Jemi të lumtur të njoftojmë se projekti CITIES BY NIGHT ACROSS BORDERS është një nga 19 projektet e përzgjedhura nga Perform Europe. Një projekt i krijuar nga vepra artistike e Valentina Medda dhe lidhja në mes tre organizatave kulturore: Artpolis / Festivali FemArt (Kosovë), Festivali ORLANDO (Itali) dhe Teatri Ndërkombëtar Rosendal (Norvegji).

Ne do t’ju mbajmë të përditësuar!

Perform Europe financohet nga Programi Creative Europe i Bashkimit Evropian dhe bashkë-menaxhohet nga një konsorcium prej 5 organizatash: Rrjeti ndërkombëtar IETM për artet bashkëkohore skenike, Shoqata e Festivaleve Evropiane (EFA), Rrjeti Circostrada, Rrjeti i Shtëpive të Dancerit Evropian dhe IDEA Consult.

#performeurope