Skip to main content

Edicioni i tretë i festivalit FemArt

Festivali Ndërkombëtar i Grave Artiste dhe Aktiviste

Edicioni i tretë i festivalit FemArt u mbajt nga 7 deri më 12 tetor, 2015, në Prishtinë dhe nikoqirë të aktiviteteve ishin: Teatri Oda, Fakulteti i Arteve, Teatri Dodona, Teatri Kombëtar i Kosovës dhe EUICC. FemArt si i vetmi festival feminist në Kosovë dhe më i madhi në rajon gjatë gjashtë ditëve shfaqi performanca teatrore, përballje poetike, ekspozita, punëtori, koncerte e shumë aktivitete tjera me fokus në temat rreth dhunës seksuale në konflikt, dhunës në përgjithësi, të drejtat dhe shëndeti riprodhues i grave, feminizmi ne vend dhe rajon e të tjera çështje që janë tema tabu në Kosovë.

Lexo më shumë

Shumica e këtyre aktiviteteve ishin premierë në Kosovë dhe të gjitha kanë qenë pa pagesë për publikun. Përmbajtja e programit FemArt 2015:  6 performanca teatrore (5 nga ato – premierë), 1 video prezantim, 5 ekspozita – premierë, 4 ndeja, 9 punëtori, 1 takim me autorin,  5 filma documentar + 1 premierë, 5 panele diskutimi, 4 koncerte, 1 lexime skenike, 1 performancë Poezi dhe Muzikë – premierë. Gjatë gjashtë ditëve të festivalit, ishin mbi 70 artistë/e dhe aktivistë/e (gra dhe burra) nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Serbia, SHBA, Gjeorgjia, Danimarka, Bosna e Hercegovina, Britania e Madhe, Austria, Gjermania, Zvicra, Italia që u përfshinë përmes aktiviteteve dhe projekteve të tyre. Festivalin e vizituan mbi 3000 njerëz

From Our last edition

Femart

Through the Years

Have a look!
Femart Festival 7th Edition

Freedom vs Shame Program

Have a look!

Latest News

Blog
October 15, 2024

30 aktivitete në gjashtë ditë mbyllin FemArt 12 me thirrjen për paqe

Sivjet shënuam 12 vjet të aktivizmit artistik feminist përmes Festivalit FemArt. Mbi 200 artiste/ë dhe aktiviste/ë nga 20 shtete të ndryshme u bashkuan në 30 aktivitete, duke dhënë një copëz…
Blog
October 1, 2024

Një zë që buçët në shqip – magjishëm

Nga Gili Hoxhaj “Të lutemi për një botë më të mirë” – ishte thirrja e Vjollca Robelli-Mripas nga skena ku prezantoi këngën që ia kishte kushtuar shokut të klasës, i…
Blog
September 29, 2024

“Revolt. She Said. Revolt Again.”

Nga Shqipe Malushi Dita 4, Festivali FemArt 12 28 Shtator 2024 | 21:00-22:10 | Teatri Oda, Prishtinë Shkruar nga: Alice Birch | Regjisore: Zana Hoxha | Aktoret: Olive McHugh, Tanaka…

Programi

Ekspozitë dhe koncert “Muzë”

Premierë, nga Mjellma dhe Flaka Goranci, Kosovë/Austria

Performancë teatrore “Dridhja e trëndafilit”

Premierë, nga Dijana Milosevič dhe Maja Mitič nga DAH Teatar, Serbi

Ndeja

Punëtori: “Teatri fizik”

Me Deirde Morris dhe Kathryn Mark nga SHBA

Punëtori Teatri

Me Dijana Milosevič dhe Maja Mitič nga DAH Teatar, Serbi

Punëtori “Integrated Security”

Nga Yllka Soba

Panel diskutimi: “Feminizmi online cili është impakti?”

Me panelistet: Elonë Kastrati, Shqipe Gjocaj, Rreze Abdullahu dhe Donjeta Morina, moderatorë: Lura Limani

Prezantimi i filmave të shkurtër dokumentar

“Smajl” - Zymryte Hoxhaj dhe Philipp Majer / Gjermani, “Ku është Doni?” - More Raça / Kosovë dhe “Brenda ka dritë” - Rea Surroi dhe Dardan Selimaj / Kosovë

Performancë teatrore: “Vajza me Diell në kokë”

Premierë, me Agnes Nokshiqin dhe Donikë Ahmetin.

Ndejë dhe koncert

Nga FemArt Band – Nita Bahtiri, Njomzë Bislimi, Rabije Krasniqi dhe Xheneta Durguti

Lexim skenik - premierë “Dashnorët e Pikasos”

Nga Arbnesha Grabovci – Nixha

Dy ekspozita premierë “Doja të pikturoja”

Nga Jana Jakimovska /Maqedonia Veriore dhe “Fragjile” nga Shqipe Mehmeti Maqedonia Veriore.

Lexim skenik - premierë “Dashnorët e Pikasos”

Nga Arbnesha Grabovci – Nixha

Performancë teatrore “Shtatë pamje”

Nga Tanja Miletič Orudevič, nga Mostar Youth Theatre / BeH

Punëtori: “Fuqizoje atë”

Nga Sara Saljič, Serbi/BeH

Panel diskutimi “Feminizmi model”

Me panelistet: Sevdije Ahmeti dhe Ljerka Čurčin, Kosovë/Serbi, moderatore: Sibel Halimi

Punëtori shkrimi “Shprehe. Mos e mbaj.”

Nga Lura Elezi /Shqipëri

Performancë teatrore “Dada – Një ese në lëvizje me Gazetaren”

Premiere, nga Sanije Krsmanovič Tasič, Hleb Theatre dhe Bitef, Serbi.

Prezantimi i dy filmave dokumentarë të shkurtër: "Arkitektura e Trishtimit"

Premiera në Kosovë nga Ermela Teli nga Shqipëria dhe "Këngët dhe Tambourines" nga Fatime Kosumi

Ndejë

Poezi dhe muzikë

Premierë në Kosovë, nga Elina Duni dhe Besa Myftiu - Zvicër/Shqipëri

Performancë “BabyAlarm”

Premierë, me Erëmira Çitaku – Flautë, vokal dhe efekte elektronike

Panel diskutimi: “Dita botërore e fëmijës vajzë”

Me panelistet: Visare Mujko Nimani, Linda Gusia e Merita Limani

Ekspozitë “Unë jam

Premiere, nga pesë artistë nga Kosova: Arlinda Hajrullahu, Blerta Surroi, Burbuqe Berisha, Eliza Hoxha dhe Mjellma Goranci

Prezantimi i dy filmave dokumentarë të shkurtër: "Arkitektura e Trishtimit"

Premiera në Kosovë nga Ermela Teli nga Shqipëria dhe "Këngët dhe Tambourines" nga Fatime Kosumi

Hapja

Video prezantim i konceptit të festivalit FemArt

Performancë teatrore

Performancë teatrore: “Lufta në kohën e dashurisë” nga Blerta Neziraj

Punëtori “Arti dhe LGBT”

Nga Xheni Karaj /Shqipëri

Panel diskutimi

Panel diskutimi “Trupim im, Territori im” me panelistet: Ivana Smailjanič /Serbi and Valbona Xibri /Italy, moderatore: Besa Luci

Punëtori shkrimi

“Shprehe. Mos e mbaj.”

Ndejë

Ndeja me Vala Mulliqi, Fatjon Myftaraj dhe Art Lokaj

Performancë teatri

Performancë teatrore: “Krisjet janë ashtu siq hyn drita” nga Deirdre Morris – SHBA – premierë.

Përballje Poezish

“Gypsee Yo” nga Jonida Beqo, nga Shqipëria

Ekspozitë -Premierë në Kosovë

“Qenia proteine, bota sterile” nga Salome Kokoladze, Gjeorgji/Hungari

Koktej rasti dhe ndejë

Me performancë nga Ivana Dragsiqi from Macedonia

Punëtori

Punëtori: “Teatri fizik” me Deirde Morris dhe Kathryn Mark nga SHBA

Takim me shkrimtaren

Flutura Açka nga Shqipëria, moderuar nga Naime Beqiraj

Film dokumentar “Misioni dhunimi – Një mjet dhune”

Nga Annette Mari Olsen, Katia Forbert – Petersen Danimarkë/Bosnie e Hercegovinë/Britani e Madhe

Panel diskutimi “Dhuna seksuale në konflikt”

Me panelistet: Igballe Rogova, Flora Macula, Jeta Krasniqi dhe Feride Rushiti, moderuar nga Zana Hoxha

Donors & Partners