Nga Ivana Bilić
Koncerti i Christine Salem – Nata e Dytë e FemArt 10
Christine Salem, nga Shën Denisi, Ishujt Reunion, iu bashkua për herë të dytë Festivalit FemArt, si artistja e vetme ndërkombëtare që është ftuar sërish për të qenë sërish pjesë e festivalit më të madh feminist në rajon. Para se koncerti të niste, Zana Hoxha falënderoi publikun, ambasadën franceze për mbështetjen, dhe natyrisht – të jashtëzakonshmen Christine Salem dhe bendin e saj që kanë ardhur sërish në Prishtinë. Pas kësaj, magjia filloi.
Mersi: Në Nderim të Grave dhe Paraardhësve
Këtë herë Christine erdhi me albumin e saj më të ri, Mersi. Përzierja e melodive dhe gjuhëve të ndryshme nga ishulli i vogël i Oqeani Indian vibronin në ambientin intim në Teatrin Oda. Mund të dëgjonim tinguj, instrumente dhe fjalë në Malagasi, Sëahili, Creole të Reunionit dhe dialekte të tjera lokale, të cilat këngëtarja i ka përfshirë të gjitha komunitetet që jetojnë në Ishujt Reunion. Kënga “Tyinbo” u kushtohet grave që u abuzuan dhe pësuan dhunë në familje, të shkaktuara edhe nga rritja e femicidit. Më vonë, ajo ndau me publikun edhe përjetime të jetës së saj. Një këngë dedikuar paraardhësve, teksa shpjegonte rëndësinë e tyre për njerëzit në ishull. Ishulli Reunion në gjirin e saj mban komunitete e fe të ndryshme, por këto dallime nuk i ndalojnë njerëzit të shoqërohen, apo të marrin pjesë në rituale dhe ceremoni të ndryshme. Këto janë lidhje shpirtërore me të kaluarën.
Mirësevini në Ri-bashkim (Re-union)!
Ajo ftoi, disa herë, të gjithë për të shkuar në Reunion, për ndjerë dhe përjetuar atë: “Jeni të mirësardhur!”. Erdhi koha që bendi i saj të linte skenën, për ta lënë atë në errësirë për t’u lidhur shpërtirësisht përmes tingujve të muzikës, njëherësh, për t’u lidhur me audiencën thellësisht. Kënga e fundit ishte dedikim për një qenie njerëzore të jashtëzakonshme – Nelson Mandela, me ç’rast publiku u ftua që të këndonte së bashku me të. Të gjithë pranuan me bujari dhe e kënduan në harmoni së bashku, derisa Christine dha shenjë për ta përfunduar. Një natë magjike e ri-bashkimit pas 5 vitesh!
Gëzimi i të jetuarit apo kënaqësia e jetës pabrenga
Pas koncertit këngëtarja u shpreh se kosovarët e kanë gëzimin për jetën (joie de vivre) të njëjtë si kur ishte në herën e kaluar. Ajo e ka ndjerë se njerëzit vërtetë dëshironin të ishin aty me të, për të kënduar e vallëzuar së bashku. Kjo është forma që muzika e inspiron, dhe është një mjet për të mbijetuar çdo ditë. Një nga anëtarët e bendit ishte mbresëlënëse të shihte aq shumë vajza e gra në rreshtin e parë duke kënduar e vallëzuar, të lira në lëvizje dhe shprehjen e tyre. Christine është shumë e kënaqur të jetë pjesë e një festivali të tillë duke theksuar rëndësinë speciale që ka për të – prania e trupave të lirë në skenën ku të gjithë ishim në të njëjtin nivel.
Si mesazh përshëndetës, Christine u shpreh se po largohet e gëzuar – gëzim që u transferua reciprokisht sonte mes tingujve magjepsës të botëve, energjive dhe vibrimeve të ndryshme.
Arti i Argëtimit
KËMBËGJATET, AKROBACIONE DHE ZJARR
E mërkura me diell filloi me ecjen e Këmbëgjateve përgjatë qendrës së Prishtinës, nga Sheshi Zahir Pajazit, deri tek Sheshi Nënë Tereza. Në mbrëmje, në Teatrin Kombëtar të Kosovës ato do të shpalosnin akrobacionet dhe lojën e tyre me zjarr. Shumë njerëz – të rinj e të vjetër – u ndalën për të bërë foto dhe për të shijuar një bisedë me to. Kur i pamë në skenë, ishte diçka tjetër. Forca e bërthamës dhe elasticiteti që ato kishin ishte befasuese. Spektatorët, dhe veçanërisht të rinjtë, vazhdonin të vinin gjatë shfaqjes për të shikuar trikat e tyre. Dyshja më pas kaloi nga akrobacionet në lojën me zjarr. Muzika ishte energjike ndërsa akrobatet rrotullonin topat e zjarrit. Publiku i ri ishte mjaft i impresionuar me koreografitë e tyre të shkathëta.
Ivana Bilić (Sarajevë, BeH) është praktikante në Artpolis me ç’rast do të kryejë kërkimin e saj mbi rolin e artit skenik në ndryshimin shoqëror. Ajo është përkthyese në anglisht, frëngjisht dhe boshnjakisht. Ajo është studente për të drejtat e njeriut me interes të veçantë për të drejtat e grave, minoritetet dhe LGBT+.