Media

Shqip.com – Festivali feminist “FemArt”, për dhjetë ditë bënë thirrje për barazi e drejtësi

By May 31, 2022 No Comments

Festivali feminist më i madh në Kosovë e rajon mbahet edhe sivjet.

Festivali FemArt, do të mbledhë artistët dhe aktivistet vendore e ndërkombëtare, me moton “Nga revolucioni në evolucion”.

Në festival do të shfaqen aftësitë e grave artiste, për t’u përmbushur, inspiruar e për të gjetur paqen.

“Mblidhemi për të festuar një dekadë të njohjes e nderimit të guximit të grave artiste, fuqisë kreative, e angazhimit të tyre për barazi e drejtësi”, thuhet në njoftimin e FemArt.

Thirrjet e aktivisteve do të vijnë përmes shfaqjeve teatrore, performancave, baletit flamengo, vallëzimit bashkëkohorë, konferencave, ekspozitave e prezantimeve nga Kosova, Austria, Portugalia, Spanja, Izraeli, Italia e Franca.

Dhjetë vjetori i FemArt, bënë thirrje për barazi, drejtësi, fuqizim e njohje të kontributit të grave, artisteve e aktivisteve deri në revolucionin e radhës

“Një dekadë guxim, krenari e dashuri. Për një dekadë kemi krijuar ngjarje, thyer barriera e ndërtuar ura të reja të paqes në vend, rajon e më gjerë. Jemi rebeluar për të këputur fijet e patriarkatit, e shkundur mendësinë e dëmshme të së vjetrës”, thuhet tutje në njoftim.

Festivali do të mbahet për dhjetë ditë nga data 14 deri më 23 qershor.

Festivali feminist “FemArt”, për dhjetë ditë bënë thirrje për barazi e drejtësi