FEMART 10 – FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I ARTISTEVE DHE AKTIVISTEVE
14-23 QERSHOR, 2022
PRISHTINË, REPUBLIKA E KOSOVËS
14-23 QERSHOR, 2022
PRISHTINË, REPUBLIKA E KOSOVËS
NGA REVOLUCIONI NË EVOLUCION
Evolucioni feminist vazhdon. Sivjet edhe më i gjerë e më i plotë. Artiste, aktiviste e feministe vendore dhe ndërkombëtare pikëtakohen sërish në Festivalin e parë feminist në Kosovë e më të madhin në rajon, FemArt.
FemArt 10, për dhjetë ditë me radhë, 14-23 qershor 2022, vjen për të shpërfaqur aftësinë e grave artiste, për t’u përmbushur, inspiruar e për të gjetur paqen. Mblidhemi për të festuar një dekadë të njohjes e nderimit të guximit të grave artiste, fuqisë kreative, e angazhimit të tyre për barazi e drejtësi përmes shfaqjeve teatrore, baletit flamenko, vallëzimit bashkëkohor, koncerteve, konferencave, diskutimeve, trajnimeve dhe punëtorive nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Gjermania, Portugalia, Spanja, Izraeli, Ishujt Reunion, Italia dhe Franca.
Një dekadë guxim, krenari e dashuri. Për një dekadë kemi krijuar ngjarje, thyer barriera e ndërtuar ura të reja të paqes në vend, rajon e më gjerë. Jemi rebeluar për të këputur fijet e patriarkatit, e shkundur mendësinë e dëmshme të së vjetrës.
Aktivizmi ynë artistik-feminist vjen si një përgjigje për t’u shëruar e kuptuar, për të krijuar e transformuar shoqërinë e jetën. Mbi të gjitha për të shkërmuar secilin nocion të normuar mbi pabarazinë. Ky angazhim ka frymuar falë dashurisë për artin, aktivizmin, jetën, ekzistencën, barazinë e drejtësinë.
Në këtë dhjetë vjetor, për dhjetë ditë ejani të festojmë e rebelohemi, argëtohemi e inspirojmë, performojmë e bëjmë thirrje për barazi, drejtësi, fuqizim e njohje të kontributit të grave, artisteve e aktivisteve deri në revolucionin e radhës.
FemArt 10 përkrahet nga:
Sponsor Gjeneral: Buçaj
Sponsor Gjeneral: Buçaj
Donatorët: EU KCR, Ambasada e Suedisë, Humanrightivism, CDF, KTK, Ambasada e Luksemburgut, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, cfd, UNFPA, Ambasada e Francës, Perform Europe, SDC, KCSF, K10, Ambasada e Izraelit
Bizneset: Blue Taxi, Mik Mik dhe Onix Spa
Partnerët Institucional: IETM, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Dodona, Biblioteka Kombëtare
Sponsor Medial: Grupi KOHA