regjisorja tha se ky film ka të bëjë me jetën e një gruaje të një moshe të caktuar, e cila nuk portretizohet shpesh në filma dhe shfaqje teatrale. Bëhet fjalë për kthimin e lirisë së zgjedhjes një gruaje të zhveshur plotësisht nga ajo, pasi të tjerët – burrat – vendosin për të. Dhe bëhet fjalë gjithashtu për një grua që është përkthyese e gjuhës së shenjave – një zë për ata që nuk kanë zë. Këto koncepte janë shumë intriguese, dhe megjithatë shumë të rënda për gratë që njohim, gratë që jemi, gratë që do të vijnë pas nesh. Por këto shtresa, të rrënjosura kaq thellë në patriarkalizëm, janë ende këtu dhe kaq të rënda për t’u hequr qafe.

Edhe pse Vera në dukje ka lirnë dhe fuqinë për të vendosur se çfarë të bëjë me shtëpinë, familja e burrit të saj ende i bën shumë presion asaj për të transferuar pronën. Me kthimin e saj në Prishtinë, ajo ndjehet e frikësuar. A është ndjekur nga dikush? Rastësisht, thirrje nga numër i panjohur fillojnë të vijnë shpesh në orë të papritura. Ajo ndihet e ndjekur; dikush dëshiron diçka të keqe për të. Ajo merr një video shantazhi që tregon sjelljet e këqija dhe veset e burrit të saj të vdekur. Duke qenë krenare, ajo refuzon të dorëzohet. Ajo e di se burri i saj nuk ishte engjëll, por nuk i intereson reputacioni tani që ai ka vdekur. A duhet që reputacioni i burrit të saj të vdekur të jetë më i vlefshëm se e ardhmja e vajzës dhe mbesës?

Ajo bëhet paranojake kur mbesa e saj merret nga kopshti më herët se zakonisht nga një shok i supozuar. Për fat të mirë, rezulton se ishte vetëm i dashuri i vajzës së saj. A ishte e gjitha vetëm paranojë? A po shkon më tej ky kërcënim? Vera është inatosur me vajzën e saj, duke i bërë pyetje të shumta si: “kush është ky i dashuri, a nuk është shumë shpejt që t’ia tregojë mbesës?”; “Çfarë shembulli po i jep asaj?”. Vajza e saj i përgjigjet: “Çfarë shembulli më ke dhënë mua?”; “Laj, hekuros dhe mbyll gojën!”; “Hesht, mund të hash një shuplakë!”. Vajza pyet nëse nëna e saj i dha vërtet një shembull. Ajo sfidon stoicizmin e nënës së saj gjatë gjithë jetës së saj. Nëpërmjet këtyre akuzave shumë të ashpra, Kaltrina Krasniqi sjell një pasqyrim shumë të papërpunuar të përditshmërisë së grave, vlerave të tyre të trashëguara, madje edhe sloganeve patriarkale. Çfarë u transferojmë fëmijëve tanë?

Çfarë transferojmë nëse jo trashëgimi materiale? Në një moment të filmit, Vera thotë se nëna e saj ia transferoi gjuhën e shenjave. Si gra, ne transferojmë edhe vlera, një formë guximi; nënat fuqizojnë vajzat e tyre. Në një atmosferë intime të një familjeje të izoluar, ekziston një portret universal i të gjithë shoqërisë. Nëpërmjet këtij filmi prekës, ne përballemi me realitetin e kohës tonë rreth çështjeve gjinore të ankoruara thellë. A triumfon ende ky realitet i ashpër?
MOLLY

Ambienti steril i një dhome spitali. Një shtrat i rëndë spitalor. Një grua me sy të lidhur dhe një bastun të bardhë. Shfaqja teatrore “Molly”, shkruar nga dramaturgu irlandez Brian Friel me regji të Sibel Abdiut shpaloset gjersa Molly shpalos fashat e saj. Molly ka qenë e verbër që nga lindja, por burri i saj dhe një kirurg besojnë se diçka mund të bëhet për t’i rikthyer shikimin.

Karakteri i Mollyt është ai i një gruaje shumë të fortë. Ajo duhet të merret me dy burra që janë shtytës dhe duan ta ndryshojnë atë. Në fund, ata arrijnë të gjejnë një zgjidhje. Kirurgjia fillimisht është një sukses dhe Molly rifiton shikimin. Megjithatë, duke parë “një dritë të bardhë që dhemb” në fillim, Molly e kupton ngadalë se nuk i pëlqen jeta që sheh. Jeta e saj më parë ishte më e bukur se ajo që sheh tani, dhe kështu ajo mediton jetën e saj të mëparshme dhe shikimi i saj ngadalë përkeqësohet përsëri ndërsa kthehet në jetën e saj të mëparshme. Në fund ajo ndodhet në një klinikë duke vuajtur nga problemet psikologjike.

Rikthimi i shikimit të Molly-it rrënoi imagjinatën e saj. Kjo është gjëja më e dukshme që kemi arritur të kuptojmë. Shumë shpesh ne jemi të njëanshëm dhe pompoz ndaj njerëzve të verbër, duke mos menduar se realiteti i tyre mund të jetë edhe më i mirë se i yni. Aktorja kryesore, Verona Koxha, tregoi procesin e shfaqjes dhe disa nga efektet tek ajo pas saj: “Kam ndryshuar mendimin tim për të verbrit, sepse gjithmonë mendojmë se ata janë duke humbur, por në fakt ne po humbasim, sepse ne tashmë shohim gjithçka, ne kemi vizionin tonë dhe ata kanë botën e tyre imagjinare që është e bukur dhe e pasur.” Kjo shfaqje ndikoi shumë në Koxhën, duke thënë se tani kur sheh një person të verbër, ajo nuk ndihet keq për ta, por e admiron atë, duke reflektuar se sa shumë mund të shohin. Ata, me të vërtetë, kanë një këndvështrim krejtësisht të ndryshëm.

Dritat ishin bërë me mjeshtëri, ato krijuan një ritëm të veçantë që përzihej mes errësirave dhe shikimit të përhumbur të Molly-t. Për aktoren kryesore, sytë ishin pjesa më e vështirë sepse duhej të ishte shumë e saktë, por edhe të mendonte se çfarë të bënte dhe çfarë të thoshte. Aktrimi ka të bëjë me të mësuarit, pasurimin, ndryshimin.
Përfundimi është si skena e kundërt që ishte në fillim. Molly shpalosi fashat e saj në skenën e parë, por tani burri dhe mjeku i saj po i vendosin ato, duke i lidhur sytë para se dritat të shuhen, sepse e dështuan atë dhe i shkaktuan dhimbje dhe vuajtje. Shfaqja trajton një formë të veçantë të dhunës që duhet të trajtohet më tej nga shoqëria dhe institucionet përkatëse.

TË DRIDHURA, DRITHËRIMA DHE SHKËLQIM

Për të shtunën mbrëma, Festivali FemArt rezervoi një performancë drag show në Servis Fantazia, nga drag queens të patrembura Vanessa Sins, Agatha Bones dhe Victoria Owns. Me energjinë dhe karizmën e tyre, ata ndezën atmosferën në lokalin e mbushur plot me adhurues të drithërimave, emocioneve dhe muzikës pop. Pas disa zgjedhjeve muzikore dhe sinkronizimit të buzëve, të shoqëruara me koreografi të guximshme nga mbretëreshat tona të kërcimit, në pjesën e dytë, vetë mbretëreshat sollën delikatesë pop nga mbretëreshat e tyre të preferuara të pop-it, në mënyrë që të kishim mundësinë të kërcenim së bashku me Madonën. Britney, Lady Gaga dhe të tjerë. Ne e lamë veten plotësisht të lirë dhe vibruam fitoren autentike.