Festivali Ndërkombëtar i Grave Artiste dhe Aktiviste
Edicioni i dytë i festivalit Femart
Edicioni i dytë i festivalit Femart u organizua në institucionin më të lartë kulturor në Kosovë - përkatësisht në Teatrin Kombëtar të Kosovës gjatë 27-31 maj, 2014. Edicioni i këtij viti ishte shumë i veçantë për faktin se janë financuar produksione premierë si: (shfaqje, ekspozita, promovime librash dhe botime) të artistëve të rinj dhe të talentuar të Kosovës dhe rajonalë me temat e seksualitetit, ballafaqimit me të kaluarën, dhuna kundër grave si dhe për Komunitetin LGBTQI. Programi i festivalit Femart ka përfshirë por duke mos u kufizuar me tema si: Të drejtat e njeriut, shëndeti riprodhues dhe seksualiteti, dhuna në baza gjinore, drejtësia tranzicionale në Ballkan, fuqizimi i grave, dhuna seksuale gjatë luftës, bashkëpunimi rajonal etj.
Lexo më shumë
Festivali gjithashtu u bë pjesë e nismës kombëtare për fondin e Solidaritetit për përmbytjet në rajon (Serbi, BeH dhe Kroaci) duke shitur çanta dhe bluza me logon e festivalit dhe duke mbledhur të gjitha fondet për fondin e solidaritetit. Përmbajtja e programit FemArt 2014: 1 Performancë -premierë, 2 lexime në skenë -premierë, 2 ekspozita, 2 punëtori, 1 promovim libri, 2 shfaqje teatrore, 2 koncerte, 5 filma të shkurtër, 5 filma dokumentarë, promovimi i Uebfaqes, prezantime dhe diskutime mbi aktivizmin dhe artin në rajoni, 1 lansimi i faqeve në internet, 1 natë poezie dhe 5 ndeja. Gjatë pesë ditëve të festivalit, ishin mbi 150 artistë dhe aktivistë (gra dhe burra) nga Kosova, Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kanada dhe Franca që u përfshinë përmes aktiviteteve dhe projekteve të tyre. Në festival morën pjesë: 2,000 njerëz.
From Our last edition
Latest News
Programi
Hapja e festivalit
Performancë teatrore ”Trëndafilit n’Elbasan” – premierë
Nga Arta Gashi dhe Fikrete Miftari
Prezantim ”Në kujtim të Nënës”
Nga Besa Neziri Rugova – Dizajnere e modës dhe Saranda Bogujevci – Kuratore, Kosovë/Britani e Madhe/SHBA
Ekspozitë ”Kështu nuk vritet një grua”
Nga Suzana Varvarica Kuka and artists: Suzana Varvarica Kuka, Greta Dhaskali Lami /Shqipëri, Marta Zadrima /Mali i Zi dhe Gai le Japoni /Kanadë
Koktej dhe ndejë me muzikë
Nga Oda Haliti
Punëtori për punimin e bizhuterive ”Eksploro – Ëndërro – Zbulo”
Nga Nataša Ljubinkovič /Serbi
Promovim i librit dhe panel diskutimi: ”Momentet” - autore Anisa Ismajli
Paneliste Ilire Zajmi Rugova. Interpretojnë: Shengyl Ismajli, Armend Ismajli, Dardana Mehmeti dhe Fitore Broqi
Performancë teatrore: ”COMME MOI, LE PLAF” (Si unë, Piaf) /Maqedonia Veriore
Regjia: Nataša Poplavska, aktorja Elena Moshe, muzika FOLTIN, Producent Art Media dhe National Theatre Bitola
Ndejë dhe muzikë
Me Aoude Le Pape / Francë
Punëtori për punimin e bizhuterive ”Eksploro – Ëndërro – Zbulo”
Nga Nataša Ljubinkovič /Serbi
Prezantim special i filmave të shkurtër të regjisoreve kosovare
”Balcony” nga Lendita Zeqiraj, ”Rrobaqepësja” nga Arlinda Morina, ”Amel” nga More Raça, ”Ajo vjen në Pranverë” nga Antoneta Kastrati dhe ”Ne të tre” nga Blerta Basholli
Performancë teatrore: ”Nënat dhe bijat”
Nga regjisorja Rozi Kostani, Drejtoreshë artistike Suela Konjari, autor Aleksander Mardan, aktoret: Valina Muçolli dhe Egzona Ademi, Prodhuar nga Teatri i Metropolit /Shqipëri.
Ndejë dhe muzikë
Nga Agnes Nokshiqi
Punëtori: “Teatri shërues/Shërimi i Teatrit”
Nga Nataša Poplavska / Maqedonia Veriore
Përtej historisë: Lansimi i Webfaqes të Iniciativës Kosovare për Historinë Gojore; Prezantimi i pesë filmave të shkurtë
Nga Igballe Rogova /RRGK dhe Dr. Anna Di Lellio/ The New School US; Diskutim: Dr. Anna Di Lellio, Kaltrina Krasniqi – Regjisore dhe Nicole Fransworth / RRGK
Prezantim i filmave dokumentarë
Prezantim i filmave dokumentarë: Balkan Femmes Docs ”SEX” nga Kaltrina Krasniqi / Kosovë, ”SkaNdal” nga Elton Baxhaku & Erjona Cami /Shqipëri, ”Stigma” nga Blerta Zeqiri / Kosovë dhe ”Kockat e forta” nga Gordana Simonovič Veljekovič /Serbi.
Lexim skenik – premierë, autore dhe regjisore Arjeta Ajeti ”Ëndërr Amerikane apo Ankth Ballkanas”
Me aktorët/et: Arjeta Ajeti, Arben Kastrati, Rebeka Qena, Lulzim Bucolli, Arbnesha Grabovci Nixha, Fiona Gllavica, Florist Bajgora dhe Alban Zogaj.
Ndejë dhe muzikë
Me Lura Elezi / Shqipëri
Prezantime dhe diskutime “Aktivizmi dhe Arti në Rajon”
Me aktivistet nga Kosova, Serbia, Shqipëria dhe Bosnia e Herzegovina: CURE, AKT WOMEN, IMPULS, Dera e Hapur, Centar Za Pravnu Pomoc Ženama, Eliza Hoxha, RRGK
Ekspozitë & koncert “Kufijtë” nga Ana Čurćin – Act Women / Serbi
”Poezi feministe”
Selektuar nga Shpetim Selmani dhe Interpretueset: Safete Rogova, Melihate Qena dhe Vlora Nikqi
Ndejë me performancë muzikore
Nga Edona Vatoci – Piano, Vokal dhe Kitarë
Lexim skenik “Monologët e vaginës”
Autore Eve Ensler, Regjia: Burbuqe Berisha
Prezantim i filmit dokumentar “Ekskluzive:Krimi i padënuar që flet”
Nga Valdete Osmani / Shqipëri dhe këngës “Heshtja e këngës” nga Eliza Hoxha / Kosovë.
Koktej rasti dhe muzikë
Me Oda Haliti
Donors & Partners





















