Skip to main content

Nga Ivana Bilić

“Të gjitha gratë duhet të rriten në një mënyrë që të vlerësojnë dhe respektojnë veten”

Dita e katërt e FemArt 10 filloi në Graçanicë, ku Nevenka Rikalo dhe Gordana Toskić mbajtën trajnimin me temën “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin”. Si synim kishte fuqizimin e grave dhe vajzave nga komuniteti serb, për t’i mësuar ato për feminizmin dhe definicionet e ndryshme që thyejnë normat patriarkale.

Trajnerja Nevenka Rikalo e filloi trajnimin me historikun e lëvizjeve feministe dhe heroinat e rëndësishme në të kaluarën. Së shpejti ajo kaloi në pjesën shumë interaktive ku të gjitha pjesëmarrëset mund të lexonin një fjali me zë të lartë dhe më pas të diskutonin nëse, bazuar në deklaratën, një person është feminist apo jo. Të gjitha vajzat dukej se e shijonin shumë, ndonjëherë ngritnin çështje të tjera ose thjesht komentonin mbi eksperiencat e tyre. Disa nga vajzat ishin veçanërisht të interesuara për gjuhën dhe letërsinë, prandaj trajneret folën për përdorimin e gjuhës së ndjeshme gjinore.

Ato u emocionuan nga ideja dhe propozuan disa emra për profesione, për shembull, për t’u njohur me disa fjalë që thjesht nuk jemi mësuar; por nëse i përdorim mjaft shpesh, ato do të bëhen normale. Më vonë, trajneret treguan piktura ku gratë përfaqësojnë fuqinë, forcën dhe guximin. Nga ana tjetër, theksohej edhe poezia në të cilën kishte elemente të ngacmimit apo shtypjes seksuale dhe pjesëmarrëset diskutuan këta rreshta dhe retorikën për të identifikuar ngacmimet në mjedisin e tyre. Një pasdite shumë e frytshme dhe e dobishme në Graçanicë që përfundoi me mirënjohje për të gjitha gratë dhe vajzat që u mblodhën për të mësuar rreth feminizmit.

Vals i Këputun: Trupa të këputun?!

Në mbrëmje publiku pati privilegjin të shohë një shfaqje bashkëkohore të nivelit evropian në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Valltarët e jashtëzakonshëm nga Tirana na sollën një Vals të Këputun, duke paraqitur me mjeshtëri kushtet njerëzore përmes lëvizjes. Koreografi Gentian Doda inkorporoi me mjeshtëri teknikat bashkëkohore të kërcimit që ishin mbresëlënëse edhe nga këndvështrimi kompozicional, konceptual dhe teknik!

Të tre kërcimtarët, të bashkuar dhe të ndarë njëkohësisht, funksiononin në një formë fluide thuajse të panjohur, të fuqishme, me ekspresivitet mahnitës.

Trupat. Trupa të ndërthurur. Trupa me dhimbje. Trupa që dorëzohen. Trupa që nuk dorëzohen kurrë. Trupa që vrapojnë. Trupa të fortë. Trupa të ashpër. Trupa të qëndrueshëm. Trupa të dobët. Trupa të butë. Trupa që bartin dhe trupa të bartur. Trupa vëzhgues. Trupa të vëzhguar. Trupa të dëgjimit. Trupa që përqafohen. Trupa të përqafuar. Trupa të ndërthurur. Krahët. Këmbët. Duart. Gishtat. Zemra të ndërthurura. Shpirtrat. Trupa të kujdesshëm. Trupa të besueshëm. Trupa që janë të gjallë. Trupa që marrin frymë. Prekin. Ndjejnë. Trupa që janë.

NË PRAG TË THYRJËS dhe DIVAT e Beogradit – një natë për tu kujtuar

Një talk-show i nevojshëm për të gjithë. Të zhytur në spiritualitet, Dekadenca dhe Markiza de Sada hapën talk-show-in e tyre dhe çakrat e audiencës për t’u kënaqur me 45 minuta kënaqësi të pastër.

Divat e njohura erdhën direkt nga Beogradi për të promovuar dashurinë, besimin dhe spiritualitetin, për të nxitur meditim dhe për të shkuar edhe më thellë. Kjo shfaqje e bujshme ishte kënaqësi e të gjitha shqisave. Kishte një mundësi ekskluzive për audiencën për të marrë një prezantim të një sërë artikujsh iluminues si vibraton medicinal mahuna dhe vezë të arta – vetëm për ata më të guximshmit. Shumë të qeshura, vallëzime dhe këndime së bashku me dy divat tona shënuan ditën e katërt të FemArt Festival 10.

Por kjo nuk ishte e gjitha! Nëse blini një, merrni dy shfaqje, ashtu siç është rasti për artikujt shumë të çmuar që promovuan mysafirët tanë. Në performancën tjetër dritat u ndezën dhe notat e para në piano shpërthyen. Ku jemi? Në Hollywood apo në Prishtinë! Vështirë të thuash me Dekadenca dhe Lady K që na çuan në një rrugëtim të paharrueshëm drejt disa prej udhëtimeve më të mëdha të muzikës kabare. Publiku kërceu së bashku, këndoi, qeshi, duartrokiti dhe në fund u sinkronizua për jetën e tyre! Një mënyrë kaq ekstravagante, përrallore dhe e paharrueshme për të përfunduar ditën!

“BURRAT” – një dëshmi e angazhimit artistik

Rruga nga Portugalia në Prishtinë për mysafirët tanë nga Teatro Mosca nuk ishte e shtruar me trëndafila. Para se të arrinin në Prishtinë, ata u përballën me fluturime të vonuara dhe furgoni i tyre me rekuizita u kthye nga kufiri kroat me të gjithë skenografinë – rreth 400 objekte. Gjithsesi, ato nuk u dorëzuan. Vendosën të improvizonin dhe të performonin me atë që kishin, për të na treguar se artistët e vërtetë shkojnë përtej kufijve dhe janë të pakufishëm. Ata kanë arritur të performojnë në Prishtinë në Ditën e 5-të të Festivalit FemArt.

Burrat është një komedi për jetën, vdekjen dhe lirinë. Hapet me një skenë vdekjeje, vazhdon me jetën dhe lirinë. Fillimisht fillon filmi. Publiku është i habitur sepse ka ardhur për të parë një shfaqje teatri, jo një film. Edhe gjatë dialogëve të protagonisteve kryesore, filmi luhet njëkohësisht në sfond. Shfaqja në fakt sfidon kufijtë midis teatrit dhe filmit. Shumë emocione në bashkëveprim mes tri grave, duke bërtitur, duke qarë, duke heshtur. Janë tri gra në një funeral, dhe më pas, është një natë e egër në qytet, duke u argëtuar dhe duke pirë. Peizazhi ndryshon, ndryshojnë edhe ngjyrat, muzika dhe dritat. Ato fillojnë të kërcejnë, të pinë duhan, të rrotullohen në dysheme, pothuajse në një kaos total. Në këto ndryshime të ndryshme shohim fizikalitetin e aktoreve, gjestet dhe trupin mirëkuptues në hapësirë.

Ivana Bilić (Sarajevë, BeH) është praktikante në Artpolis me ç’rast do të kryejë kërkimin e saj mbi rolin e artit skenik në ndryshimin shoqëror. Ajo është përkthyese në anglisht, frëngjisht dhe boshnjakisht. Ajo është studente për të drejtat e njeriut me interes të veçantë për të drejtat e grave, minoritetet dhe LGBT+.