Raporti “Gjinia Dhe Marrëdhëniet E Pushtetit”, është raport i publikuar nga IETM (Rrjeti Ndërkombëtar për Artet Performuese Bashkëkohore), On the Move – OTM, dhe FACE – Fresh Arts Coalition Europe, me autore Marta Keil (IETM) dhe Katie Kheriji-Watts (OTM). Raporti u publikua edhe ne gjuhën shqipe në kuadër të 10 vjetorit të Festivalit FemArt.
Raporti u prezantua para publikut me datë 20 qershor 2022 në kuadër të festivalit me Konferencën:
“Konferencë dhe Publikim Raporti “Gjinia dhe Marrëdhëniet e Pushtetit” – #Metoo Në Arte: Nga Thirrjet tek Ndryshimi Strukturor / Nga IETM (Rrjeti Ndërkombëtar për Artet Performuese Bashkëkohore), On The Move – Otm, dhe Face – Fresh Arts Coalition Europe / Pjesë e Projektit Erasmus+ Shift”.
Konferenca u hap me fjalën hyrëse të Presidentës së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani – Sadriu dhe Znj. Zana Hoxha, Themeluese & Drejtore Ekzekutive e Artpolis dhe FemArt, duke vazhduar me prezantimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të raportit nga Katie Watts, Bashkëautore e Raportit & Koordinatore e Kërkimeve dhe Publikimeve – Në lëvizje (OTM) / Belgjikë
Konferenca u nda në dy panele diskutimi me folësit si më poshtë:
Panel diskutimi: “Ne duhet të flasim: Ngacmimi seksual në botën e artit”
- Reyes Charle Cuellar, Këshilltare për Çështje Gjinore në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë
- Katie Watts, Koordinatore e Kërkimeve dhe Publikimeve – Në lëvizje (OTM) / Belgjikë
- Miriam Engel, Koreografe, Valltare, Artiste Performuese / Izrael
- Nataša Novaković, Menaxhere Produksioni – Teatri DAH / Serbi
- Gazmend Ejupi, Artist, Ligjerues në UBT – (Universiteti për Biznes dhe Teknologji), Drejtor në Galerinë Paper
Panel diskutimi: “Krijimi i hapësirave të punës dhe vendeve të punës më të sigurta të artit”
- Edi Gusia, Kryeshefe Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore
- Valdete Idrizi, Drejtore e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Mitrovicës
- Vjollca Krasniqi, Ligjëruese në Universitetin e Prishtinës & Bashkëkryetare në Qendrën për Studime dhe Hulumtime Gjinore, UP
- Visar Krusha, Drejtor i Teatrit të Qytetit të Prishtinës Dodona
- Florent Mehmeti, Drejtor i Teatrit ODA