FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I ARTISTEVE DHE AKTIVISTEVE
FEMART EDICIONI KATËRT
Edicioni i katërt i festivalit FemArt i cili u mbajt në datat 25 deri 30 maj, në Prishtinë, ofroi një javë të tërë me aktivitete të cilat u mbajtën në: Teatri Oda, Fakulteti i Arteve, Biblioteka Kombëtare dhe Teatri Kombëtar i Kosovës. Programi i festivalit përfshinte tema të ndryshme, si: dhuna ndaj grave, dhuna seksuale gjatë luftës, të drejtat e njeriut, paqja dhe drejtësia tranzicionale në Ballkan, fuqizimi i grave, të drejtat LGBTQI, të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues, aktivizmi me fokus të veçantë tek të rinjtë, shkëmbimi i përvojave të suksesshme në rajon dhe në botë.
Lexo më shumë
Programi i festivalit përfshinte tema të ndryshme, si: dhuna ndaj grave, dhuna seksuale gjatë luftës, të drejtat e njeriut, paqja dhe drejtësia tranzicionale në Ballkan, fuqizimi i grave, të drejtat LGBTQI, të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues, aktivizmi me fokus të veçantë tek të rinjtë, shkëmbimi i përvojave të suksesshme në rajon dhe në botë.E gjithë puna e paraqitur adresoi çështje që kanë të bëjnë me mirëqenien sociale dhe të drejtat e njeriut. Gjatë gjashtë ditëve që zgjati festivali, i gjithë programi ishte i qasshëm për të gjithë grupet e komunitetit dhe ishte falas për të gjithë publikun.Gjatë gjashtë ditëve të festivalit, mbi 100 artistë/e dhe aktivistë/e (gra dhe burra) nga vende të ndryshme ishin të përfshirë përmes aktiviteteve dhe projekteve të tyre, e poashtu edhe vullneratët/et që ishin pjesë e komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
From Our last edition
Latest News
Programi
- Dita 1 E Mërkurë
- Dita 2 E Enjte - 26.05.16
- Dita 3 E Premte - 27.05.16
- Dita 4 E Shtunë - 28.05.16
- Dita 5 E Diell - 29.05.16
- Dita 6 E Hënë 30.05.16
Hapja e festivalit
Hapja e festivalit me një humor të lehtë dhe qasje ironike ndaj pozitës së gruas në shoqërinë kosovare
Prezantimi i filmit “Bota”
Premierë, regjisore Iris Elezit/ Prishtinë
Ekspozitë dhe performancë “Revolta kundër Dhunës”,
Artistja Fitore Berisha / Islandë, e përcjellur me performancë me Agnes Nokshiqi dhe Tristan Halili
Koktej rasti dhe muzikë
Me Hana Zeqaj
Master klasë “Diversiteti kulturor nga perspektiva e gruas”
Dhe kontributi i grave në kulturë, nga Briggitte Kaquet nga Belgjika
Panel diskutimi “ Regjia dhe Mizogjinia”,
Me panelistet: Blerta Zeqiri, Kaltrina Krasniqi, Lendita Zeqiraj, More Raça, Arlinda Morina dhe moderatore Zana Hoxha
Prezantimi i filmit dokumentar “Motrat Qiriazi”
“Modelet e feminizmit”, me panelistet: Lepa Mlađenović nga Serbia dhe Igballe Rugova nga Kosova dhe moderatoren: Ariana Qosaj Mustafa
Performancë teatrore: “Copë Copë”
Dramaturge: Blerta Zeqiraj; Regjisore: Zana Hoxha; Aktoret dhe aktivistet: Melihate Qena, Dardana Mehmeti, Donikë Ahmeti, Arta Gashi, Albina Kelmendi dhe Bashkime Sulejmani
Përballje poezish “Poezia ime Slam”
“Poezia ime Slam” nga Flutura Balaj; Koreografe: Fjolla Hana dhe Muzika: Lora Ajvazi. Koncert nga PMS- Premenstrual Syndrome nga Shqipëria
Koncert
Koncert nga PMS- Premenstrual Syndrome nga Shqipëria
Master klasë Class “Arti i Grave në Lindjen e Mesme”
Me Lina Attel nga Jordani
Panel diskutimi “Trupi im Zgjedhja ime”
Me panelistet: Vjollca Krasniqi, Visare Mujko-Nimani, Nita Luci dhe Leonidë Molliqaj; Moderatore: Mrika Aliu
Pop In Talk
Me Venera Mustafa
Shfaqje teatrore: “Ngjyrat e Gushtit”
Nga autorja Paloma Perero; Regjia: Ilire Vinca; Aktoret: Vjosa Maloku dhe Semira Laifi; Produksion i Fakultetit të Arteve dhe teatrit Oda
Prezantimi i filmave të shkurtë
Fakulteti i Arteve në Prishtinë/dega-Regjia e filmit: “Kandër” nga Trendelina Halili, “Mona” nga Lorena Sopi, “Atilla” nga Dina Morina, and “Humbur në Shpresë” nga Jehona Berisha
Prezantimi i filmave të shkurtë
“Ditëlindja” nga Daniela Lucato, “Gjermania dhe Dhëmbët e Pjekurisë” nga Sydni Lazarus, Kanadë
Prezantimi i filmave dokumentarë të huaj
“Murgesha” nga Aida Schlaepfer/ Irak dhe “Kujtimet e nje klubi striptiz” nga Silvana Lázaro Rosales, Meksikë
Punëtoria “Shërimi i Plagës Amnore dhe Ndërlidhja me Aktivizmin”,
Me Sandra Ljubinković nga Serbia
Panel diskutimi “Gratë dhe Prona”
Me panelistet: Luljeta Demolli, Sibel Halimi dhe Leonora Selmani; Moderatore: Teuta Hoxha
Tre ekspozita
Ekspozitë dhe performancë “Revolta kundër Dhunës”, artistja Fitore Berisha / Islandë, e përcjellur me performancë me Agnes Nokshiqi dhe Tristan Halili’; Ekspozita: “Kur të vdes unë, bëni çfarë të doni” nga Adela Jusič; Ekspozita: “Babi pse brengosesh” nga Zymryte Hoxha
Koncert Duo
Me Rina Kaçinari, violinçello dhe vokal, dhe Jörg Mikula, baterist dhe vokal
Punëtoria: "Ri/shikimi i Grave n'Dramë"
Me Doruntina Basha
Film dokumentar “Më thirr Barbara”
Regjia: Ana Jakimska, përcjellur me një ligjeratë nga OJQ “CEL” për transgjinorët
Shfaqja teatrore "Qielli i Heshtur"
Me regji të Armela Demaj dhe aktorë/e: Jonida Beqo, Sonila Kapidani, Nigela Ruka, Redian Mulla dhe Verjana Abazaj
Koncert “Larg Pa Lo Kor”
Christine Salem Harry Perigone, David Abrousse dhe Sebastien Martel / Ishuj Runion, Territor francez në Oqeanin Indian
Punëtoria: “Identifikimi dhe pasojave i ngacmimeve seksuale”
Me Dua Kadriu Dauti
Punëtoria: “Aktivizimi i vajzave të reja”
Me Jelena Memet dhe Andrijana Kocič
Panel diskutimi: “Burrat dhe Feminizmi”
Me panelistët: Agon Maliqi, Ilir Bajri, Artan Sadiku dhe Rron Gjinovci; Moderatore: Yllka Soba
Promovimi i librit: “Valsi i mesnatës”
Nga Ilire Zajmi-Rugova, me interpretim të Anisa Ismailit, Melihate Qena, Shpëtim Selmani, Fitore Broqi and Qëndresa Kajtazi
Shfaqje teatrore: "Rrëfimet Private".
Produksion i Studios Filmike të Shkupit në bashkëpunim me të Teatrit Kombëtar të Maqedonisë. Regji: Nina Nikolikj; Aktorë/e: Amernis Nokshiq Jovanovska, Nina Dean, Petre Arsovski, Oliver Mitkovski, Darja Rizova , Katina Ivanova, Blagoj Veselinov
Koncert
Muzikë me Egzona Ademi & Band
Koncert i DAM
Festivalit me Besa Llugiqi, soprano dhe Lirika Pula, piano
Donors & Partners





















