Skip to main content

Nga Mimozë Musliu

Performim, ndryshe nga përformimi të cilin jemi mësuar zakonisht t’i shohim për përformancat teatrore, një përforcim jashtë skenës e cila është empresionuse, e magjishme e që të mbush me energji diellore, skena teatrore, qe përformanca e shfaqjes “Fefu dhe shoqet e saj”, sepse ajo u dha në një hapësirë në afërsi shumë të afërt, ballpërballë me audiencën.

Audienca e heshtur me padurim priste të dëgjonte interpretimin e aktoreve të cilat në mënyrë të shkëlqyeshme interpretuan shtatë gra me karaktere e personalitete të ndryshme, por me problematika e sfida të ngjashme. Ato njëra-tjetrës i qanin hallin, flisnin për gjëra të zakonshme të përditshmërisë, të cilat mund të jenë pjesë e jetës së secilës grua në vend dhe në botë.

Një shfaqje teatrore me një skenar në harmoni me moton “Kalle Tutën”, moton e FemArt 11,  trajtonte çështje të cilat kishin të bënin me diskriminimin, paragjykimet, seksizmin dhe mizogjeninë e grave ndaj grave, të gjitha këto çështje kishin trajtim agresiv, të dhunshëm dhe gjuhë vulgare. Por, nisur nga mentaliteti shoqëror, mentalitet ky ende me elemente patriatkati, me gjuhën e përdorur vulgare, me lirinë e jetën e shfrenuar, shfaqja teatrale ka arritur të thyejë barrierën e stigmave me të cilat kemi, e ende fatkeqësisht vazhdojmë të jetojmë kundër lirisë personale, pranimit të frikës, shpeshherë edhe të dhunës, vetëm e vetëm që jetesa jonë, e vajzës dhe gruas të jetë jo ndryshe, por sipas rregullave shoqërore.

Shfaqja teatrore “Fefu dhe shoqet e saj” ishte e gjatë në minutazhë dhe si pasojë e zhandrit vetëm dramë, herë herë ishte edhe e gjatë për publikun. Por, pavarësisht gjatësisë,  kishte konceptin e mesazhin e fortë dhe reflektues për vajza e gra, që ato të ngrisin zërin, të flasin, të jenë të guximshme për të luftuar frikën, për të kallur tutën e tyre dhe mos ta shohin vetën si viktimë, kurrë edhe atë, por të lirohen nga ajo.

Mesazh që gratë nga vetja ta kallin shprehinë e përgojimit, e paragjykimit, e diskriminimit, e mizogjenisë ndaj grave, e ta përqafojnë virtytin më me vlerë, e më të çmuar në jetë, virtytin e dashurisë, përmes të cilit shërohet çdo gjë e ndërtohet besimi, besimi te njëra-tjetra, e  mbështetja për njëra-tjetrën, për faktin se bashkërisht jemi më të forta, e duke kallur tutën jemi të lira ta jetojmë lirinë personale.