Media

Bota Sot – Festivali feminist “FemArt”, për dhjetë ditë bënë thirrje për barazi e drejtësi

By May 31, 2022 No Comments

Festivali feminist “FemArt”

Festivali feminist më i madh në Kosovë e rajon mbahet edhe sivjet.

Festivali FemArt, do të mbledhë artistët dhe aktivistet vendore e ndërkombëtare, me moton “Nga revolucioni në evolucion”.

Në festival do të shfaqen aftësitë e grave artiste, për t’u përmbushur, inspiruar e për të gjetur paqen.

“Mblidhemi për të festuar një dekadë të njohjes e nderimit të guximit të grave artiste, fuqisë kreative, e angazhimit të tyre për barazi e drejtësi”, thuhet në njoftimin e FemArt.

Thirrjet e aktivisteve do të vijnë përmes shfaqjeve teatrore, performancave, baletit flamengo, vallëzimit bashkëkohorë, konferencave, ekspozitave e prezantimeve nga Kosova, Austria, Portugalia, Spanja, Izraeli, Italia e Franca.

Dhjetë vjetori i FemArt, bënë thirrje për barazi, drejtësi, fuqizim e njohje të kontributit të grave, artisteve e aktivisteve deri në revolucionin e radhës.

“Një dekadë guxim, krenari e dashuri. Për një dekadë kemi krijuar ngjarje, thyer barriera e ndërtuar ura të reja të paqes në vend, rajon e më gjerë. Jemi rebeluar për të këputur fijet e patriarkatit, e shkundur mendësinë e dëmshme të së vjetrës”, thuhet tutje në njoftim.

Festivali do të mbahet për dhjetë ditë nga data 14 deri më 23 qershor.

https://www.botasot.info/kosova/1788852/festivali-feminist-femart-per-dhjete-dite-bene-thirrje-per-barazi-e-drejtesi/