Skip to main content
FemArt Festival 8
FemArt Festival – Edicioni i 8-të do të realizohet me 15-20 Tetor, 2020 në Prishtinë.
FemArti është festival feminist i njohur ndërkombëtarisht, i cili ka arritur që përmes artit të mirë dhe kualitativ të krijuar nga artistet dhe aktivistet të fuqizoj gratë dhe vajzat në njohjen e të drejtave të tyre të plota me qëllim të arritjes së barazisë politike, ekonomike, kulturore, personale, dhe shoqërore.
Moto e festivalit FemArt 2020 është “Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”. Solidariteti si parim i mbështetjes së ndërsjellë në mes grave dhe vajzave, artisteve dhe aktivisteve që punojnë për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave. Qëndrueshmëria si aftësi për t’i bërë ballë fatkeqësive, traumave dhe sfidave duke u ngritë në këmbë sa herë rrëzohemi e duke e ngritë zërin sa herë që mundohen të na heshtin.
VINI RE: Koncepti dhe formati i festivalit FemArt këtë edicion ka ndryshuar si rezultat i përballjes me COVID-19. Në solidaritet dhe përkrahje FemArt do të sjellë krijime artistike origjinale nga artistet dhe aktivistet e vendit.
Edicioni i tetë i FemArt përkrahet nga:
Donatorët: Bashkimi Europian, Koalicioni i Kosovës për Pajtim, Ambasada e Suedisë në Kosovë/Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar – Sida, Fondi për Zhvillim Komunitar – CDF, Kvinna till Kvinna, UNFPA, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, Cfd, Ambasada Amerikane në Kosovë, Koalicioni K10.
Përkrahësit Institucional dhe medial: Teatri Oda, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Fakulteti i Arteve – Universiteti i Prishtinës, Etno Fest, Hapu – Festivali i Artit në Hapësirë Publike, KultPlus, Selman Networks, Rikon, Frutomania, Dukagjini, mik-mik, T-shirt collective, Blue Taxi, Ymalko.